Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Recetë tradicionale laçiane, bukë misri e përgatitur

Postuar: 04/09/2018 - 21:25

Bukë misri e përgatitur. Kësaj recete nuk mund ti shpëtoje nëse shkon në Lac dhe të rekomandojnë një restorant të famshëm për shijen e mishit në prush.

Në këtë artikull na intereson më shumë ti bëjmë reklamë recetës, sesa restorantit në vetvete prandaj Shije ju tregon hap pas hapi sesi ta përgatisni edhe ju në shtëpitë tuaja.

Përbërësit:

1 bukë misri

1 lugë gjelle gjalpë

2 lugë gjelle gjizë

2 lugë gjelle kos

½ karotë e grirë imët

pak sallatë jeshile të grirë imët

½ kastravec të grirë imët

¼ domate të grirë imët

kripë

vaj ulliri

Përgatitja:

Në një enë bashkoni gjizën, kosin, pak vaj ulliri dhe pak kripë. I trazoni mirë.

Skuqni bukën e misrit me pak gjalpë, pasi e keni ndarë përgjysmë me ndihmën e një thikë të madhe.

E vendosni në një pjatë ose tepsi të vogël të rrumbullakët. E lyeni sipër me salcën që përgatitët. Tani shtoni karotën, domaten, kastravecat dhe sallatën jeshile. I shtoni kripë sipas dëshirës.

Kjo bukë kishte çmimin prej 300 lekësh dhe nuk mungonte në asnjë tryezë klientësh.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/04/2019 - 22:35

Sikurse disa çajra të tjerë bimorë, që kanë veti të mira për shëndetin e njeriut, edhe çaji i zi ka shumë përfitime për shëndetin.

Postuar: 19/04/2019 - 14:57

Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për të gatuar diçka të mirë e të shijshme, padyshim

Postuar: 16/04/2019 - 12:44

Qoftet janë gjithnjë një ushqim shumë i preferuar.

Postuar: 10/04/2019 - 13:44

Problemi që haset më shumë kur mishi i pulës gatuhet në furrë, është se bëhet shumë i thatë.

Postuar: 09/04/2019 - 09:27

Omleta është një ndër ushqimet më të shijshme që ju shoqëron çdo mëngjes dhe ka me dhjetëra mënyr

Postuar: 07/04/2019 - 21:46

E lehtë dhe shumë e shëndetshme.

Postuar: 05/04/2019 - 10:44

Kjo është një pjatë fantastike me bazë vezët dhe perimet.