BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Guzhinë

Rosto viçi me fruta të thata, proshutë dhe rrush; receta me shije shqiptare që duhet ta provoni patjetër

Rosto viçi me fruta të thata, proshutë dhe rrush; receta me

Mishi i viçit është një nga ato produkte që nuk mungon asnjëherë në tryezat e shqiptarëve, kështu që nëse ju ka mbetur ndopak në frigorifer, mos ngurroni të provoni këtë recetë. 

 
PËRBËRËSIT PËR 5/6 PERSONA: 800 g mish,  100 g proshutë koto në feta,  70 g lajthi të pjekura më parë në furrë ose në tigan pa vaj, ose arra,  100 g djathë kaçkavall që mund të shkrihet, i prerë në feta të holla, 1 bistak rrush, mundësisht pa bërthamë, 1 tufë majdanoz, 1 gotë verë, 1/2 gotë qumësht, 2 lugë gjalpë, 3 lugë vaj ulliri, kripë e piper sipas nevojës dhe spango kuzhine.
 
PËRGATITJA: Mishin e presim në mes me thikë (sikur hapim një libër), e shtypim me rrahësen e mishit dhe e spërkasim me kripë e piper. Vendosim sipër fetat e proshutës, djathit, kokrrat e rrushit të prerë në mes, gjethe majdanozi dhe lajthi. E mbledhim mishin role, e lidhim me spango kuzhine për së gjeri e për së gjati, e lyejmë sipër me pak kripë e piper dhe më pas e skuqim në një tenxhere me 3 lugë vaj dhe 1 lugë gjalpë për 6/7 minuta, derisa të krijojë kore nga të gjitha anët.  Pasi të ketë marrë ngjyrë të kuqërremtë, e shuajmë me verë dhe qumësht. I vëmë kapakun dhe e lëmë në zjarr të ulët për rreth 1 orë, duke e rrotulluar mishin herë pas here me dy lugë druri ose lugë normale që të mos e shpojmë. Koha e zierjes varet se sa i njomë është mishi që do të gatuani.
Kur duhen edhe 10 minuta të përfundojë zierja, në tenxhere shtojmë disa kokrra rrushi dhe lugën e gjalpit që kishim lënë mënjanë. Kur të jetë zier, e lëmë të pushojë pak minuta dhe më pas i heqim spangon dhe e presim në feta. E shërbejmë me salcën që është krijuar në tenxhere.