BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-dossier

Arben Milori: Na duhet Liga Profesioniste, por me këta presidentë është e vështirë

Arben Milori: Na duhet Liga Profesioniste, por me këta presidentë

Kur po i drejtohemi pak nga pak fundit të merkatos verore dhe startit të sezonit të ri, duket se ekipet që rivalizuan vjet për titullin kampion, nisur nga përbërja e grupit dhe investimet që kanë bërë, do të jenë dhe në sezonin e ri pretendentë për trofeun. Por, në këtë periudhë transferimesh verore, vëmendja shkoi më së shumti tek ardhja e Kristian Panuçit në krye të Kombëtares, duke zëvendësuar italianin tjetër Xhani De Biazi, i cili dha dorëheqjen. Jo vetëm kaq, por italianët duket se po “pushtojnë” dhe Superioren, pasi, Partizani për shembull, ka trajnerin dhe drejtorin e përgjithshëm italian, respektivisht Juliano dhe Moxhi. Ngjarja e tretë që ngjalli jo pak interes është mbledhja e presidentëve të klubeve në FSHF për krijimin e Ligës Profesioniste, por pa dalë në një marrëveshje konkrete. Duke folur për këto zhvillime, por edhe për ecurinë mjaft pozitive të Skënderbeut në Europa League, ish-futbollisti dinamovit Arben Milori, thekson për “SOT” se lëvizjet kanë të mirat dhe të këqijat e tyre dhe duhen parë në kompleks. Këtë këndvështrim ai e ndan me lexuesit e gazetës të bazuar në pritshmëritë që kanë personazhet që janë në qendër të këtyre lëvizjeve. Milori ka fjalë të mira për Skënderbeun që po tregon vazhdimësi në kampionat dhe në Europë, duke qenë i bindur se klubi korçar funksionon ndryshe nga të tjerët dhe ka vizion, ndërsa për Moxhin mendon se do të jetë koha që do të tregojë se sa i vlefshëm do të jetë te Partizani. Por ai beson se imazhi me Moxhin dëmtohet.

 

Shorti i hedhur të premten në Nion, vuri përballë Skënderbeut Dinamon e Zagrebit, një skuadër me të cilën është përballur dhe më parë. Si e shihni ecurinë e skuadrës korçare në Europa League dhe sa janë shanset e saj për kualifikim?

Ecurinë e Skënderbeut unë e shoh pozitive. Të kalosh tre ture kualifikuese... duket që është një punë shumë e mirë. Për mendimin tim Skënderbeu është ekipi më profesionist në Shqipëri. Ka kaq vite që luan në nivele të larta, sepse ka një strategji afatgjatë si klub. Këto i kanë dhënë avantazhe në kampionat dhe strategjia po jep rezultate. Është ekip që rikuperon, ka buxhet. Sepse ky sistem, përfshi dhe futbollin, matet me para. Kundërshtari, Dinamo e Zagrebit, është ekip i madh, me organizim shumë të mirë e buxhet të lartë. Kjo ia vështirëson gjërat Skënderbeut dhe duhet të pranojmë se Dinamo është favorite. Dinamo është një klub që ka prioritet prodhimin e lojtarëve. Janë më cilësorë se Mlados të cilin e eliminoi Skënderbeu. Pra janë pretendentë, megjithëse lojës nuk i dihet. Ndryshimi mes Dinamos së Zagrebit dhe skuadrave tona është se Dinamo shpenzon pak e prodhon shumë, pra edhe fiton shumë, kurse klubet tona shpenzojnë shumë e nuk prodhojnë, pra fitojnë pak. Sa i takon Skënderbeut në këtë drejtim, mbetet më i miri në Shqipëri, sepse ka rezidencën, terrenet, strategjinë etj, pra përmbush standardet. Të shpresojmë për një surprizë kundër Dinamos.

Nuk mund të lëmë jashtë vëmendjes ardhjen e Luçiano Moxhit në Shqipëri, tek Partizani. Dihet që Moxhi luan në treg me marifetet e tij. Në Itali është i dënuar, por gjeti Shqipërinë për t’u rikthyer. Si e shihni praninë e tij në futbollin tonë dhe a do të ketë përfitime Partizani nga Moxhi?

