Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Grupi Balfin risjell programin “Ideja jote për Biznes” – Start Up 2017, edicioni i dytë

Postuar: 16/05/2017 - 10:14

Grupi Balfin është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me pakicë, menaxhim i hapësirave tregtare apo industriale, shërbime, telekomunikacion, financim i konsumatorëve, industri minerare, turizëm dhe agrikulturë. Grupi Balfin është një aktor kryesor në tregjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare duke qenë prezent me aktivitetin e tij përtej kufijve të Shqipërisë, në Austri, Maqedoni, Kosovë, Greqi, Itali, Bosnje Hercegovinë, Dubai dhe USA.

Balfin ka krijuar një reputacion të tij si Grupi më aktiv dhe inovator falë ideve të suksesshme të investimeve, të cilat kanë transformuar dhe revolucionarizuar jo vetëm tregun por edhe sjelljen e konsumatorëve.

Aktualisht Grupi Balfin ka lançuar për të dytin vit rradhazi projektin “Ideja Jote për Biznes”. Risia e këtij edicioni do të jenë bizneset Start Up dhe vëmendja e veçantë dedikuar ideve inovative dhe propozimeve për biznese që nuk janë aplikuar më parë në vend ose të rikonceptuara sipas kushteve dhe zhvillimeve të tregut dhe teknologjisë.

Nëpërmjet bisedës me Z. Eris Kasmi, Drejtorin e Komunikimit të Grupit Balfin, mësuam më shumë rreth këtij programi. 

Mund të na thoni më shumë mbi programin “Ideja jote për Biznes”? Si ishte eksperienca e lancimit për herë të parë të këtij projekti?

Një nga qëllimet dhe objektivat e Grupit Balfin për vitin 2017, ashtu si dhe çdo vit, dhe si pjesë shumë e rëndësishme e misionit të Grupit, është përgjegjësia sociale dhe mbështetja që Grupi kërkon ti japë zhvillimt të ideve të reja të biznesit. Brenda Grupit tonë ne kemi ngritur strukturën dhe ndjekim me përparësi impaktin që Grupi ynë duhet të japë në komunitet për të sjellë për shoqërinë dhe komunitetin mbështetje dhe ndihmesë.

Vjet lançuam për herë të parë programin “Ideja jote per biznes”- pjesëmarrja dhe interesi ishte shumë i madh si nga Shqipëria, ashtu dhe nga trevat e tjera shqipfolëse. Ajo që vlen të theksohet është fakti që shumë të rinj dhe të reja, të cilët u bënë pjesë e këtij programi, kanë patur mundësinë të njihen me konceptet themelore të ndërtimit të një biznesi, planin e zhvillimit të biznesit, strategjitë e komunikimit dhe marketingut për të promovuar produktet e tyre, dhe i gjithë ky suport është ofruar nga ekspertët më të mirë të fushës të cilët jane pjesë e departamentit të zhvillimit të projekteve pranë Grupit Balfin.

Cilat janë risitë që do të sjellë edicioni i dytë i programit “Ideja jote për Biznes”?

Këtë vit programi ka një ndryshim konceptual, pasi vëmendja kryesore është ndaj propozimeve të ideve inovative të biznesit, me fokus kryesisht tek programet Start-Up. Tashmë është një fakt që shumë programe Start Up kanë ndihmuar në zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë në nivel global. Nga ana tjetër vihet re një dëshirë shumë e madhe e të rinjve në vend për të qenë kontribues në shoqëri dhe në ekonominë e vendit.

Pikerisht, ky është edhe qëllimi i këtij programi – të kontribuojë në ekonominë e vendit e të ndihmojë gjeneratën e ardhshme të inovatorëve shqiptarë të jenë të suksesshëm edhe në tregjet globale. Në këtë këndvështrim, të gjithë ata individë apo grupe individësh që kanë një ide biznesi dhe dëshirojnë ta kthejë atë në një biznes fitimprurës, mund të bëhen pjesë e programit duke ndërtuar një strategji biznesi.

Të gjithe të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet faqes zyrtare të Grupit Balfin www.balfin.al, ku do të gjejnë edhe një informacion më të zgjeruar mbi programin.

Për projektin më të mirë fitues do të ofrohet shpërblim financiar në formën e një granti i cili mendojmë se do të ndihmojë në vënien në jetë të projektit fitues.

Gjithashtu, për fituesin e vendit të dytë do të ofrohet suport në përgatitjen e dokumentacionit të duhur si dhe të orientohet në adresimin e institucioneve financiare dhe atyre mbështetëse për të aplikuar për fonde.

Informacion të plotë mbi programin “Ideja Jote për Biznes” do të keni mundësi të gjeni në faqet zyrtare në rrjetet sociale si dhe duke vizituar www.balfin.al.

Cfarë duhet të dini mbi “Ideja jote per Biznes” ?

“Procesi fillon me paraqitjen e një aplikimi. Pasi të keni dorëzuar kërkesën tuaj për të qenë pjesë e programit, Komisioni Vlerësues do ta marrë atë në shqyrtim. Nëse ideja juaj konsiderohet e vlefshme për të kaluar në fazën tjetër, ju do të njoftoheni dhe do të vazhdoni më tej punën për të ndërtuar një plan të mirëfilltë biznesi duke u kosultuar me profesionistët më të mirë të fushës.

Nëse përzgjidheni si një ndër finalistët e programit atëherë ju do të prezantoni projektin tuaj përpara jurisë, pasi të keni reflektuar rekomandimet në përmirësimin e gjithë elementeve të tij.

Nga kjo fazë do të dalin edhe fituesit të cilët do të kenë mbështetjen e Grupit Balfin në realizimin e ideve të tyre si dhe shansnin për të fituar një çmim monetar për të nisur biznesin.”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 5. Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2017 - 08:03

Kantautori Gjergj Leka pohon se në art nuk ka më krijimtari autentike shqiptare. Sipas tij problemet vijojnë jo vetëm me krijimtarinë muzikore, që në shumë raste lë për të dëshiruar, por kjo duket dhe në gjini të tjera të artit.

Postuar: 21/05/2017 - 07:47

Basketbolli mbylli një kampionat ndryshe nga e shkuara.

Postuar: 17/05/2017 - 07:39

Arkeologu Skënder Muçaj pohon se nuk shikon një të ardhme që të premtojë në fushën e arkeologjisë. Reagimi i prof. dr.

Postuar: 16/05/2017 - 08:44

Anëtari i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Ëashington DC, Janusz Bugajski, ka deklaruar se rusët po e përdorin rajonin për të parandaluar zgjerimin

Postuar: 15/05/2017 - 18:50

Zyrtari i DASH, Brian Hoyt Yee, ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët, pas takimeve që ka zhvilluar me Ramën, Metën e Bashën.

Postuar: 14/05/2017 - 08:00

Në premierën “Lukrecia Borxhia” në skenën e Teatrit Kombëtar aktori Artan Imami vjen me rolin e Don Alfonsos.

Postuar: 14/05/2017 - 07:39

Sporti në Shqipëri ka probleme të shumta, ku më kryesoret janë infrastruktura e dobët e trashëguar dhe dëmtimi në masë i terreneve dhe bazës materiale, ndërsa mangësia e dytë ma