BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Guzhinë

Si t’i përdorni petat e gatshme për byrek njëlloj sikur t’i keni bërë vetë në shtëpi

Si t’i përdorni petat e gatshme për byrek njëlloj sikur

Hollimi i petëve të byrekut vet në shtëpi është një traditë, me të cilën padyshim krenohen gjithë amvisat.

Por ky proces kërkon kohë, të cilën shumë prej amvisave ndonjëherë nuk e kanë.

Për të shkurtuar kohën dhe për të përfunduar gatimin sa më shpejt, kur është rasti për të përgatitur byrek shumë prej amvisave përdorin petë të gatshme.

Por jo përherë rastis që me petë të gatshme të përgatisësh një byrek të shijshëm. Ndodh që byreku me petë të gatshme shpesh herë të dalë i thatë dhe herë të tjera i qullët.

Do t’ju mësojmë më poshtë një metodë fantastike si të përdorni petat e gatshme për të përgatitur një byrek të shijshëm njëlloj sikur t’i holluar petat vet.

Mund ta përgatisni me çdo mbushje dhe rezultati do të dalë i njëjtë, perfekt për shijen dhe aspak i thatë apo i qullët.

Qumësht me Vaj Ulliri

Ka një sekret në përgatitjen e byrekut me peta të gatshme. Është lyerja e çdo pete me qumësht dhe vaj ulliri.

Mjafton të hidhni qumësht në një tas dhe dy lugë me vaj ulliri.

Më pas, secilën petë që shtroni në tepsi lyejeni me qumështin dhe vajin e ullirit përmes furçës së kuzhinës.

Shtroni katër apo pesë petë si fillim dhe lyejeni secilën me masën e qumështit me vaj ulliri.

Më pas, hidhni gjysmën e mbushjes me të cilin do përgatisni byrekun dhe vijoni me shtrimin e 3 apo 4 petëve të tjera duke i lyer sërish të gjitha me qumësht dhe vaj ulliri.

Shtoni pjesën tjetër të mbushjes dhe vijoni kështu deri në petën e fundit.

Nëse preferoni mbushjen e byrekut mund ta ndani në tre pjesë.

Në fund, lyeni anët e byrekut me pak qumësht dhe vaj ulliri ashtu si edhe sipërfaqen dhe kthejini anët duke i mbyllur me njëra-tjetrën.

Gradacioni i Pjekjes

Kur byreku përgatitet me petë të gatshme është e rëndësishme të dini se gradacioni është pjesë e rëndësishme e procesit.

Furrën nuk duhet ta nxehni në maksimum por rreth 180 gradë si fillim.

Vendosni byrekun e përgatitur në furrë ku zgara të jetë e vendosur në mesin e furrës dhe lëreni rreth 10-minuta aty.

Më pas, AgroWeb.org ju këshillon që tepsinë e byrekut ta ulni poshtë dhe lëreni derisa pjesa e poshtëme e tij të piqet duke e kontrolluar herë pas here.

Kur të jetë pjekur në pjesën e poshtme vendoseni sërish në zgarën e vendosur në mes të furrës dhe lëreni të piqet derisa sipërfaqja të marrë ngjyrën e kuqërremtë.

Në fund, para se të fikni furrën lyeni sipërfaqen e byrekun sërish me pak qumësht dhe me pak gjalpë të freskët në vend të vajit të ullirit dhe më pas fikni sobën dhe lërni byrekut të kullojë dhe të ftohet pak dhe më pas servireni.