Si menaxher e organizator është pozitiv, por problemi është se vjen nga një dënim në Itali, pra ka njollë dhe kjo dëmton imazhin e klubit. Këtu ka një handikap, sepse në Itali ku ai ka pasur sukses nuk i lejohet të merret më me futboll, por çuditërisht gjen hapësirë këtu tek ne. Në Itali i dënuar, por gjen strehim në Shqipëri, por Shqipëria s’mund të jetë qendër rehabilitimi për njerëz të tillë. Kësaj i thonë të marrësh një të dënuar dhe ta bësh hero në Shqipëri. Gjithsesi, duhet të presim për të parë se çfarë do të bëjë Moxhi te Partizani. Jam skeptik, por mund të rezultojë edhe pozitiv prania e tij, kjo duhet parë.

Pak kohë më parë në FSHF u mblodhën, por pa sukses, presidentët e klubeve për të krijuar Ligën Profesioniste. Natyrisht, bota me futboll të zhvilluar i ka ligat e veta. A është e mundur Liga Profesioniste me këta presidentë që kanë klubet tona?

Nëse liga realizohet do të jetë një hap mjaft pozitiv. Kjo do të thotë se do të shkëputet nga varësia e federatës, sepse vetmenaxhohet dhe organizohet më mirë. Liga ndihmon edhe në drejtimin e arbitrimit dhe në shumë aspekte të tjera. Por këtu lindin disa pikëpyetje që lidhen me presidentët. Pra kush janë aktorët, apo personazhet që do ta bëjnë? Po me buxhetin si do të veprohet? Se liga kërkon klube që kanë buxhet të mirë... Unë jam skeptik, sepse liga brenda federatës nuk funksionon dhe me këta presidentë bëhet e vështirë. Nuk kemi nevojë për një ligë sa për të thënë, por për një ligë serioze, me presidentë seriozë dhe me klube që deklarojnë dhe janë transparentë me buxhetin.

Në krye të Kombëtares ka ardhur një trajner i ri, Panuçi, emër i madh i futbollit italian. Cili është mendimi juaj për këtë lëvizje?

Panuçi po merr një ekip të gatshëm, desha të them të ndërtuar mirë dhe ky është avantazhi që ka. Lojtarët nuk janë të një niveli shumë të lartë, por janë elementë të mirë, që kanë frymë grupi. Sa më takon mua, do të preferoja një trajner spanjoll, ose holandez. Italianët luajnë vetëm në mbrojtje, kjo është shkolla e tyre dhe Panuçi nuk do të bëjë gjë tjetër sa i takon taktikës. Ne jemi një skuadër që kemi probleme në sulm, realizojmë pak dhe ky është problem. Nga ana tjetër, disa lojtarë po e mbyllin ciklin dhe Panuçit i del për detyrë të gjejë zëvendësuesit. Duhet një rinovim me lojtarë nga U-19 dhe U-21, të tillë si Grezda, Bare e Çekiçi, ndoshta dhe të tjerë, pra duhen provuar të rinjtë. Mbi të gjitha, Panuçit i duhet të ruajë ekuilibrat në grup, sepse karakteri i shqiptarëve në përgjithësi por edhe i skuadrës kombëtare ka mangësitë e veta. Kjo është një “sëmundje” e vjetër e lojtarëve tanë. Mua më pëlqen të jem optimist për ardhjen dhe punën e Panuçit. Të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet.

Ai tani vonë e ka nisur karrierën e trajnerit, por fakti që ka punuar me Kapelon si lojtar e trajner është domethënës. Sa vlerë ka kjo?

Kapelo si trajner është provuar më parë nëpër klube dhe në klube të mëdha, si Milan, Juventus, Roma, Real Madrid. Para se të shkonte të merrte drejtimin e kombëtareve kishte shumë eksperiencë me klubet. Panuçi e ka ndjekur dhe ka qenë ndihmësi i tij tek përfaqësuesja ruse. Të shohim se sa sukses do të ketë me ekipin tonë, por premisat janë të mira, sepse ai po gjen një skuadër që ka lojtarë të mirë.

Ndoshta problemi më i madh i futbollit tonë janë klubet, të cilat nuk prodhojnë lojtarë. Vllaznia, Tirana, Partizani e Dinamo kanë qenë pararojë e klubeve që nxirrnin vazhdimisht talente, sot s’i shohim gjëkundi. Ju vetë keni folur edhe më herët për këtë shqetësim, sepse është fakt se në vitet e fundit asnjë klub i Superiores nuk prodhon lojtarë që kapin ekipin kombëtar. A nuk është ky një dështim total i klubeve?

