Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si të gatuani Gjylnar, ëmbëlsirë tipike dibrane

Postuar: 09/07/2018 - 19:44

 Për të gatuar këtë ëmbëlsirë ju duhen këto përbërës:

4 kokrra vezë

250 gr gjalpë

300 ml qumësht

100 gr sheqer

300 gr miell

1 luge çaji me maja për ëmbëlsira

pak vanilje sipas dëshirës

 

Për sherbetin

150 ml ujë

200 gr sheqer

pak lëng limoni

Përgatitja

Ziejmë qumështin me gjalpin dhe sheqerin. Pasi kanë marrë një valë, hedhim ngadalë miellin e situr duke e përzierë mirë. Pasi masa te fillojë të shkëputet nga e heqim dhe e lëmë të ftohet. Me pas me ndihmën e një mikseri bashkojmë vezët me brumin. Nëse e përzieni me dorë, mund ti hidhni vezët një nga një. Masën e krijuar e ndajmë në pjesë të vogla dhe me pas i japim formën e dëshiruar. I shtrojmë në një tavë me letër kuzhine dhe me pas i pjekim në temperaturën 180°C për 30 minuta përafërsisht.

Ndërkohë përgatisim sherbetin.

Hedhim ujë në një enë dhe e çojmë në zjarr mesatar, me pas shtojmë sheqerin. Pasi sherbeti të fillojë të marrë valë hedhim lëngun e limonit dhe e lemë për 3-4 minuta në zjarr.

Pasi të jenë pjekur ëmbëlsirat, e nxjerrim tavën dhe e lëmë të ftohet për 5 minuta, më pas i hedhim sherbetin. Tavën e mbulojmë me një letër alumini.

Pas disa orësh ëmbëlsirat janë gati dhe mund t’i shërbejmë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2018 - 23:16

Përbërja

4 -5 feta proshutë

2 qepë të njoma

1 tufë sallatë jeshile

1 kastravec

1 domate

2 vezë të ziera

Djathë të verdhë

Për salcën:

2 lgj majonezë

Postuar: 18/07/2018 - 22:16

Përbërësit

3 kokrra mollë

2 gota miell

1 gotë sheqer

Postuar: 18/07/2018 - 10:10

Përbërësit:

500 gr midhje

4-5 lugë gjelle vaj

2 lugë gjelle miell

Postuar: 18/07/2018 - 08:39

Përbërësit:

 1 pulë ose 4 racione mish

Postuar: 17/07/2018 - 22:41

Tasqebapi i shtëpisë padyshim nuk mund të bëjë përjashtim në menunë tradicionale të gjellëve nga

Postuar: 17/07/2018 - 22:28

Krem Karameli është një ëmbëlsirë delikate, plot finesë dhe shije fantastike.

Postuar: 17/07/2018 - 11:07

Le t’i themi lamtumirë akullores tradicionale.