
“Nga Rinasi do të fluturohet më lirë, ulet tarifa e pasagjerit”, Tirana International Airport jep lajmin fantastik: 100 milionë € investime, ju tregojmë ndryshimet e reja

Specialitet i kthyer në traditë, ky është gatimi që ‘sundon’ të gjitha tavolinat dy muajt e verës

Shkruar nga SOT.COM.AL 15 Korrik 2019

Biba me oriz në saç është një gatim që sundon me shijen e tij unike çdo tavoline amvise nikoqire në Myzeqe.
Ata që dinë të gatuajnë thonë që shija e vërtetë e saj mund të arrihet vetëm nëse gatuhet nga një person që e ka trashëguar recetën brez pas brezi.Pasi, sipas tyre, edhe gabimi më i vogël gjatë gatimit mund të ndikojë në shijen e pjatës përfundimtare.
Kjo recetë është traditë për dy muajt e vitit, në qershor dhe në korrik.
Receta e saj lindi dekada më parë, atëherë kur Myzeqeja mbulohej nga kënetat dhe moçalet. Të vetmet shpendë që rriteshin në mënyrë të egër dhe pa shpenzime ishin bibat dhe rosat.
Nikoqiret myzeqare ia morën natyrës të gjitha dhe “shpikën” me të një nga gatimet më autentike dhe më të shijshme të Myzeqesë.
Sot vërtetë nuk ka moçale, por vendin e tyre e kanë zëvendësuar fushat, ku bibat rriten natyralisht pa koncentratë.Në familjen e Klara Semanjakut në Sheqishtë të Fierit, kjo recetë gatuhet prej dekadash dhe është trashëguar brez pas brezi, raporton ABC News.
Receta e gatimit është patentë autentike dhe origjinale e kuzhinës myzeqare. Askush tjetër nuk arrin ta imitojë.Që kur është gatuar për herë të parë, myzeqarët nuk hoqën dorë kurrë prej saj. Kurse vizitorët nga i gjithë vendi pushtojnë restorantet tradicionale në Fier.
Më të lexuarat


E shëndetshme dhe super e shijshme, kjo është supa fatsjellëse që nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj natën e ndërrimit të viteve (RECETA)

Rigjallëron tërësisht organizmin, mësoni si të përgatisni supën më të shijshme që keni provuar ndonjëherë, por edhe me plotë vlera

Kjo është përgatitja e duhur e shërbetit të bakllavasë, sekretet dhe truket që duhet t'i dini me patjetër

Për ju që nuk pëlqeni bakllavanë/ Kjo është receta origjinale e sheqerpares Turke dhe që shikon shumë për festat e fundivitit

Kur është momenti i duhur për të hedhur kripën në gatimet tona? Shefat më të mirë të kuzhinës japin këshillat që duhet t’i dimë të gjithë

Receta në 2 minuta: Muffin me perime

I kemi gatuar gabim gjithë jetën, 4 hapa si të përgatisni makarona "të vërteta"

Doni të gatuani si shef pasticerie, ja ku e keni recetën për ta bërë pandispanjën

Kjo është receta e qofteve më të mira që mund të keni ngrënë ndonjëherë: Përgatiten për 20 minuta jo më tepër

Pulë Ali Pasha, receta e vjetër që mbahet sekret, e sigurt që gjithë familja juaj do të lëpijë gishtat
