Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tortë me mollë, recetë e shpejtë dhe e shëndetshme

Postuar: 08/01/2019 - 19:26

Që të gjithë ne jemi në dijeni për vetitë pozitive shëndetësore që ka molla.
Po t’ia shtojmë këtë frut edhe një torteje, përveç se e bëjmë të shëndetshme, i japim edhe shije më të mirë.Kjo është receta e kekut me mollë, e cila mund të gatuhet në një periudhë shumë të shkurtë.
 
PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24 CM:
 
200 g gjalpë në temperaturë ambienti-140 g miell pa gluten-70 g niseshte
 
120 g sheqer-3-4 mollë-3 vezë-1 limon organik-lëkura e grirë në rende dhe lëngu i shtrydhur-1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)-3 lugë sheqer kaf-1 lugë kanellë pluhur
 
PËRGATITJA:
 
Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Mollët e qëruara i presim në kubikë dhe, pasi i lyejmë me lëngun e limonit, i lëmë mënjanë.
 
-Rrahim në robot ose me rrahësen elektrike gjalpin me sheqerin dhe lëkurën e limonit derisa të shohim që sheqeri është tretur. Shtojmë vezët një nga një dhe së fundi miellin, niseshtenë dhe sodën me sitë.
 
– Shtojmë gjysmat e mollëve dhe tani i përziejmë me spatul.-Hedhim brumin në tavën ku kemi shtruar letër furre ose të lyer me gjalpë e miell.
 
– Shpërndajmë mbi brumë mollët që na kanë mbetur, në mënyrë të çrregullt, i spërkasim sipër me sheqerin dhe kanellën dhe e vëmë të piqet për 40 minuta afërsisht ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/05/2019 - 10:47

1 kg spinaq

400 gr petë të gatshme

11 vezë

250 gr djathë

100 gr parmezan

1 kokë qepë

 miell

majdanoz

50 gr margarinë

Postuar: 09/05/2019 - 09:04

Kjo bukë është pjesë e kuzhinës izraelite dhe përgatitet vetëm me miell dhe ujë.

Postuar: 22/04/2019 - 18:47

Mishi i grirë nuk është përbërësi i vetëm kryesor i qofteve !

Postuar: 19/04/2019 - 22:35

Sikurse disa çajra të tjerë bimorë, që kanë veti të mira për shëndetin e njeriut, edhe çaji i zi

Postuar: 19/04/2019 - 14:57

Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për të gatuar diçka të mirë e të shijshme, padyshim

Postuar: 16/04/2019 - 12:44

Qoftet janë gjithnjë një ushqim shumë i preferuar.

Postuar: 09/04/2019 - 09:27

Omleta është një ndër ushqimet më të shijshme që ju shoqëron çdo mëngjes dhe ka me dhjetëra mënyr