BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

intervista-sport

Agim Canaj: Reja ktheu në Kombëtare besimin që kishte humbur me Panuçin, stadiumi i ri pikënisje për profesionalizëm

Agim Canaj: Reja ktheu në Kombëtare besimin që kishte humbur me

Futbolli shqiptar mori një lajm të mirë këtë muaj, në prag të festave të Nëntorit, pasi ekipi kombëtar do të ketë një shtëpi të re, ultra moderne, një impiant nga më bashkëkohorët në Europë dhe një stadium që shënon një pikë kulmore në investimet sportive. Për shumë specialistë, stadiumi jo vetëm është dinjitoz, por njëherësh duhet të shërbejë si pikënisje për të pasur një futboll profesionist edhe në garat kombëtare. I këtij mendimi është dhe një prej trajnerëve të njohur të kampionatit, Agim Canaj, një nga specialistët më të mirë, ish-futbollist i ekipit përfaqësues. Tekniku mendon se Edi Reja ka bërë një punë të mirë në Kombëtare, duke i kthyer besimin e humbur nga ish-tekniku tjetër italian, Kristian Panuçi. Ndërkohë, Canaj foli dhe për kampionatin, duke evidentuar paqëndrueshmërinë e skuadrave në 12 javët e para të garës, por zgjedh katër ekipe që do të rivalizojnë në fund për titullin. Gjithsesi, në këtë intervistë të dhënë për “SOT”, ai e përqendroi fokusin e tij tek ndeshja e parë ndërkombëtare që do të presë “Air Albania Stadium” në Tiranë.

Luajmë përballë kampionëve të botës, të cilët këtë herë na gjejnë me “shtëpi të re”, pra me një impiant modern. Cili është mendimi juaj për stadiumin dhe për ekipin?

Unë kam luajtur kundër Francës në vitin 1991, në transfertë, dhe kemi humbur 5-0, por situatat nuk janë njëlloj. Franca është një skuadër e madhe, e madhe ishte dhe atëherë, por shumë e fortë është dhe tani. Kjo ia rrit vlerat kësaj ndeshjeje. Sidomos kur kemi parasysh faktin se luajmë në një stadium të ri kombëtar. Unë e vlerësoj shumë këtë, sepse është një investim i madh. Paçka se në klube nuk është investuar, në infrastrukturë është bërë punë dhe kjo punë merr vlerën e duhur me këtë stadium, të cilin nuk po e vlerësojmë vetëm ne, por për të kanë shkruar edhe media prestigjioze ndërkombëtare, sidomos ato italiane. Pra Shqipëria ka tani një stadium shumë modern. Le të shpresojmë që kjo të jetë një pikënisje edhe për Ligjin për Sportin, një mundësi për t’i hapur rrugën Shqipërisë në Europë, pasi dihet nga të gjithë që në Europë më së pari shkohet me sport e me kulturë e pastaj politikisht. Padyshim, ky është impianti më i madh sportiv në vend, investimi më i madh dhe ka kushtuar 75 mln euro, një investim i fuqishëm e modern.

-Po, por kapaciteti nuk është kaq i madh për një kryeqytet, megjithëse ne nuk jemi një vend shumë i madh...

I parë në këtë prizëm duket investim shumë i madh, kolosal, pra me kosto të lartë, por unë nuk mund ta gjykoj kapacitetin, pasi ka pasur inxhinierë e studiues për këtë punë. Unë kam shkuar e kam parë dhe më ka pëlqyer. Të provohet, të jepen edhe mendime, por unë kam mendimin që sot për sot ky është një superstadium.

-Të flasim për skuadrën dhe trajnerin Reja. Teknikët italianë nuk i ndahen “shkollës së tyre”, pra skemës 3-5-2, sidomos kur janë në krye të kombëtares së Shqipërisë. Reja nuk bën përjashtim, madje as ndaj Andorrës. Cili është mendimi juaj për ekipin dhe skemën?

