Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Receta tradicionale e ballokumeve, mësoni si mund t'i përgatisni në shtëpi sa më të freskëta

Postuar: 11/03/2019 - 18:37

Vitet e fundit, ballokumet, simboli i Ditës së Verës, janë gatuar e tregtuar gjithandej nëpër Shqipëri por shija e tyre e vërtetë mund të dallohet vetëm në qytetin që i krijoi, Elbasan. Sot, rënia e cilësisë së produkteve ka bërë që edhe ballokumet mos të jenë ato të dikurshmet megjithatë, ne po i përmbahemi recetës klasike. Këshillojmë të përdoren përbërës të freskët fshati.

Përbërësit:
1 kg miell misri
500 g gjalpë i freskët
8 kokrra vezë
Pak finjë zjarri
500 gr sheqer
 
Përgatitja: Të gjithë bërbërësit përzgjidhen në kushte natyrale. Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset në enën e ballokumes. Mbi gjalpë hidhet pak e nga pak sheqer dhe të dyja rrihen gjatë nga një lugë druri. Me pas hidhen vezët një e nga një ndërkohë që rrahja me lugë vazhdon. Pastaj e ka radhën hedhja e miellit të misrit. Mielli i misrit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjtë. Në masën e formuar hidhet pak finjë zjarri. Rrahja duhet të bëhet me dore. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret më lugë druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet në furrë. Piqet dhe shërbehet në formën e kulaçeve

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 09:36

Pispilia është padyshim ndër gatimet më speciale në kuzhinën shqiptare.

Postuar: 19/03/2019 - 10:48

Gatimet me mish pule janë të lehta, të shijshme e të shëndetshme.

Postuar: 17/03/2019 - 20:34

Kjo recetë do t’ju ofrojë shijen më të përkryer dhe të lehtë që keni provuar.

Postuar: 14/03/2019 - 18:17

Përbërësit për një tavë me diametër 24-26 cm:

Postuar: 14/03/2019 - 12:19

Kjo ëmbëlsirë e thjeshtë dhe me shije të mrekullueshme i ka rrënjët në traditën e lashtë Arbëresh

Postuar: 14/03/2019 - 07:55

Shija dhe aroma e kulaçit të sapo pjekur nuk zhgënjen asnjëherë për të sjellë pranë tryezës të gj

Postuar: 13/03/2019 - 12:23

Një studim i fundit mbi efektet e makaronave, nxjerr në pah një tjetër të vërtetë.