Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Revani me shurup portokalli – Receta e lehtë me shije të ëmbël

Postuar: 09/11/2018 - 11:52

Revania është një ndër ëmbëlsira më të vjetra shqiptare.

Vështirë se mund t’i rezistosh shijes së saj të butë, të shkrifët, të ëmbëlsuar me sherbet.

Në çdo shtëpi shqiptare ëmbëlsira e revanisë është më e dashura e të gjitha recetave.

Nënat dhe gjyshet e përgatisin këtë recetë përherë në raste të gëzueshme familjare por edhe gjatë fundjavave kur të gjithë kanë mundësi të bashkohen në familje.

Nga kuzhina tradicionale tek ajo moderne e ditëve të sotme, kjo ëmbëlsirë vijon ta ruajë identitetin e saj, shkruan AgroWeb.

Amvisat në shumë raste kombinojnë këtë ëmbëlsirë duke shtuar të tjerë përbërës që i shtojnë asaj edhe më shumë shije dhe aromë.

Ja një recetë të shijshme të revanisë me shurup portokalli, krejt lehtë për t’u përgatitur në shtëpi si një alternativë fantastike për të shoqëruar dhe ëmbëlsuar drekat apo darkat në familje.

Përbërësit

1 gotë me miell gruri

½ gotë me sheqer

1 gotë me miell misri për ëmbëlsira

4 vezë

1 gotë vaj

1 pako pluhur pjekës (e gjeni në markete)

200 gr kos

2 vanilje

2 lugë mjaltë

lekurë portokalli

Përgatitja e sherbetit

2 gota ujë

2 gota sheqer

1 gotë uji me lëng portokalli

(I ziejmë të gjitha bashkë për 10 min dhe i heqim mënjanë që të ftohet)

Përgatitja Krejt Lehtë në Shtëpi:

Në një tas të madh të bollshëm rrahim vezët.

Më pas shtojmë sheqerin dhe mjaltin dhe vijojmë rrahjen edhe për 5 minuta.

Në vijim, shtojmë vajin, kosin, si dhe lëkurën e portokallit.

Në një tas tjetër, hedhim miellin e misrit për ëmbëlsira dhe atë të grurit, hedhim gjithashtu edhe pluhurin pjekës dhe vaniljen.

I përzjejmë të gjitha bashkë dhe i shtojmë tek masa e vezëve.

I rrahim për 2-3 minuta të gjitha bashkë dhe e hedhim të gjithë masën në tepsi.

Ëmbëlsirën e fusim në pjekje në furrë, në temperaturën 170 gradë.

E lëmë të piqet për 35 minuta derisa merr në sipërfaqe ngjyrë të kuqërremtë.

Sapo e nxjerrim nga furra, i hedhim sherbetin e vakët.

Në mënyrë që të përthithë të gjithë masën e sherbetit sa më mirë e shërbejmë tre orë pasi i kemi hedhur sherbetin.

Për Përgatitjen e Sherbetin

Shtoni, ujin, lëngun e portokallit dhe sheqerin, përjzeheni dhe lëreni të marrë valë derisa masa të trashet pak në formën e shurupit.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/11/2018 - 11:04

Supë me bizele dhe spinaq është ajo çka i duhet trupit tuaj këto kohë.

Ja receta për përgatitjen e saj. Shijojeni! 

Përbërësit:

  • 200 g bizele 

  • 700 g spinaq

Postuar: 10/11/2018 - 10:50

Tanimë për të shijuar tortillat nuk është e thënë të shkoni patjetër në restorant.

Postuar: 09/11/2018 - 14:07

Me barishte, erëza dhe agrume…Ka kaq shumë ide për t’i dhënë kripës në kuzhinë një &

Postuar: 09/11/2018 - 12:16

Një recetë fantastike, e thjeshtë dhe unike në shije e cila padyshim, pasi ta keni provuar njëher

Postuar: 09/11/2018 - 11:41

Orizi është një nga përbërësit kryesorë të gatimeve tona.

Postuar: 05/11/2018 - 14:20

Është akoma vjeshtë dhe është fiks sezoni i gështenjave!

Postuar: 05/11/2018 - 13:04

Koha e përgatitjes: 20 min –          Koha e g