Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tre receta të lehta dhe të shpejta për darkë

Postuar: 29/08/2018 - 19:58

Nëse jeni në kërkim të një recete të lehtë ideale për dietë dhe dobesuese ja disa receta për tu përgatitur lehtë dhe shpejtë. Në pak do të arrini të përgatitni një pjatë të ekuilibruar dhe në gjendje që t’ju bëj të humbisni peshë.

 
Sallatë me copa pule
Piqni mirë gjoksin e pulës dhe më pas pritini në copa dhe mbajini në një anë. Ndërkohë lani mirë 100 gr rukola dhe pritni në gjysmë 200 gr domate të vogla. Në një tas vendosni perimet dhe më pas bashkoni dhe mishin e pulës. Rregulloni me vaj ulliri dhe lëngun e gjysmës së limonit, pak kripë dhe piper. Nëse dëshironi mund të shtoni pak djathë të grirë.
 
Sallatë me karkaleca dhe avokado
Pastroni 20 karkaleca largoni me kujdes kokën, kurrizin dhe fillin e zi nën të, më pas vërini për ti gatuar me avull ose ziejini për 2-3 minuta. Ndërkohë lani mirë disa gjethe rukola, qëroni avokadon dhe më pas priteni në feta. Në një tas bashkoni rukolan, avokadon dhe karkalecat rregulloni me lëng limon, vaj ulliri, kripë dhe disa kokrra piper të kuq. Nëse preferoni ti jepni një shije ndryshe shtoni disa dredhëza të prera gjysmë.
 
Gjoks pule me limon
Lani mirë mishin e pulës dhe thajeni me letër kuzhinë. Më pas ndajini në dy copë duke krijuar kështu 4 fileta mish pule. Në një enë të gjerë ngrohni disa lugë vaj ulliri dhe një thelbi hurdhe, kur hurdha të aromatizoje vajin e ullirit hiqeni dhe më pas shtoni mishin e pulës. Skuqini filetat e pulës për 5 minuta në çdo anë dhe më pas lagini me lëngun e 2 limonëve, rregulloni me kripë, aromatizoni me piper dhe shtoni sipër shumë majdanoz të grirë. Shoqërojeni me një tas sallate sipas dëshirës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 21:37

Të ngrini dhe të shkrini biftekun përpara se ta gatuani atë, është mënyra më e mirë për ta bërë më të butë.

Postuar: 23/09/2018 - 18:35

Përbërësit

6 kokrra vezë

120 gr sheqer pluhur

150 ml lëng limoni

Postuar: 21/09/2018 - 13:56

Një traditë e ëmbël dhe mbi të gjitha shumë e shijshme.

Postuar: 21/09/2018 - 11:16

A do të hash e të bësh qejf?

Postuar: 21/09/2018 - 10:47

Hurma është një frut vjeshtak që mund të gjendet në treg që në fillim të muajit shtator.

Postuar: 21/09/2018 - 10:28

Fjala “ashura” vjen nga arabishtja dhe rrjedh nga rrënja “ashr” që në gju

Postuar: 20/09/2018 - 18:21

Kjo supë mund të konsumohet sa herë që ndiheni të uritur dhe do t’ju ndihmojë të digjni kil