Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Strudel me mollë

Postuar: 28/07/2018 - 16:43

 Përbërësit

5-6 peta
7-8 kokrra mollë
100 gr arra
100 gr rrush të thatë
1 pako biskota
1 fetë xhinxhër
1 bustinë vanilje
1 shkop kanelle
Kanellë pluhur
1 ½ gotë sheqer
1 gotë ujë
100 gr gjalpë
Përgatitja
Vendosim në sobë një tenxhere me 1 gotë ujë, 1 gotë e gjysëm sheqer, 1 fetë limon, 1 shkop kanelle, 1 bustinë vanilje dhe 1 fetë xhinxhër (sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak liker). Sapo uji të vlojë shtojmë mollët të qëruara dhe prera në kubikë të vegjël dhe i lemë të ziejnë për vetëm 5 minuta.

Më pas i largojmë mollët dhe i lemë të ftohen.

Shkrijmë gjalpin dhe spërkasim petët të cilat i vendosim në një tavë drejtkëndëshe. Trazojmë mollët me arrat, rrushin e thatë dhe disa biskota të thërrmuara. Më pas i spërkasim me pak gjalpë dhe kanellë pluhur. E vendosim mbushjen me mollë tek petët. E mbulojmë më pas mbushjen me petë duke i spërkatur me pak gjalpë. E mbledhim role dhe e vendosim strudelin në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.

Ndërkohë sherbetin e aromatizuar ku vendosëm mollët, e lemë të ziejë derisa të fillojë të trashet dhe të shterojë pak. Pasi strudeli të jetë pjekur dhe të jetë ftohur e servirim duke shtuar pak nga sherbeti i ngrohtë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 21

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/10/2018 - 11:53

PËRBËRËSIT

4 mollë të mëdha të verdha

100 gr sheqer kaf

65 gr arra të copëtuara

40 gr rrush i thatë

50 gr gjalpë

½ lugë çaji kanellë

Postuar: 18/10/2018 - 18:47

PËRBËRËSIT për tavë me diametër 22/24 cm:

Postuar: 18/10/2018 - 13:16

Me siguri edhe juve ju ka ndodhur që nga copa shumë e mirë e mishit të zgjedhur, pas fërgimit të

Postuar: 18/10/2018 - 13:12

Përbërësit

1 lugë gjelle vaj ulliri

1-2 kilogramë mish viçi

Postuar: 18/10/2018 - 13:07

Koha e përgatitjes: 10 min –          Koha e g

Postuar: 18/10/2018 - 12:59

Kjo është konsideruar si një ndër supërat më të shijshme, por edhe me efekte shëndetësore shumë t

Postuar: 13/10/2018 - 17:10

Trupi i njeriut mbledh sasi të mëdha toksinash çdo ditë.