
“Nga Rinasi do të fluturohet më lirë, ulet tarifa e pasagjerit”, Tirana International Airport jep lajmin fantastik: 100 milionë € investime, ju tregojmë ndryshimet e reja


Kjo është një pjatë fantastike me bazë vezët dhe perimet.
Megjithëse është një recetë olmete mund të konsumohet edhe në drekë apo në darkë si një vakt i lehtë aspo si shoqëruese e pjatave të mishit.
Një arsye tjetër çfarë e bën këtë recetë shumë të veçantë është edhe thjeshtësia në përgatitje.
Përbërësit për këtë pjatë thuajse gjithmonë ju gjenden në shtëpi dhe kombinimi i tyre do t’ju dhurojë një shijë fantastike.
Ju tregojmë më poshtë se si të përgatisni në çdo kohë recetën e mrekullueshme të perimeve me vezë.
Përbërësit
1 qepë
3 speca jeshilë
4 domate
4 thelpinj hudhër
3 qepë të njoma
6 vezë të freskëta
3 lugë gjelle vaj ulliri
8 gr kripë
piper i zi
nenexhik
Përgatitja
AgroWeb ju këshillon të prisni qepën në fije të holla dhe specat në kubikë të vegjël dhe shtojini me kujdes në një tigan ku keni hedhur vaj ulliri. Kaurdisini derisa të zbuten.
Më pas, prisni domatet në kubikë të vegjël dhe hidhini në tigan bashkë me perimet e tjera.
Shtoni thelpinjtë e hudhrës dhe dy qepë të njoma të grira e më pas lërini të ziejnë për 10-15 minuta.
Trazojini vazhdimisht derisa të gjithë perimet të jenë zbutur dhe bashkuar me njëra tjetrën.
Në fund hidhini kripë sipas dëshirës.
Më pas përgatisni vezët për t’i hedhur në tigan.
Me anë të një luge bëni pak vend sa për të hedhur një vezë dhe pasi ta keni hedhur lëreni të ziejë për 8-10 minuta.
Në recetë këshillohen 6 vezë të freskëta, por ju mund të zgjidhni të hidhni sipër aq sa ju dëshironi.
Kjo recetë është për 5-6 persona prandaj ju mund të hidhni vezët në varësi të personave që do ta servirni.
Në fund mund t’i jepni shije me pak piper të zi, një qepë të njomë të grirë dhe disa gjethe nenexhiku apo majdanozi.
Kjo pjatë shërbehet ashtu siç është në tigan, me bukë të thekur gruri apo misri.
Nëse do ta konsumoni gjatë drekës apo darkës shoqërojeni me kos për pak freski.
Më të lexuarat


E shëndetshme dhe super e shijshme, kjo është supa fatsjellëse që nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj natën e ndërrimit të viteve (RECETA)

Rigjallëron tërësisht organizmin, mësoni si të përgatisni supën më të shijshme që keni provuar ndonjëherë, por edhe me plotë vlera

Kjo është përgatitja e duhur e shërbetit të bakllavasë, sekretet dhe truket që duhet t'i dini me patjetër

Për ju që nuk pëlqeni bakllavanë/ Kjo është receta origjinale e sheqerpares Turke dhe që shikon shumë për festat e fundivitit

Kur është momenti i duhur për të hedhur kripën në gatimet tona? Shefat më të mirë të kuzhinës japin këshillat që duhet t’i dimë të gjithë

Receta në 2 minuta: Muffin me perime

I kemi gatuar gabim gjithë jetën, 4 hapa si të përgatisni makarona "të vërteta"

Doni të gatuani si shef pasticerie, ja ku e keni recetën për ta bërë pandispanjën

Kjo është receta e qofteve më të mira që mund të keni ngrënë ndonjëherë: Përgatiten për 20 minuta jo më tepër

Pulë Ali Pasha, receta e vjetër që mbahet sekret, e sigurt që gjithë familja juaj do të lëpijë gishtat
