Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Receta e supës së thjeshtë dhe të veçantë të tortelinit

Postuar: 06/09/2018 - 22:15

Një mënyrë ndryshe për të gatuar tortelinit. Nuk keni pse të lodheni me fëmijët për t’i ulur në tryezë, pasi me këtë recetë ato do të vijnë vetë, gjithë dëshirë.

Përbërësit:

Një pako tortelini

2 thelpinj hudhër

3 lugë gjalpë

2 gjethe selino

1 karotë

gjysmë qepe

2 lugë gjelle majdanoz i grirë

Një koncentrat pule

4 gota ujë

½ lugë çaji piper

2 lugë gjelle djathë i grirë

Përgatitja:

Në një tigan shtojmë gjalpin të shkrihet në temperaturë të mesme.

Më pas hedhim hudhrën e grirë, selinon, karotën e grirë në kubikë të vegjël dhe qepën. Përziejini dhe përgatitini për rreth 10 minuta.

Shtoni koncentratin e pulës në një tenxhere me ujë. Lëreni të vlojë dhe më pas ulni temperaturën.

Në të shtoni pakon me tortelini. Përziejini herë pas here dhe lëreni të ziejnë për rreth 20 minuta.

Shtoni në tenxheren me tortelini masën e përgatitur me perime dhe më pas majdanozin, piperin dhe kripën.

Lëreni të ziejë edhe për 10 minuta të tjera dhe më pas largojeni nga zjarri. Hidheni në pjata dhe shërbejeni me djathë të grirë. Ju bëftë mirë!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 29

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2018 - 15:19

Një recetë fantastike, e cila vendos ndonjëherë amvisat përballë sfidës nëse do ta përgatisin apo jo ashtu siç duhet.

Postuar: 16/11/2018 - 19:40

Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfekte për të rritur mbrojtjen e trupit.

Postuar: 16/11/2018 - 15:49

Sot do të sjellim recetën e disa ëmbëlsirave me origjinë nga Savona e Gjenova të quajtura golobet

Postuar: 16/11/2018 - 15:39

Për të gjithë ju që jeni kuriozë të përgatisni vetëm masën e pandispanjës, me shurupin sipër, ju

Postuar: 16/11/2018 - 13:09

Marinimi përdoret për ta zbutur dhe për t’i dhënë akoma dhe më shumë shije mishit.

Postuar: 15/11/2018 - 14:57

Furra nuk është e domosdoshme për të përgatitur kekun tuaj të preferuar.

Postuar: 13/11/2018 - 13:36

Një recetë speciale e pulës së pjekur me disa përbërës fantastik që lehtë gjenden në kuzhinë e që