
Postuar: 23/06/2018 - 20:57
Përbërësit
500 gr salsiçe
1 kg patate
2 kokë qepë
2 lugë biber i kuq
2 karrota
2 lugë miell
0,5 decilitra vaj
6 decilitra supë viçi
melmesa
Biber i zi
Hapat
1-Patatet qërohen dhe priten në rrathë, gjithashtu edhe salsiçet priten në rrathë, ndërsa qepët dhe karrotat priten në katrorka.
2-Në një enë të madhe bashkohen patatet, salsiçet, karrotat dhe qepët, shtohen mielli, biber i kuq dhe mëlmesa sipas shijës, të gjitha përzihen mirë.
3-Lyhet me vaj tava rezistuese ndaj zjarrit, derdhet në të masa e përgatitur dhe rrafshohet, përmbi masën e përgatitur derdhet supa dhe tava shkundet disa herë në mënyrë që lëngu të shpërndahet njëtrajtshëm nëpër tavë.
4-Ushqimi i përgatitur mbulohet me letër alumini dhe piqet në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius, kur të zbuten patatet, hiqet letra e aluminit dhe ushqimi piqet derisa të shterët lëngu i tepërt.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/