
Postuar: 14/08/2018 - 22:48
Përbërësit
6 kokrra patate
300 gr djath të verdhë
200 gr pançetë
200 gr proshutë
2 kokrra vezë
1 gotë qumësht
2 lgj keçap
2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Pergatitja
Fillimisht presim patatet në feta të holla rrumbullake.
Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe realizojmë një shtresë me patate.
Vendosim mbi patate një shtresë me djathë të verdhë të grirë në rende.
Mbi djathë vendosim një shtresë me proshutë.
E spërkasim proshutën me pak keçap, më pas vendosim një shtresë tjetër me patate, djathë, pançetë.
E spërkasim përseri me pak keçap dhe vendosim në fund një shtresë me patate.
Rrahim vezën me kripë, piper, vaj ulliri dhe qumësht dhe kremin e përgatitur e shtojmë në tavë, të cilën e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 30-35 minuta.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/