
Rihetimi i “21 Janarit” trondit Sali Berishën, do të hapet dosja që solli FBI, dëshmi të reja dhe asistencë nga ndërkombëtarët, ja detajet


E lehtë dhe shumë e shëndetshme. Supa me brokoli është receta më e mirë për të mbajtur trupin në formë dhe mendjen e mprehtë.
Kjo supë është një alternativë shumë e mirë për të ngrohur organizmin dhe për të mposhtur virozat e stinës.
Ju sugjerojmë më poshtë recetën e shijshme të supës me mish pule dhe brokoli, e cila përgatitet krejt lehtë në shtëpi dhe është ideale për vaktin e drekës por edhe të darkës.
Përgatitja e Supës me Pulë dhe Brokoli
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
Një pulë e vogël ose 4-5 copa mish pule
300 gr brokoli
1 patate mesatare
1 karrotë (sipas preferencës)
Një lugë çaji me gjalpë të freskët
2-3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper
Përgatitja
Pastrojmë mishin e pulës me ujë të rrjedhshëm.
Pastrojmë me ujë të rrjedhshëm brokolit, të cilat i ndajmë në degëza ndërsa patatet i presim në kubikë shumë të vegjël. Nëse dëshironi të shtoni edhe karrota prijini ato në kubikë shumë të vegjël gjithashtu.
Vendosim një tenxhere në zjarr dhe hedhim vajin e ullirit dhe pak gjalpë të freskët, shtojmë patatet, i kaurdisim për disa minuta dhe më pas shtojmë brokolit, i kaurdisim pak dhe i heqim dhe i vendosim në një enë mënjanë.
Ndërkohë në tenxheren me yndyrën e mbetur shtojmë copat e mishit të pulës i kaurdisim, shtojmë kripën dhe më pas shtojmë ujë derisa të mbulohen mirë dhe e lëmë që të ziejë.
Pasi mishi i pulës të ketë zierë, shtojmë brokolit dhe patatet dhe i lëmë të ziejnë për maskimumi 5-7 minuta.
Vlerat ushqimore të brokolit
Vlerat ushqimore, e bëjnë brokolin një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme në botë. Bëhet fjalë për një perime miqësore me stomakun, të lirë në çmim por shumë të pasur në vlera dhe shije.
Brokoli është i pasur edhe me fibër të tretshme që nxjerr kolesterolin e keq jashtë trupit. Kjo perime shërben edhe si antioksidant duke qenë se ka nivele të larta e të përqendruara të vitaminës C dhe flavonoidëve që përmirësojnë funksionet e kësaj vitamine.
Brokoli është i pasur me mineralet alkalinë dhe si çdo perime tjetër e ndihmon organizmin të ulë nivelet e dëmshme të aciditetit dhe e pastron atë nga toksinat.
Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteoporozës. Kjo perime e gjelbër bën mrekullira për zemrën./AgroWeb
Më të lexuarat


Rigjallëron tërësisht organizmin, mësoni si të përgatisni supën më të shijshme që keni provuar ndonjëherë, por edhe me plotë vlera

Kjo është përgatitja e duhur e shërbetit të bakllavasë, sekretet dhe truket që duhet t'i dini me patjetër

Për ju që nuk pëlqeni bakllavanë/ Kjo është receta origjinale e sheqerpares Turke dhe që shikon shumë për festat e fundivitit

Kur është momenti i duhur për të hedhur kripën në gatimet tona? Shefat më të mirë të kuzhinës japin këshillat që duhet t’i dimë të gjithë

Receta në 2 minuta: Muffin me perime

I kemi gatuar gabim gjithë jetën, 4 hapa si të përgatisni makarona "të vërteta"

Doni të gatuani si shef pasticerie, ja ku e keni recetën për ta bërë pandispanjën

Kjo është receta e qofteve më të mira që mund të keni ngrënë ndonjëherë: Përgatiten për 20 minuta jo më tepër

Pulë Ali Pasha, receta e vjetër që mbahet sekret, e sigurt që gjithë familja juaj do të lëpijë gishtat

Keni gabuar gjithë jetën, ju mjafton një qepë për të skuqur vezën perfekte, shikoni sa e lehtë është
