Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Receta perfektë e sallatës së pjeshkës

Postuar: 05/09/2018 - 20:10

Sallatë me pjeshkë, rukola, proshutë dhe djath. Një recetë shumë e shijshme, e ushqyeshme dhe e shëndetshme.

Përbërësit

200 gr rukola

1 pjeshkë (e madhe)

4 - 5 feta proshutë (të prerë hollë)

1 copë djathë

10 ml uthull balsamike (i cilësisë së mirë)

3 ml vaj ulliri

10 gr fara pishe

kripë

piper

Përgatitja

Ndajmë pjeshkën në gjysmë, i heqim bërthamën dhe pastaj e presim në feta të holla.

Skuqim farat e pishës në një tigan pa vaj.

I vendosim në një pjatë dhe i ruajmë për më vonë.

Përziejmë në një tas pjeshkën me rukolën pasi i kemi spërkatur me kripë, piper të bluar në moment, uthull balsamike, vaj ulliri.

Vendosim sallatën në një pjatë të përshtatshme.

E zbukurojmë me kujdes me fetat e proshutës.

Grijmë sipër me pjesën e trashë të rendes djathin dhe pastaj e spërkasim me farat e pishës.

E shërbejmë menjëherë. E shërbejmë në një pjatë të dekoruar me fetat e proshutës, parmixhianon dhe farat e pishës.

Shënim: Në vend të pjeshkës mund të përdorim ananas, mango, dardha, etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2018 - 15:49

Sot do të sjellim recetën e disa ëmbëlsirave me origjinë nga Savona e Gjenova të quajtura golobetti. Do t’ju tregojmë mbushjen me reçel kajsie, por mund t’i përgatisni edhe me reçel molle e ftoi.

Postuar: 16/11/2018 - 15:39

Për të gjithë ju që jeni kuriozë të përgatisni vetëm masën e pandispanjës, me shurupin sipër, ju

Postuar: 16/11/2018 - 13:09

Marinimi përdoret për ta zbutur dhe për t’i dhënë akoma dhe më shumë shije mishit.

Postuar: 15/11/2018 - 14:57

Furra nuk është e domosdoshme për të përgatitur kekun tuaj të preferuar.

Postuar: 13/11/2018 - 13:36

Një recetë speciale e pulës së pjekur me disa përbërës fantastik që lehtë gjenden në kuzhinë e që

Postuar: 10/11/2018 - 11:04

Supë me bizele dhe spinaq është ajo çka i duhet trupit tuaj këto kohë.

Postuar: 10/11/2018 - 10:50

Tanimë për të shijuar tortillat nuk është e thënë të shkoni patjetër në restorant.