BREAKING NEWS

‘Zgjedhorja’ në ngërç, ambasadorja Yuri Kim, ultimatum palëve politike: Vendosët një afat, është koha për...

‘Zgjedhorja’ në ngërç, ambasadorja Yuri Kim,
x

Guzhinë

Receta fantastike/ Tartë e kripur me spinaq, nuk mund t'i thoni "Jo"

Receta fantastike/ Tartë e kripur me spinaq, nuk mund t'i thoni

Provoni diçka ndryshe sot. Tarta me spinaq jo vetëm që do t'ju shijojë, por fare lehtë mund të themi se zëvendëson shijen e byrekut tradicional.

Përbërësit:

Për tartën:

300 gr miell

100 ml gjalpë

1 vezë

100 ml kos

pluhur pjekës

sodë buke

kripë

Për mbushjen:

2 vezë

3/4 filxhan qumësht

3 filxhanë gjethe spinaq

1 qepë e prerë në copa të vogla

4 thelpinj hudhër

1 lugë çaji rozemarinë

një majë kripë

Përgatitja:

Fillimisht zëmë brumin me miell, pluhur pjekës, kripë, pak sodë buke, vaj dhe kos.

E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta. Ndërkohë fillojmë me përgatitjen e mbushjes.

Në një tigan me vaj ulliri shtoni qepën dhe hudhrat. I lini derisa të marrin ngjyrë të artë.

Vijoni më pas me gjethet e spinaqit, të cilat më parë në një enë më vete i keni përzier me vezët, kripën dhe erëzat. Shtoni pak qumësht dhe e lini derisa të vlojë. Shtoni rozmarinë.

Para ngrohni furrën në 180 gradë Celsius për 10 minuta.

Bëni mbushjen e brumit (tartës) dhe vendoseni në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë Celsius për 25-30 minuta. 5 minuta para se ta hiqni nga soba i shtoni dhe disa feta të holla domatesh. Ju bëftë mirë!