Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Receta fantastike, pulë me bamje

Postuar: 13/09/2018 - 16:35

Kur bamjet janë të sezonit, kërkoni mënyra të ndryshme për t'i gatuar. Në këtë recetë mund t'i gatuani me pulë.

Përbërësit

4 racione pulë

1 kg bamje

2 qepë

4-5 kokrra domate

80 ml vaj ulliri

500 ml verë e bardhë

1 kokërr limon

kripë

piper

majdanoz

Përgatitja

Skuqim racionet e pulës në 50 ml vaj ulliri. Pasi të ketë marrë ngjyrë pula, shtojmë edhe qepën.

Vazhdojmë të skuqim dhe për pak minuta derisa të zbutet qepa. E shuajmë me verë të bardhë. E lëmë të reduktohet.

Në një tigan tjetër skuqim bamjet në sasinë e ngelur të vajit të ullirit. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

Të njëjtën gjë bëjmë edhe me pulën. Shtrojmë bamjet në një tepsi. Vendosim racionet e pulës mbi to.

I pjekim në furrë në temperaturën 200 gradë për rreth 30-35 minuta.

Pasi e nxjerrim nga furra e spërkasim me majdanoz të grirë hollë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2018 - 13:36

Një recetë speciale e pulës së pjekur me disa përbërës fantastik që lehtë gjenden në kuzhinë e që ofrojnë një shije të veçantë.

Postuar: 10/11/2018 - 11:04

Supë me bizele dhe spinaq është ajo çka i duhet trupit tuaj këto kohë.

Postuar: 10/11/2018 - 10:50

Tanimë për të shijuar tortillat nuk është e thënë të shkoni patjetër në restorant.

Postuar: 09/11/2018 - 14:07

Me barishte, erëza dhe agrume…Ka kaq shumë ide për t’i dhënë kripës në kuzhinë një &

Postuar: 09/11/2018 - 12:16

Një recetë fantastike, e thjeshtë dhe unike në shije e cila padyshim, pasi ta keni provuar njëher

Postuar: 09/11/2018 - 11:52

Revania është një ndër ëmbëlsira më të vjetra shqiptare.

Postuar: 09/11/2018 - 11:41

Orizi është një nga përbërësit kryesorë të gatimeve tona.