Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tavë me spinaq dhe qepë

Postuar: 24/04/2018 - 09:06

Një pjatë e shëndetshme dhe shumë pranë gatimeve tona tradicionale. Sugjerim i Revista Shije për drekën e sotme. 

Përbërësit

  • 500 gr patate
  • 400 gr bukë (me susam)
  • 300 gr spinaq
  • 3 qepë (të mëdha)
  • djathë kaçkavall
  • gjethe dafine
  • kripë

Përgatitja

  1. Pritini në dysh e horizontalisht qepët dhe pa i qëruar mbështetini në një tigan të nxehur mirë në anën pa lëkurë dhe piqini për 5-6 minuta.
  2. Vendosini pastaj në një tenxhere të madhe me 3-4 gjethe dafinë, shtoni 2 litra e gjysmë ujë të ftohtë dhe mbulojni.
  3. Vëreni të ziejë në nxehtësi mesatare, hidhni kripë dhe lëreni në vlim për rreth 1 orë.
  4. Pastroni spinaqin, hiqni kërcejtë e trashë dhe e lani; duhet të merrni të paktën 200 gramë spinaq të pastër.
  5. Qëroni patatet dhe pritini në kube. Flitroni lëngun e qepës, duhet të merrni 1.5 kg lëng dhe rivendoseni në zjarr enën.
  6. Gjatë zierjes hidhni patatet, lërini të gatuhen për të paktën 15 minuta, shtoni më pas spinaqin dhe gatuajeni dhe për 2-3 minuta.
  7. Thekni në furrë bukën me susam të prerë në feta dhe mbuloni pjesën e fundit të një tave, hidhni sipër përgatitjen me spinaq dhe patate, mbulojeni me feta të tjera buke.
  8. Hidhni sipër djathë kaçkavall dhe futeni në furrë 200 °C për 10-15 minuta.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 25

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 13:57

Pa dyshim, jahnia shqiptare është ndër pjatat më të shijshme, të cilën amvisat kujdesen ta përgatisin përherë në familjet e tyre.

Postuar: 19/09/2018 - 12:41

Në shekullin e 10-të, mjekët arabë e përdornin sherebelën për të kthjelluar mendjen.

Postuar: 18/09/2018 - 09:28

Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfektë për të rritur mbrojtjen e trupit.

Postuar: 17/09/2018 - 12:16

Rizotoja me kungull të verdhë është një institucion i kuzhinës italiane

Postuar: 14/09/2018 - 21:14

Provoni diçka ndryshe sot.

Postuar: 14/09/2018 - 19:17

Provoni qofte me specat plot ngjyra.

Postuar: 14/09/2018 - 18:35

Një recetë e thjeshtë dhe shumë praktike për t'u përgatitur.