Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Receta më e thjeshtë e rizotos është me domate

Postuar: 14/05/2018 - 22:58

Ndryshe nga rizotoja me perime, kjo recetë kërkon më pak përbërës dhe mund të përgatitet edhe më thjeshtë. Nëse nuk e kishit provuar ndonjëherë më parë, Linda Fishta e sjell për lexuesit e Living

Koha e përgatitjes – 30 minuta: 

Përbërësit për 4 persona:
400 g oriz Carnaroli
300 g salcë domatesh, së cilës i kemi shtuar 1 lugë sheqer për t’i hequr aciditetin
200 g domate qershiza
1 litër lëng perimesh i valuar
3 lugë vaj ulliri
1 qepë
50 g djathë Parmigiano i grirë ose djathë tjetër kaçkavall me cilësi
50 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi i prerë në kubikë
borzilok i freskët

Përgatitja:
1.Në një tenxhere, skuqim qepën me vajin e ullirit dhe kur kjo të jetë bërë transparente, shtojmë orizin, të cilin e skuqim për 2 minuta duke e përzier vazhdimisht me lugë druri. Shtojmë një garuzhdë me lëng të valuar dhe kur ky të shterojë, shtojmë salcën e domates dhe një garuzhdë tjetër lëng. E përziejmë dhe e lëmë të ziejë duke shtuar lëng të valuar sipas nevojës.
2.Kur të duhen edhe 2 minuta nga zierja e orizit, hedhim domatet e prera në mes, borzilokun e copëtuar me dorë, dhe e rregullojmë për kripë.
3.Pasi orizi të ketë zier, e heqim nga zjarri, shtojmë gjalpin e ftohtë nga frigoriferi të prerë në kubikë të vegjël, djathin dhe i përziejmë me lugë druri.
E shërbejmë me gjethe borziloku.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/10/2018 - 11:53

PËRBËRËSIT

4 mollë të mëdha të verdha

100 gr sheqer kaf

65 gr arra të copëtuara

40 gr rrush i thatë

50 gr gjalpë

½ lugë çaji kanellë

Postuar: 18/10/2018 - 18:47

PËRBËRËSIT për tavë me diametër 22/24 cm:

Postuar: 18/10/2018 - 13:16

Me siguri edhe juve ju ka ndodhur që nga copa shumë e mirë e mishit të zgjedhur, pas fërgimit të

Postuar: 18/10/2018 - 13:12

Përbërësit

1 lugë gjelle vaj ulliri

1-2 kilogramë mish viçi

Postuar: 18/10/2018 - 13:07

Koha e përgatitjes: 10 min –          Koha e g

Postuar: 18/10/2018 - 12:59

Kjo është konsideruar si një ndër supërat më të shijshme, por edhe me efekte shëndetësore shumë t

Postuar: 13/10/2018 - 17:10

Trupi i njeriut mbledh sasi të mëdha toksinash çdo ditë.