Në këtë ndeshje ne luajmë ndaj kampionëve të botës, kjo i thotë të gjitha. Franca nuk vjen këtu për të kaluar radhën, por vjen për të luajtur e për të fituar, pasi i duhet fitorja për vendin e parë në grup. Ajo është një skuadër e madhe, me lojtarë të frikshëm në aspektin kualitativ. Megjithatë, unë kam konstatuar se ne me skuadrat e forta luajmë shumë fort dhe këtu kujtoj ndeshjen me Greqinë, të cilën e fituam 2-1 në vitin 2004, e atëherë Greqia vinte këtu si kampione e Europës. Pra, kemi mundësi të tregojmë vlera. Nga ana tjetër, humbja me Andorrën na la një shije të hidhur dhe është fakt që në disa takime bëhemi shumë amatorë, me një paraqitje të papranueshme. Në fakt, kjo dilemë na ka shoqëruar gjithnjë, pasi na ka ndodhur dhe në të shkuarën. Ishte e domosdoshme që ta fitonim këtë ndeshje dhe atëherë kur duhet të fitojmë vjen zhgënjimi, gjë që nuk duhet të ndodhë. Konstatimi (kritik) duket i drejtë sepse lojtarët nuk u treguan profesionistë. Në këto ndeshje nuk luhet për kualifikim, por kjo nuk e zbeh misionin për lojë dinjitoze dhe rezultat maksimal. Në këtë kuadër prisnin më shumë, por tani duhet menduar për Francën, e meqë luhet në një stadium të ri skuadra jonë duhet të bëjë më shumë.

-Megjithatë, insistoj që skema ka rëndësi dhe ju si teknik e dini më mirë këtë. Po krijohet një bindje që funksionojmë vetëm me 3-5-2. Pse kështu?

Trajneri është ai që zgjedh, ai e ka këtë ekskluzivitet dhe është e drejtë e tij të zgjedhë modulin që dëshiron dhe elementët që i përshtaten skemës. Por skemat nuk janë të konsoliduara, dua të them nuk janë fikse, ndryshojnë sipas rasteve. Kjo skemë u provua ndaj Francës, nuk dha efekt për shkaqet që dihen tashmë, por ama me këtë skemë fituam me Islandën. Me të njëjtën skemë fituam edhe ndaj Moldavisë, por është fakt që nuk luhet me të njëjtën skemë në të gjitha ndeshjet. Prandaj dhe ndaj Francës duhet të përgatitemi për një ndeshje të vështirë dhe trajneri duhet të zgjedhë modulin e përshtatshëm. Franca është skuadër shumë më lart nesh, pra nuk e përballojmë dot me lojë të hapur dhe kërkohet një modul që i jep skuadrës përparësi në rreshtim. Unë nuk e di si do të veprojë trajneri, por me siguri që ai duhet të ndryshojë diçka, pasi francezët janë “vrastarë”. Shihni lojtarët e tyre se sa të shpejtë janë si Mbape, Grizman etj. Gjithsesi, luajmë në shtëpinë tonë, para publikut tonë dhe duhet të tregojmë maturi. T’i rezistojmë një kundërshtari që ka shumë cilësi, që ka lojtarë të nivelit më të lartë. Por pozitive është që luajmë në një ambient modern, me shumë spektatorë dhe padyshim një ndeshje ku kërkohet reflektimi i duhur.

-Kemi folur për skuadrën dhe skemën e lojës, por jo për trajnerin, i cili ka bërë mjaft ndryshime. Flitet për kontratën e tij që tani, pra për rinovim, por mosha e tij 74 vjeç të step. A mendoni se duhet rinovuar me Rejën?

