Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si të përgatisim pastiçon e shtëpisë?

Postuar: 20/07/2018 - 23:41

Pastiço është një nga recetat më të preferuara shqiptare. Ajo e gjen vendin në tryezat tona të paktën një herë në javë. E mira e pastiços është se mund të bëni krejt lehtë shumë tava dhe të kënaqni të gjithë familjen apo të ftuarit.

Pastiçoja është një kombinim fantastik i makaronave, djathit dhe kremit beshamel. Shumë receta të pastiços rekomandojnë përdorimin edhe të mishit të grirë si në rastin e lazanjës.

Por e vërteta është se jo të gjitha amvisat kanë kohë ta gatuajnë atë, ndaj djathi është varianti ideal dhe më i shpejtë për ta pasuruar pastiçon.

Fjala pastiço vjen nga Italishtja që përkthehet rrëmujë apo siç thuhet, mishmash. Secila prej fazave të përgatitjes së pastiços krijon shumë rrëmujë dhe kaos në kuzhinë, madje dhe përzierja e përbërësve është e tillë.

Por pasi ajo të jetë pjekur e të ketë marrë ngjyrën e artë, çdo kokëçarje harrohet shpejt.

Përbërësit:

1 pako makarona të gjata

5 kokrra vezë

1 litër qumësht

Çerek kg djathë

Çerek kg gjalpë ose vaj ulliri

300 gramë djathë kaçkavall, nëse dëshironi

Për kremin beshamel:

2 lugë gjelle me miell

1 lugë gjelle me gjalpë

Të verdhën e një veze

1 gotë qumësht

Përgatitja:

Ziejmë makaronat në një tenxhere me ujë të valuar me pak kripë.

Makaronat nuk duhet të jenë plotësisht të ziera, sepse gatimi i tyre përfundon gjatë pjekjes në furrë. Heqim tenxheren nga zjarri.

Makaronat i hedhim në një kullesë dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë

Në një enë qelqi të madhe hedhim vezët dhe i rrahim bashkë me qumështin.

Shtojmë pak kripë dhe i përziejmë. Shtojmë djathin e bardhë duke e shkërmoqur dhe i përziejmë të gjithë përbërësit mirë. Më pas shtojmë makaronat pasi kanë kulluar plotësisht.

Lyejmë tepsinë me pak gjalpë dhe hedhim makaronat me djathë, vezë e qumësht dhe e lëmë mënjanë. 

Nisim përgatitjen e salcës beshamel. Skuqim miellin në gjalpë deri sa të marrë një ngjyrë të artë.

Largojmë tiganin nga zjarri dhe hedhim mbi miellin qumësht deri sa masa të bëhet e njëtrajtshme. Shtojmë të verdhën e vezës. Lëreni masën të marrë një valë deri sa të trashet.

Lyejmë sipërfaqen e pastiços me salcën beshamel.

Grini djathin kaçkavall në rende dhe ia hedhni sipër nëse dëshironi.

Faza e fundit është gjalpi të cilin mund ta shkrini në tigan ose mund ta hidhni sipër pastiços me copa të vogla. Më pas futeni tepsinë në furrë të piqet në 180-200 gradë për 30-40 minuta.

Pastiçoja është e bërë kur e gjithë sipërfaqja ka marrë ngjyrë të artë dhe djathi është shkrirë duke krijuar bulëza.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2019 - 07:54

Ky do të jetë kulaçi më i shijshëm që keni provuar.

Ia vlen që ta përgatisni për t’i mahnitur me një shije unike familjarët dhe të dashurit tuaj.

Postuar: 11/02/2019 - 19:54

Për brumin:
200g miell 

Postuar: 10/02/2019 - 23:27

Kafeja turke është e famshme në të gjithë botën jo vetëm për shijen dhe stilin e veçantë të përga

Postuar: 10/02/2019 - 20:14

Hollimi i petëve të byrekut vet në shtëpi është një traditë, me të cilën padyshim krenohen gjithë

Postuar: 10/02/2019 - 19:06

Nëse doni të konsumoni diçka të shijshme për të plotësuar oreksin por edhe për ta kënaqur atë, zg

Postuar: 06/02/2019 - 22:35

Na qëllon të gjithëve që në situata të caktuara, të përfundojmë duke ngrënë për darkë një salla

Postuar: 05/02/2019 - 14:55

Tava e pulës së pjekur me patate është ndër recetat më të preferuara të shqiptarëve.