Me kohën kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Jemi para një fakti që është shqetësues, padyshim. Kjo tregon punën e dobët që bëjnë klubet me skuadrat zinxhirë, pra me moshat. Trajnerët e ekipeve të të rinjve s’dihet ku janë, ndërsa klubet vetë nuk kanë kërkesa. Në rininë tonë të paktën klubet ishin të organizuara dhe u kushtohej rëndësi moshave. Mangësia qëndron se nuk ka kërkesë llogarie në stërvitjen e ekipeve të moshave dhe teknikët nuk njohin programet e zhvillimit dhe kjo e sqaron faktin se ne kemi akademi, por ato nuk prodhojnë lojtarë.

Federata ka punuar në këtë drejtim, ka dhënë licensa për shumë trajnerë futbolli...

Federata jep licensa, dakord, por nuk mund të bëhesh trajner me një kurs njëmujor, kjo është qesharake. Duhet të bësh shkollë që të bëhesh trajner. Si çdo profesion tjetër, edhe trajneri i futbollit kërkon shkollën e tij. Ka një ose dy trajnerë të mirë, por duhen shumë, veçanërisht tek moshat. Një tjetër mangësi është mungesa e unifikimit të programit afatgjatë. Kur një fëmijë i futet futbollit, në çdo klub apo qytet qoftë, duhet të nisë me të njëjtin program dhe të mësojë që në fillim skemat e lojës. Nisin nga U-8 dhe të gjithë ata që nisin në këtë moshë, kur shkojnë 17 vjeç duhet ta kenë përvetësuar programin. Kështu operojnë vendet që kanë futboll të zhvilluar si Gjermania, Holanda e Spanja, këtë duhet të ndjekim edhe ne. Duhet të ketë një unifikim të programit stërvitor në rang kombëtar, pra një program për 10 vjet. Këtë e vërteton fakti se Gjermania e Spanja që aplikojnë këtë sistem modern, kanë shumë sukses me ekipet e moshave, sepse ata kanë punuar me projekte afatgjata.

Edhe këtu tek ne pretendohet se po punohet mirë me moshat, por çështja lind a mund të përshtatet programi i huazuar. Mundet?

Këtu tek ne puna me moshat shkon keq, s’ka seriozitet. Unë kam parë ndeshjen kryesore në U-19 Vllaznia-Partizani dhe nuk lexohej asgjë, s’kishte fare futboll modern. Luhej loja, por s’kishte futboll vizionar, ky është problemi. Po nuk ndryshoi mentaliteti nuk ndryshon as gjendja. Materiali (programi) përkthehet dhe u jepe trajnerëve të moshave që ta zbatojnë, duke nisur nga U-8. Kjo është filozofia ku duhet të operojnë klubet dhe FSHF. Sigurisht, në Shqipëri kjo bëhet e vështirë sepse ka mangësi të mëdha në infrastrukturë. Tirana që kishte shumë fusha, sot ka shumë pak dhe ka domosdoshmëri për terrene. Federata është rregullatore, por duhet të jetë më aktive, sepse këtu në kryeqytet ka shumë lojtarë të vegjël. Federata ka sektorët e saj që kanë zyrat në institucion, pra ka persona përgjegjës për këtë punë. Me çfarë merren ata, përse paguhen? Mos harrojmë, më përpara klubet prodhonin lojtarë dhe nxiteshin ta bënin këtë. Klubi që prodhonte futbollistë vlerësohej.

A besoni se do të përmirësohet gjendja me moshat?

Uroj që futbolli ynë të jetë sa më afër futbollit modern europian. Ne nuk jemi vend i zhvilluar dhe i kemi mundësitë financiare të kufizuara, plus që na mungon infrastruktura e nevojshme, apo dhe baza materiale. Këtu vijnë lojtarë të huaj, që paguhen mirë. Disa kanë cilësi, por jo të gjithë. E ardhmja duhet të fokusohet tek prodhimi vendas. “Po nuk prodhove lojtarë vetë, nuk ke gjë në terezi” - kjo duhet të jetë motoja.

 

Intervistoi: Adriatik BALLA

 

Më të lexuarat