Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Supë me qofte të vogla, ideale për një drekë të ngrohtë dhe të shijshme

Postuar: 08/01/2019 - 14:56

Kjo është një recetë fantastike, ideale për t’u përgatitur e shijuar në këto ditë të ftohta dimri.

Përgatitet lehtë dhe thjeshtë dhe padyshim të kënaq nepsin dhe oreksin me shijen e saj të përsosur.

Kombinohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të stinës, perime të pjekura, patate furre por edhe turshi të ndryshme.

Gjithashtu kjo supë fantastike kombinohet edhe me bukë të thekur apo edhe me byrekë të ngrohtë shtëpie.

Më poshtë ju sjell hapat e thjeshtë të përgatitjes së supës me qofte të vogla vetë në shtëpi.

Përgatitja e supës me qofte

Përbërësit

300-400 gr mish i grirë

2 feta të holla buke

1 kokërr vezë

1-2 kokrra qepë

4 thelpinj hudhrash

Nenexhik

Majdanoz

Kripë

Dy lugë gjelle miell gruri

Dy lugë gjelle salcë domateje

2 lugë gjelle uthull molle

2-3 gota me lëng mishi ose ujë

Përgatitja

Në fillim ju udhëzojmë të përgatisni qoftet si zakonisht.

Bashkoni të gjithë përbërësit në një enë. Fetat e bukës lagini me pak ujë që të zbuten para se t’i hidhni tek përbërësit.

Përziejini të gjitha bashkë derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas masën e krijuar ndajeni në toptha të vegjël.

Kalojini në miell, skuqini dhe lërini mënjanë.

Ndërkohë në tiganin ( i cili duhet të jetë i madh) ku kemi skuqur qoftet hedhim salcën e domates, e kaurdisim pak dhe pastaj shtojmë miellin e kaurdisim për pak dhe shtojmë lëngun e mishit ose ujin, kripën dhe uthullën.

Vijojmë ta përziejmë në mënyrë që mos krijohen kokrriza, shtojmë aty edhe qoftet edhe i lëmë në zjarr për 10 minuta sa të marrë një valë, më pas hiqeni nga zjarri dhe supa është gati për t’u shërbyer.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2019 - 11:28

Makaronat janë një nga ato pjata të cilave nuk mund t'u thuashë kurrë JO.

Postuar: 15/01/2019 - 07:41

Vezët e rrahura janë më të thjeshtat dhe njëkohësisht më të shijshmet sidomos për kuzhinierët ama

Postuar: 08/01/2019 - 19:26

Që të gjithë ne jemi në dijeni për vetitë pozitive shëndetësore që ka molla.

Postuar: 07/01/2019 - 10:07

Në një ndër gatimet më autentike nga duart e amvisave shqiptare janë padyshim roshnicat.

Postuar: 31/12/2018 - 14:52

Për të bërë një kulaç, nuk duhet të jetë patjetër një festë.

Postuar: 30/12/2018 - 20:00

Për shkak të shkëmbimit të traditave, natën e ndërrimit të viteve, edhe famlijet që nuk i përka

Postuar: 30/12/2018 - 10:27

Në natën e Vitit të Ri në tryezën tuaj nuk duhet të mungojë as sallata ruse e cila e cila tani