
Postuar: 03/09/2018 - 22:09
Përveç shijes së mirë dhe vlerave të mëdha ushqyese, e veçanta e këtij produkti është se të jep mundësinë të gatuash në shumë mënyra. Koha e zierjes së hikrrës është vetëm 20 minuta me dyfishin e sasisë së ujit. Më poshtë po iu japim dy receta:
Përbërësit:
160 gr hikërr
2-3 karota
2-3 kunguj
1 kërcell selino
400 gram patate
1 qepë e njomë
200 gram mashurka
500 ml brodo perimesh
80 gram parmixhano i grirë
bukë e thekur për shoqërim
1 lugë salcë domatesh
kripë
vaj ulliri
Përgatitja:
Prisni në kubikë karotat, selinon, bishtajat, kungujt, patatet e qëruara.
Hidhni në tigan 2-3 lugë vaj ulliri dhe skuqni qepën e njomë të grirë, shtoni perimet e grira dhe lërini për 2-3 minuta duke ulur nxehtësinë, shtoni hikrrën dhe brodon e perimeve ose ujin me koncentrat, shtoni dhe salcën e domateve dhe gatuajini në zjarr të ulët për 15 minuta.
Pastaj hidhni kripën dhe lërini të ziejnë edhe përreth 20 minuta, derisa supa të jetë gati. Shërbejeni me parmixhan të grirë dhe bukë të thekur.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/