Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sallatë verore me pasta të ftohta

Postuar: 13/06/2018 - 14:40

Një pjatë klasike e stinës së nxehtë. Një pjatë e parë e mirë edhe nëse përgatitet një ditë më parë. Sallata verore me pasta të ftohta është e shijshme, e thjeshtë për t’u përgatitur dhe e shëndetshme nga ana nutricionale. Shkon me birrë të freskët dhe një sallatë frutash me akullore.

Përbërësit për 4 persona:

  • 320 gr makarona pene
  • 2 qepë të njoma
  • 4 fileto açuge
  • 30 gr ullinj të zinj të pjekur në furrë
  • pak borzilok
  • pak kripë
  • 500 gr speca
  • 1 thelpi hudhër
  • 20 gr kaperi
  • pak majdanoz
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • piper

Përgatitja:

  • Piqni specat në furrë në temperaturën 180 gradë për 15 minuta. Pastaj vendosini në një qese letre (si ato të bukës) për 10 minuta. Hiquni lëkurën, bishtat e farat dhe më pas pritini në shirita. Pastaj skuqini në lugë vaj ulliri dhe 1 thelpi hudhër të cilin e keni shtypur. Shtoni dy qepët e prera në feta dhe gatuajini për disa minuta. Shtoni pak kripë e piper.
  • Zjeni makaronat. Vendosini perimet në një enë qelqi dhe pasi të hiqni hudhrën, shtoni kaperit, ullinjtë e zi të pjekur në furrë e të prerë përgjysmë, 4 filetot e açugeve të prera në copa. Spërkatini me majdanoz dhe borzilok të grirë dhe përziejini mirë.
  • Kulloni makaronat dhe ftohini në ujë të bollshëm, shtoni përgatitjen e perimeve, përziejini dhe shtojuni pak vaj ulliri.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/08/2018 - 23:10

Një fermer nuk iu ka besuar syve kur pa në kopshtin e tij një mi të gjallë me një bimë soje që i rritej në trup.

Postuar: 16/08/2018 - 21:57

Problemi që haset më shumë kur mishi i pulës gatuhet në furrë, është se bëhet shumë i thatë.

Postuar: 14/08/2018 - 23:21

Kur përgatitni mish viçi në këtë mënyrë, e gjitha që ju mbetet është që të zgjidhni, salcë të mir

Postuar: 14/08/2018 - 22:48

Përbërësit

6 kokrra patate

300 gr djath të verdhë

200 gr pançetë

Postuar: 14/08/2018 - 22:45

Përbërësit

4-5 kunguj të njomë

1 kokërr vezë

300 gr djath të bardhë

Postuar: 14/08/2018 - 22:42

Përbërësit

1 kg mish qingji (pjesa e kofshës)

2 thelpinj hudhër

Postuar: 13/08/2018 - 22:01

Patëllxhani është një perime që bie gjithmonë në sy në stendat e fruta perimeve në kryeqytet dhe