SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Receta e shijshme e përgatitjes së karameleve Zana në shtëpi (Do t’i dashuroni)
Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Dhjetor 2018
Dikur ishin ëmbëlsirat më magjepsëse për fëmijë e të rritur. Por ashtu si dikur edhe sot, karamelet Zana mbeten të veçanta dhe me shije të mrekullueshme duke tërhequr nepsin e kujtdo.
Ju sjellim më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së këtyre karameleve unike krejt lehtë në shtëpi.
Përgatitja e karameleve zana në shtëpi
Përbërësit
Gjysmë gote me ujë
400 g sheqer
Gjysmë luge çaji me vanilje
1 kuti me qumësht të kondesuar (qumësht panda)
300 g mjaltë (jo i ngurtë ose i fortë)
12 lugë gjelle me gjalpë të zbutur
1 lugë çaji me kripë
Përgatitja
Në një tas të madh, ju udhëzojmë të bashkoni ujin, sheqerin, vaniljen dhe përzjejeni masën derisa ajo të jetë homogjene.
Kokrrizat e sheqerit duhet të jenë tretur para se të shtoni mjaltin, qumështin panda dhe gjalpin.
Kalojeni përbërjen në një tenxhere dhe vendoseni në zjarr të ngadaltë.
Ju këshillojmë që të tregoni kujdes dhe të përzjeni gjatë gjithë kohës me një tel kuzhine. Kështu masa nuk do të ngjitet në fundin e tenxheres.
Masa do të fillojë të trashet dhe të marrë një ngjyrë të artë.
Tenxheren duhet ta lini në zjarr derisa masa të ketë valuar.
Për të kuptuar që përzjerja është gati, merrni një tas të vogël me ujë të ftohtë.
Merrni me një lugë pak nga masa e formuar dhe futeni në tasin me ujin e ftohtë. Pasi të jetë ftohur shtypeni me dorë, karameli duhet të jetë i plotë por jo i fortë.
Ngjyra do të jetë ajo tipikja e karameleve të dashura që jemi mësuar.
Hiqeni nga zjarri dhe vazhdoni ta përzjeni dhe për 5 minuta të tjera. Kështu do të lejoni që nxehtësia e tenxheres të mos vazhdojë të ndikojë tek fortësia e karamelit.
Në një tavë vendosni një letër kuzhine, ajo do të mundësojë lehtësi për heqjen e karamelit, kur ai të jetë ngurtësuar.
Masën që përgatitët hidheni në tavë dhe hapeni me një lugë në mënyrë që të krijohet një shtresë e barabartë në trashësi.
Lëreni që të ftohet në temperaturë ambienti përreth 2 orë.
Më pas hiqeni karamelin nga tava duke kapur anët e letrës së kuzhinës.
Me një thike priteni në format karakteristike katrore të karameleve Zana.
Mjafton t’i vendosni të gjitha në një pjatë dhe t’i shijoni me familjen dhe të afërmit.
Për t’i ruajtur, ju sugjerojmë që t’i mbështillni me qese kuzhine. Në këtë formë do të qëndrojnë për dy ditë.