Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si të përgatisim tavë me pulë, kos dhe hudhra?

Postuar: 16/08/2018 - 21:57

Problemi që haset më shumë kur mishi i pulës gatuhet në furrë, është se bëhet shumë i thatë.

Kjo do të jetë një recetë që do t’ju mahnisë, mishi qëndron i butë e plot lëng, por gjithashtu ka një shije perfekte nga erëzat e përdorura.

Përbërësit për 4-5 persona

Një pulë mesatare

2 gota me kos

6-8 thelpinj hudhër

2-3 lugë gjelle me vaj ulliri

Kripë

Piper

Majdanoz i grirë

Përgatitja e recetës

Pulën lajeni me ujë të bollshëm, pasi ta keni pastruar, ndajeni në disa copa. Pasi t’i keni kulluar, vendosini në një pjatë dhe spërkatni me pak kripë.

Në një tas hedhim kosin, pak kripë e piper sipas dëshirës, dhe i përziejmë në mënyrë që të formojnë një masë të njëtrajtshme.

Këshillohet që në rast se përdorni kos të përgatitur në shtëpi, duhet t’i kulloni lëngun që lëshon vetë kosi. Kjo recetë mund të bëhet me çdo lloj kosi, por më ideali është ai i deles, pasi është dhe më kremoz.

Pasi e kemi përgatitur kosin, kalojmë aty copat e mishit të pulës dhe i përziejmë me një lugë druri.

Në një tavë qelqi ose balte, hedhim vajin e ullirit dhe mundohemi që ta përhapim në të gjithë sipërfaqen e saj. Më pas qërojmë hudhrat dhe mjafton t’i ndajmë në gjysmë.

Masën me kosin dhe mishin e pulës e kalojmë në tavë, aty shtojmë dhe hudhrat e prera.

E vendosim për t’u pjekur në furrë të parangrohur me 220 gradë celsius, përreth 40 minuta, ose derisa mishi i pulës të jetë pjekur plotësisht.

Nëse dëshironi t’i forconi shijen kësaj recete mund t’i shtoni dhe disa feta limoni pasi kanë kaluar 20 minuta nga pjekja.

Para se ta servirni në tryezën tuaj, hidhini sipër majdanozin e freskët, të cilin e keni grirë imët, dhe përgatituni për një shije unike. Mund të shoqërohet me bukë të thekur apo me sallatë perimesh të stinës për një vakt sa më të lehtë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2018 - 15:19

Një recetë fantastike, e cila vendos ndonjëherë amvisat përballë sfidës nëse do ta përgatisin apo jo ashtu siç duhet.

Postuar: 16/11/2018 - 19:40

Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfekte për të rritur mbrojtjen e trupit.

Postuar: 16/11/2018 - 15:49

Sot do të sjellim recetën e disa ëmbëlsirave me origjinë nga Savona e Gjenova të quajtura golobet

Postuar: 16/11/2018 - 15:39

Për të gjithë ju që jeni kuriozë të përgatisni vetëm masën e pandispanjës, me shurupin sipër, ju

Postuar: 16/11/2018 - 13:09

Marinimi përdoret për ta zbutur dhe për t’i dhënë akoma dhe më shumë shije mishit.

Postuar: 15/11/2018 - 14:57

Furra nuk është e domosdoshme për të përgatitur kekun tuaj të preferuar.

Postuar: 13/11/2018 - 13:36

Një recetë speciale e pulës së pjekur me disa përbërës fantastik që lehtë gjenden në kuzhinë e që