Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbuloni recetën e vërtetë të tasqebapit, ja si ta përgatisni edhe në kushte shtëpie

Postuar: 30/08/2018 - 22:05

Një recetë tipike, e vjetër dhe e trashëguar brez pas brezi në të gjitha trevat, tasqebapi vijon të mbetet ashtu si dikur një nga gjellët më shijeplota e të mrekullueshme të sofrës shqiptare.

Tasqebapi i shtëpisë padyshim nuk mund të bëjë përjashtim në menunë tradicionale të gjellëve nga duart e nënave dhe gjysheve shqiptare.

Një gatim special, krejtësisht i lehtë për t’u përgatitur, Tasqebapi është një ndër gjellët tipike për një vakt të shijshëm dreke.

Është gjella që nuk mungon në asnjë meny të restoranteve tradicionale shqiptare, e që krahas sigurisht shqiptarëve, kjo pjatë ka mahnitur edhe turistët e huaj duke kënaqur nepsin e tyre me shijen e plotë të saj.

Tasqebapi shoqërohet në mënyrë fantastike me një shumëllojshmëri gatimesh të tjera tipike shqiptare, duke nisur nga pilafi, sallatat e freskëta të çdo stine apo edhe bukë të thekur të marinuar me vaj ulliri e pak kripë.

Por për një shije edhe më të mrekullueshme ai shijon shumë sigurisht me zahiretë e famshme të kuzhinës sonë, sidomos me turshitë e përgatitura nga amvisat shqiptare.

Sipas dëshirës, mund të shoqërohet dhe me garniture perimesh, në mënyrë të veçantë shkon me pure patatesh ose patate të ziera.

Tasqebapi krejt lehtë në shtëpi

(Përbërësit e kësaj recete janë për 4-5 persona)

500 gr mish

2-3 kokrra qepë

4-5 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle me miell

gjysmë filxhan çaji me verë

1 gjethe dafine

gjysmë lugë gjelle me salcë ose 2-3 kokrra domate mesatare

3-4 thelbinj hudhra

kripë dhe pak spec i kuq

Përgatitja

Tasqebapi zakonisht, përgatitet me mish viçi ose dashi.

Mishi tul pritet në shirita të hollë në drejtimin e kundërt të fijeve ose në copa katrore.

Skuqet në yndyrë së bashku me qepët e prepra fije-fije, derisa t’i avullojë uji dhe krijohet një shtresë e kuqe.

Shtohet mielli, skuqet edhe pak, shuhet me verë, hidhet salcë domatesh, gjethe dafine, disa thelbinj hudhër, kripë dhe ujë sa të mbulohet mishi.

Lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, derisa gjella të jetë gati.

Tasqebapi shoqërohet me salcën e vet.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2019 - 07:54

Ky do të jetë kulaçi më i shijshëm që keni provuar.

Ia vlen që ta përgatisni për t’i mahnitur me një shije unike familjarët dhe të dashurit tuaj.

Postuar: 11/02/2019 - 19:54

Për brumin:
200g miell 

Postuar: 10/02/2019 - 23:27

Kafeja turke është e famshme në të gjithë botën jo vetëm për shijen dhe stilin e veçantë të përga

Postuar: 10/02/2019 - 20:14

Hollimi i petëve të byrekut vet në shtëpi është një traditë, me të cilën padyshim krenohen gjithë

Postuar: 10/02/2019 - 19:06

Nëse doni të konsumoni diçka të shijshme për të plotësuar oreksin por edhe për ta kënaqur atë, zg

Postuar: 06/02/2019 - 22:35

Na qëllon të gjithëve që në situata të caktuara, të përfundojmë duke ngrënë për darkë një salla

Postuar: 05/02/2019 - 14:55

Tava e pulës së pjekur me patate është ndër recetat më të preferuara të shqiptarëve.