Trajneri është pozitiv dhe është fakt që aventura e tij ka qenë pozitive në një kohë të shkurtër. Në trajning nuk varet mosha e re apo e vjetër e trajnerit, sesa idetë e tij. Pra një trajner matet nga puna, metodat që aplikon etj. Ai është një specialist, padiskutim, nuk njeh moshë dhe vlerëson elementët. Mos harrojmë që Reja ktheu në Kombëtare besimin që kishte humbur me Panuçin. Tani, do të jetë ky apo një tjetër në krye të skuadrës nuk di ta them, por është fakt që Reja ka bërë ndryshime pozitive, ka afruar lojtarë të rinj, ka dhënë shenja të mira. Në psikologjinë e skuadrës shqiptare ka tentuar të ngulisë profesionalizmin. Edhe Kosova ka trajner në moshë të madhe, por ka pasur një edicion pozitiv, me arritje dhe Kosova është shndërruar në një skuadër solide, e përparuar, sfidon edhe skuadrat e mëdha. Unë kam besim që edhe Kombëtarja e Shqipërisë do të arrijë në të ardhmen të jetë më e fortë dhe të marrë rezultate, pasi po shoh që ka kontigjent premtues.

-Po dalim paksa jashtë teme, le të flasim për kampionatin, i cili ka një nivel larg viteve të kaluara, me oshilacione të shprehura të skuadrave në lojë e rezultate, por ka një element domethënës që ka të bëjë me rivalitetin për titull nga shumë skuadra, pasi diferenca midis vendit të parë dhe vendit të shtatë është pak pikë. Çfarë sezoni është ky?

Ju e shtruat pyetjen me konstatim faktesh dhe keni të drejtë, pasi skuadrat tona janë me shumë gabime, të pakonsoliduara dhe me luhatje të mëdha. Më parë kishim Partizanin, Skënderbeun dhe Kukësin rivalë për titull, por tani i shohim këto skuadra të luhatura. 6-7 pikë është diferenca midis vendit të parë e vendit të shtatë dhe kjo tregon se skuadrat pretendente nuk po gjejnë ritmin e duhur, po gabojnë dhe po humbasin ndeshje të rëndësishme që mund të shërbenin si kapërcim i krizës së momentit në rezultate. Shkurt, ka paqëndrueshmëri në rrugëtimin e tyre. Kam parë që skuadrat pretendente nuk arrijnë të krijojnë dominancë as me ekipet e fundtabelës, si Luftëtarin. Partizani dhe Kukësi kanë grupe cilësore krahasuar me rivalët dhe duhet të krijonin shkëputje, por nuk kanë gjetur ekuilibrat e duhur të funksionimit. Pra kjo është situata, e cila me anë të shifrave na kujton që është një sezon disi i paqëndrueshëm për ecurinë e skuadrave, sidomos atyre të kreut. Gjithsesi, ka ende garë, duhet parë ecuria e skuadrave dhe natyrisht lëvizjet që ato do të bëjnë në vazhdim.

-Së fundmi, duke qenë trajner, nëse do t’u jepej mundësia të merrni drejtimin e një skuadre në futbollin shqiptar në këto momente, kë do të zgjidhnit?

Siç e dini, unë kam drejtuar shumë skuadra në futbollin shqiptar, të niveleve të ndryshme, qoftë nga ekipet që luftojnë për titull, por edhe ato që luftojnë për mbijetesë. Në këto vitet e fundit Skënderbeu ka qenë ekipi më i kompletuar, qoftë nga konsolidimi i grupit, infrastruktura, menaxhimi dhe ky është një fakt i ditur pavarësisht çfarë ndodhi më pas me klubin. Edhe Partizani ka qenë skuadër e qëndrueshme nën drejtimin e presidentit Gazmend Demi, një skuadër që ruan staturë pretendenteje. Edhe Kukësi ka spikatur këta vite, duke qenë ekip pretendent dhe kjo falë egos së madhe që ka pasur presidenti Gjici. Të tria këto skuadra kanë ambiciet e tyre, janë të organizuara etj, por unë në garën për titull të këtij sezoni, duke hequr Skënderbeun si mundësi për problemet që dihen, shoh katër skuadra favorite që janë Partizani, Kukësi, Teuta dhe Laçi. Sigurisht që është herët për të dhënë konkluzione, ka ende shumë garë, por pavarësisht oshilacioneve, këto skuadra kanë më shumë cilësi në raport me kundërshtarët dhe besoj se do të jenë pretendente për titull.

Intervistoi: Adriatik BALLA