Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reçel shtëpie me pjeshkë, ëmbëlsi, aromë dhe shije magjepsëse

Postuar: 13/07/2018 - 12:54

Fantastike për t’i konsumuar në çdo kohë ashtu si edhe për t’i gatuar në mënyra të ndryshme plot shije. Cilësohen si frutat e arta të stinës, plot lëng e shije, të freskëta me aromë magjepsëse.

Fantastike për t’i konsumuar në çdo kohë ashtu si edhe për t’i gatuar në mënyra të ndryshme plot shije.

Reçeli i pjeshkës është shumë i lehtë në gatim por edhe tepër i shijshëm saqë shumë lehtë mund të kthehet në të preferuarin e të gjithë familjes.

Amvisat shqiptare janë duararta. Ato përgatisin reçel dhe prevede frutash të pashoqe.

Reçeli i pjeshkës është i ëmbël, përgatitet lehtë dhe ka një shije të pakrahasueshme kur shtrohet mbi një fetë bukë apo biskotë.

Stina e pjeshkëve zgjat më shumë se ajo e frutave të tjerë, ndaj jeni akoma në kohë që të përvishni mëngët dhe të gatuani reçel të cilin mund ta shfrytëzoni gjatë gjithë vitit.

Mund ta kosnumoni për një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshëm, mund të përgatisni ëmbëlsira të ndryshme, të shoqëroni akullore apo ta konsumoni edhe thjeshtë.

Përgatitja e Reçelit të Pjeshkës

Përbërësit

2 kg pjeshkë

1 kg sheqer

3 lugë çaji me lëng limoni

Udhëzimet

Lajini, qërojini dhe hiqni bërthamat e frutave. Prijini në copëza të vogla sipas preferencës.

Më pas, vendosini të gjithë përbërësit në një enë qelqi dhe lërini të qëndrojnë për një orë.

Më pas hidhini në një tenxhere të pastër dhe vendosini në zjarr.

Lërini të zjejnë për 25 minuta deri sa frutat të jenë shkrirë dhe shpërbërë duke krijuar një masë xhelatinoze.

Përziejeni masuen vazhdimisht përmes një luge druri dhe kujdesuni të hiqni çdo gjurmë shkume të krijuar në sipërfaqe.

Më pas, hidheni reçelin në kavanozë të sterilizuar duke lënë hapësirë në sipërfaqe.

Mbyllini me kapak dhe vendosini në një tenxhere të madhe me ujë të valuar për 10 minuta.

Kavanozët e pahapur mund të ruhen në temperaturën e ambientit për një vit.

Pasi t’i keni hapur kavanozët, futini dhe ruajini në frigorifer dhe duhet t’i konsumoni brenda tre javësh.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2019 - 07:54

Ky do të jetë kulaçi më i shijshëm që keni provuar.

Ia vlen që ta përgatisni për t’i mahnitur me një shije unike familjarët dhe të dashurit tuaj.

Postuar: 11/02/2019 - 19:54

Për brumin:
200g miell 

Postuar: 10/02/2019 - 23:27

Kafeja turke është e famshme në të gjithë botën jo vetëm për shijen dhe stilin e veçantë të përga

Postuar: 10/02/2019 - 20:14

Hollimi i petëve të byrekut vet në shtëpi është një traditë, me të cilën padyshim krenohen gjithë

Postuar: 10/02/2019 - 19:06

Nëse doni të konsumoni diçka të shijshme për të plotësuar oreksin por edhe për ta kënaqur atë, zg

Postuar: 06/02/2019 - 22:35

Na qëllon të gjithëve që në situata të caktuara, të përfundojmë duke ngrënë për darkë një salla

Postuar: 05/02/2019 - 14:55

Tava e pulës së pjekur me patate është ndër recetat më të preferuara të shqiptarëve.