
Postuar: 01/09/2018 - 22:46
Majoneza ka një përdorim të gjerë në kuzhinë dhe nëse e përgatisni vetë në shtëpi, është edhe më e mirë.
Përpara se të nisni me përgatitjen, duhet që të gjithë përbërësit që duhen për të bërë majonezë të jenë në temperaturën e ambientit.
Përbërësit:
2 të verdha vezësh
0,75 ml vaj ulliri ekstra të virgjër
1,50 ml vaj ulliri
Lëngu i një gjysmë limoni
Kripë
Piper i bardhë
Udhëzime:
Hidhini të verdhat e vezëve në një tas jo shumë të madh, por të thellë. Hidhni pak kripë dhe përziejini për 2 minuta, dërisa të bëhet një masë homogjene.
Rrisni shpejtësinë e rrahjes dhe hidhini pak nga pak vajin, duke nisur nga vaji ekstra i virgjër. Më pas, hidhni limonin dhe duke rritur edhe më tej shpejtësinë e rrahjes, vazhdoni hidhni dy llojet e vajit derisa salca të mos thithë më.
Hidhini piperin e bardhë për aromë dhe mund t’i shtoni limon dhe ta provoni herë pas here për të kuptuar nëse e keni bërë siç e doni.
Majonezën ruajeni në frigorifer pasi t’i keni hedhur dy lugë ujë të ngrohtë.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/