Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vezë role me qepë të njoma për mëngjeset perfekte

Postuar: 12/09/2018 - 20:34

Vezët janë ndër ushqimet më të shëndetshme dhe me shumë vlera ushqyese. Kjo është një mënyrë më e mirë për t’i përdorur vezët dhe për të përgatitur një vakt të shijshëm.

Përbërësit:

3 vezë

1 lugë gjelle qumësht

1 lugë gjelle karota (të copëtuara)

1 lugë gjelle qepë (të copëtuara)

1 lugë gjelle qepë e njomë (e copëtuar)

Vaj ulliri ose gjalpë

Kripë

Piper i zi

Përgatitja:

Hidhni vezët në një tas dhe më pas shtoni në të qumështin dhe pak kripë. Përziejini që të kombinoni mirë përbërësit.

Hidhni më pas në të karotat, qepët, qepët jeshile të prera në copa të vogla, piperin dhe përziejini sërish.

Shtoni pak vaj ose gjalpë në një tigan dhe në të shtoni gjysmën e masës së përgatitur me vezë dhe gatuajeni atë jo plotësisht, në temperaturë mesatare.

Largojeni tiganin nga zjarri dhe mblidheni masën e gatuar në formë roleje. Kthejeni sërish në zjarr dhe skuqeni edhe për disa minuta.

Largojeni atë nga zjarri dhe shtoni edhe pjesën tjetër të masës me vezë. Ndiqni të njëjtën procedurë për formimin e rolesë.

Nëse nuk ka yndyrë mjaftueshëm, mund të hidhni në të pak vaj sa për të përfunduar procesin e skuqjes.

Vendosini roletë e përgatitura me vezë në një dërrasë kuzhine dhe prejini ato në copa rreth 3-4 centimetër të gjera. Janë gati për t’u servirur. Ju bëftë mirë!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2019 - 07:54

Ky do të jetë kulaçi më i shijshëm që keni provuar.

Ia vlen që ta përgatisni për t’i mahnitur me një shije unike familjarët dhe të dashurit tuaj.

Postuar: 11/02/2019 - 19:54

Për brumin:
200g miell 

Postuar: 10/02/2019 - 23:27

Kafeja turke është e famshme në të gjithë botën jo vetëm për shijen dhe stilin e veçantë të përga

Postuar: 10/02/2019 - 20:14

Hollimi i petëve të byrekut vet në shtëpi është një traditë, me të cilën padyshim krenohen gjithë

Postuar: 10/02/2019 - 19:06

Nëse doni të konsumoni diçka të shijshme për të plotësuar oreksin por edhe për ta kënaqur atë, zg

Postuar: 06/02/2019 - 22:35

Na qëllon të gjithëve që në situata të caktuara, të përfundojmë duke ngrënë për darkë një salla

Postuar: 05/02/2019 - 14:55

Tava e pulës së pjekur me patate është ndër recetat më të preferuara të shqiptarëve.