
Postuar: 08/10/2018 - 15:20
Një pjatë e shpejtë, me pak kalori dhe e lehtë.
Përbërsit:
-
200 gr oriz për rizoto
-
500 gr kallamari pastruar
-
1 qep e vogël
-
200 gr burrata(llojdjathi i butë)ose mozzarella (mocarela)
-
700 ml lëng peshku ose vegjetalë
-
1 pako shafran
-
pak gjalpë
-
pak vaj ulliri
-
kripëdhe piper i zi
-
disa gjethe majdanoz
-
1 gotë verë e bardhë
Përgatitja:
Grini imët qepën dhe vendoseni të kaurdiset me pak gjalpë të përzierë me vaj ulliri. Prisni dhe kallamarët nërrathë të vegjël dhe shtojni tek qepa. Perzihini dhe kaurdisini së bashku për pak sekonda,shtoni orizin,thekeni paksa dhe shuajeni me verë të bardhë. Kur nuk ndjeni më erën e alkolit filloni shtoni pak nga pak lëng tënxehtë. Kriposeni dhe shtoni shafranin.Përziheni vazhdimisht duke shtuar herë pas here lëng.
Kuptohet që është i zjerë plotesisht kur fillon dhe ajkoset. Shtoni majdanozin e grirë imët. Shërbejeni tënxehtë me piper të zi sipër dhe cipat e djathit të butë.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/