Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
Qumështor me petë dhe arra të pjekura, me një shije të përsosur
Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Dhjetor 2018
Qumështori me petë dhe arra të pjekura është një ëmbëlsirë e mrekullueshme, shija e të cilit është e pa përshkruar kur përgatitet nga mjeshtëria e duarve të amvisave shqiptare.
Fantastik për t’u konsumuar në çdo kohë, sidomos pas një vakti të plotë dreke apo edhe darke.
Ideal për t’u shërbyer në raste festash e gëzimesh familjare, qumështori me petë e arra të pjekura qëndron padyshim në krye në listës së shijshme të gatimeve shqiptare.
Ju sugjerojmë më poshtë recetën tradicionale të përgatitjes së kësaj ëmbëlsire unike krejt lehtë në shtëpi.
Përgatitja e Qumështorit me Petë në Shtëpi
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
Për Kremin
2 kokrra vezë
5 lugë gjelle sheqer
2 lugë gjelle miell
2 filxhan çaji me qumësht
Pak vanilje
1 filxhan çaji me arra të qëruara
Për Petët
2 filxhanë çaji miell
5-6 lugë gjelle me gjalpë të freskët
Për Shurupin
2 gota ujë me sheqer
1 gotë e gjysmë me ujë
Përgatitja
Si fillim, parangrohet furra dhe arrat e qëruara futen të piqen për 10-15 minuta. Më pas, largojini nga furra dhe shtypini pak.
Në një tenxhere hedhim vezët, sheqerin, pak qumësht dhe rrihen mirë duke shtuar miellin e situr.
Pastaj shtohet qumështi i nxehtë duke e trazuar vazhdimisht dhe vihet në zjarr që të marrë valë, pa ndërprerë të trazuarit.
Hiqet nga zjarri, shtohen arrat e pjekura, shtohet vanilje e holluar në qumësht dhe hidhet në enë tjetër që të ftohet.
Më pas, zihet brumi. Ndahet në pjesë të barabarta të punuara në formë topi, nga të cilat përgatiten petët. (këto hapen me dorë në tavolinë ose me petës)
Petët pasi janë hapur lihen të thahen pak, pastaj priten në madhësi pak më të mëdha se madhësia e tepsisë.
Lyhet tepsia me gjalpë, shtrojmë gjysmën e sasisë së petëve duke i spërkatur me gjalpë.
Hidhet mbi të kremi, sheshohet dhe mbi të shtrohen petët e tjera të spërkatura me gjalpë.
Anët e tepërta të petëve që mbeten jashtë tepsisë mbështillen nga brenda.
Lyhet sipërfaqja me gjalpë dhe piqet.
Pas pjekjes ftohet dhe pritet në copa.
Në fund i hidhet shurup i vakët dhe i trashë si i bakllavasë.
Sipas preferencës mund t’i shtoni ose jo edhe sherbet.
Mjafton të zjeni mirë sheqerin dhe ujin derisa të krijohet në masën e shurupit dhe më pas sherbetin e nxehtë hidhjani qumështorit, i cili duhet të jetë i ftohtë.