Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sallatë me kuinoa

Postuar: 24/04/2018 - 08:51

Përbërësit

200 gr kuinoa Teuta
2 kokrra limon
2 thelpinj hudhër
1 lk sheqer Teuta
4 lgj vaj ulliri Olitalia
2-3 qepë të njoma në unaza
2-3 domate të freskëta
1 kastravec, 1 karrotë
1 tufë majdanoz
2 degë nenexhik

Përgatitja

Shpëlajmë mirë kuinoan me një site, në raportin 1 masë kuinoa – 2 masa ujë të vluar. Shtojmë në ujë pak kripë ose një koncentrat pule Gallina Bianca dhe kur uji të ketë vluar shtojmë kuinoan dhe e lemë të ziejë të mbuluar me kapak për 15-20 minuta në temperaturë mesatare. Pasi të kalojë kjo kohë e largojmë nga zjarri dhe e thërrmojmë me një pirun, e vendosim në një tas dhe e lemë të ftohet. Ndërkohë përgatisim dresingun: në një tas mesatar grijmë pak lëkurë limoni (1 lç), shtrydhim rreth 5-6 lugë lëng limoni, shtypim mirë 2 thelpinj hudhër, vendosim kripë, pak sheqer, piper të zi dhe vaj ulliri Olitalia. Të gjithë këta përbërës i trazojmë mirë derisa të formohet një salcë homogjene. Domatet i pastrojmë nga farat, largojmë lëngun dhe më pas tulin e tyre e presim në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm. Kastravecin e lajmë mirë dhe e presim gjithashtu në kubikë të vegjël me gjithë lëkurë. Karrotën e grijmë me qëruesen e patates, qepën e presim ne unaza, ndërsa majdanozin dhe nenexhikun i grijmë hollë.

Qepën dhe kastravecin i bashkojmë së bashku duke shtuar dhe 2 lugë nga salca e përgatitur, i trazojmë mirë dhe i lemë të marinohen së bashku për 5 minuta. Në fund përziejmë në një tas të vetëm kuinoan me qepët dhe kastravecin me domatet dhe erëzat. Më pas shtojmë salcën e përgatitur dhe e shërbejmë menjëherë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 18

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 09:19

Qumështori me petë dhe arra të pjekura është një ëmbëlsirë e mrekullueshme, shija e të cilit është e pa  përshkruar kur përgatitet nga mjeshtëria e duarve të amvisave shqiptare.

Postuar: 10/12/2018 - 08:27

Nëse ka një recetë të traditës shqiptare që është e plotë në shije, e me të cilën nuk ngopesh asn

Postuar: 09/12/2018 - 10:25

Nëse je një nga njerëzit që nuk ulen kurrë në tavolinë për të ngrënë mëngjes, sepse koha nuk të p

Postuar: 07/12/2018 - 12:28

Dikur ishin ëmbëlsirat më magjepsëse për fëmijë e të rritur.

Postuar: 06/12/2018 - 13:26

Një sfidë e vërtetë është për amvisat pjekja e mishit në shtëpi.

Postuar: 05/12/2018 - 14:24

Në raste festash familjare apo edhe festa të ndryshme përherë amvisat përgatisin shëndetlie.

Postuar: 03/12/2018 - 14:58

Torta me peta dhe krem qumështi është e famshme në të gjithë botën dhe është një ndër ëmbëlsirat