BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Guzhinë

Sufllaqe shtëpie/ Receta origjinale për ju, do lini thonjtë pasi t’i provoni

Sufllaqe shtëpie/ Receta origjinale për ju, do lini thonjtë pasi

Me origjinë nga kuzhina greke, sufllaqet sot janë shndërruar në një nga ushqimet më popullore në çdo cep të botës përfshirë padyshim edhe Shqipërinë.

Pite të buta plot shije të kombinuara me shije të ndryshme fantastike.

Pavarësisht shijes së tyre të plotë dhe ngopëse, sufllaqja e përgatitur në fast food-e është një ndër produktet më të kontestuara përsa i përket vlerave ushqimore dhe dëmeve të saj për shëndetin.

Por e përgatitur në shtëpi, sufllaqja mbetet një ushqim fantastik, i shëndetshëm me shije të mrekullueshme.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën origjinale të përgatitjes së sufllaqes krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Sufllaqes së Shtëpisë

Përbërësit
2 lugë çaji maja buke, 1 lugë çaji me sheqer, 160 ml qumësht, 80 ml ujë i ruajtur në temperaturë ambjenti, 320 gr miell gruri, 1 lugë çaji kripë, 1 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja
Bashkoni në një tas sheqerin, majanë e bukës, ujin dhe qumështin. Përzjeini të gjitha bashkë dhe lërini mënjanë për 5 minuta.

Në një tjetër tas të madh bashkoni miellin dhe kripën. Përzjeini me një njëra tjetrën.

Shtoni përzjerjen e majasë me qumësht dhe përzjeheni me miellin derisa masa të njëtrajtësohet.

Kalojeni brumin në tavolinën e kuzhinës, të cilën më parë e keni spërkatur me pak miell. Punoni brumin për disa minuta derisa masa e tij të bëhet e butë.

Më pas, të gjithë brumin rrumbullakoseni dhe mbulojeni me një pecetë të pastër kuzhine. Lëreni të pushojë përreth 40 minuta derisa masa e tij të dyfishohet.

Më pas, vendosni një tigan në zjarr mesatar. Shtypeni brumi me duar dhe ndajeni në 6 pjesë të barabarta.

Hapeni secilën prej tyre në formën e rrethit me një diametër prej 20 centimetrash. Shtoni pak vaj ulliri duke lyer të gjithë sipërfaqen e tiganit. Sapo të nxehet pak hidhni një nga pitet.

Kthejini herë pas here nga të dyja anët derisa pitja të piqet dhe kështu bëni me të gjitha pitet.

Mbushja e Sufllaqes
Për mbushjen e sufllaqes mund të përdorni kombinime të ndryshme sipas preferencës.

Klasikja është mish (kryesisht pule), patate të skuqura, salcë kosi e përzjerë me hudhra, mjadanoz e kastraveca, domate, qepë.

Mishin mund ta zjeni dhe ta ndani në fije ose copa të vogla ose ta gatuani më parë në formën e shishqebapit duke e ndarë në copa, kaluar në shkopinj në kuzhine kombinuar me copa të ndryshme perimesh e më pas ta piqni në furrë.

Më pas me shishqebapin mund të mbushni sufllaqen duke e lyer më parë me salcë kosi e duke i shtuar edhe përbërës të tjerë.

Mund ta kombinoni me perime të pjekura dhe djathë të bardhë por edhe me mbushje të tjera sipas preferencës.