BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

aktualitet-dossier

Arben Sako: Volejbolli në Shqipëri më lart se basketbolli, shqetësim orët e kufizuara të stërvitjes

Arben Sako: Volejbolli në Shqipëri më lart se basketbolli,

Volejbolli i meshkujve ka një përtëritje të fortë gjatë viteve të fundit, dëshmuar me rritjen e cilësisë në kampionat, futjen në garën e rivalitetit për titull të shumë skuadrave dhe padyshim një performancë cilësore e skuadrave tona të volejbollit në aktivitetet ndërkombëtare. Sigurisht, vështirësitë ekzistojnë, sepse ka ende probleme me infrastrukturën, menaxhimin, varësitë nga bashkitë që nuk lëvrojnë fonde për sportin, probleme mentaliteti etj, por e përgjithshmja në volejboll është pozitive dhe ka një trend në rritje të cilësisë sportive. Madje volejbolli është më mirë sesa basketbolli, të paktën në aspektin e përfaqësimit ndërkombëtar dhe i këtij mendimi është dhe një prej teknikëve të njohur të volejbollit të meshkujve, trajneri aktual i Erzenit dhe Kombëtares U-20, Arben Sako. Në intervistën e dhënë për gazetën “Sot”, Sako bën një analizë të ecurisë së skuadrës së tij në këto javë të para të sezonit, pritshmëritë në Challenge Cup, ku shorti, si rrallë ndonjëherë, i ka vënë përpara Partizanin e Ylli Tomorit, ndërsa ka fjalë të mira për ekipet kombëtare të moshave dhe kombëtaren e madhe të drejtuar nga Jani Melka.

-Kampionati ka nisur dhe skuadra juaj, Erzeni, është një nga pretendentet për titull. Në kuadër të kësaj pjese të parë të garës, si qëndrojnë ekuilibrat e forcave mes klubeve dhe cilat janë pritshmëritë e Erzenit?

Erzeni në volejboll për meshkuj është pretendent në çdo garë dhe ka ambiciet e veta për trofe si në kupë, ashtu dhe në kampionat. Për momentin ndodhemi në vend të parë, me katër fitore të plota. Por problemi, që do ta quaja serioz, është përgatitja në dy fronte, si në kuadër të kampionatit, ashtu dhe në kuadër të Challenge Cup, ku kemi pretendimet tona. Jam optimist, sigurisht, sepse shoh që Erzeni më bindet dhe kemi objektiv të qartë për të fituar çdo gjë gjatë këtij sezoni.

-Brenda këtij kuadri, cili është mendimi juaj për nivelin e volejbollit të meshkujve në Shqipëri?

Volejbolli i meshkujve ka bërë një hop cilësor nga viti në vit. Ky është një fakt tashmë. Nuk është vetëm Erzeni që pretendon trofe, pasi në garë janë 3-4 ekipe që kanë pretendime për titullin. Por siç thashë, Erzeni, jo pse jam unë trajneri i kësaj skuadre, është favorit. E thashë që kemi probleme dhe është normale të kesh probleme në mjedisin ku operojmë, por po përpiqemi t’i eliminojmë.

-Kur flisni për problemet, për çfarë e keni fjalën, konkretisht?

Problemi kryesor ka të bëjë me kohëzgjatjen e stërvitjes, e cila është vetëm dy orë në ditë, shumë pak për skuadrat profesioniste. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh pasi lojtarët, në pjesën dërrmuese të tyre, punojnë gjetkë, në punët e tyre dhe nuk kanë mundësi. Është një gjysmë dite e shkuar dëm dhe nëse kjo do të shfrytëzohej do të kishim sot një nivel shumë më të mirë. Sepse e vërteta është se Shqipërisë, në këtë sport, nuk i mungojnë as talentet e as tradita, por duhet thjesht më shumë punë.

-Kush e dëshmon këtë?

Janë lojtarët tanë që luajnë në Europë që flasin më mirë për këto aspekte të volejbollit shqiptar. Janë 7 lojtarë të Kombëtares së volejbollit të meshkujve që luajnë në Europë dhe ata kanë dalë nga klubet shqiptare, janë prodhim i Shqipërisë. Pra volejbolli ynë mund të rivalizojë volejbollin elitar europian nëse do të punohej më mirë në aspektin e stërvitshmërisë. Ju duhet ta dini nga aktivitetet e fundit që Shqipëria e meshkujve në volejboll për një set nuk arriti të kualifikohet në një raund më lart në Europë. Kjo nuk na vë aspak në gjumë, përkundrazi, na motivon që këto objektiva t’i arrijmë në të ardhmen e afërt. Mendoj se lojtarët më të mirë të kampionatit duhet të shkojnë në Europë, të luajnë në kampionate cilësore, pasi kështu do të kishim një përfaqësuese akoma më produktive. Edhe niveli i kampionatit tonë nuk është i dobët, madje është në nivel të mirë. Siç e thashë më lart, lojtarët tanë që luajnë në Europë kanë dalë nga klubet tona. Dhe nuk është vetëm puna e lojtarëve, por edhe e trajnerëve tanë, që kanë punuar me përkushtim, e them këtë pa modesti, sepse ky është një fakt kuptimplotë për punën që bëhet në volejbollin shqiptar.

-Shorti ka ofruar surprizë të madhe për ju në Europë. Na thoni diçka për shortin në Challenge Cup dhe çfarë objektivash keni?

Challenge Cup është një aktivitet i rëndësishëm në volejbollin europian dhe është një shkallë poshtë Champions League. Goglat kanë dhuruar surpriza, sepse vunë përballë njëra-tjetrës dy skuadra të kampionatit shqiptar. Me pak fjalë, Erzeni do të përballet në këtë aktivitet me Partizanin e Tiranës. Ndeshjen e parë do ta luajmë në Sallën Sportive të lojërave me dorë “Feti Borova”, në kryeqytet, më 13 nëntor, kurse ndeshja e kthimit në Shijak më 27 nëntor. Fituesja do të ndeshet në raundin tjetër me një skuadër të Milanos, që është shumë e fortë. Unë shpresoj që Erzeni të bëjë më të mirën edhe në këtë aktivitet.

-Paskeni një duel të fortë me rivalin tuaj në kampionat, trajnerin e njohur Ylli Tomori. Keni ndonjë sfidë ndaj tij?

Tomori është rival shumë i fortë, ia di vlerat, por kjo është një sfidë e hapur, disi ndryshe nga ballafaqimet në kampionat, pasi është duel për një kompeticion të rëndësishëm të federatës europiane të volejbollit. Në ballafaqimin e parë që patëm në kuadër të këtij sezoni, fituam ne, por në Europë është diçka tjetër. Sidoqoftë, po përgatitemi edhe për këto dy sfida, ku shorti na dhuroi një përballje brenda-shqiptare.

-Insistoj që vetëm pak klube kanë cilësi, të tjerët janë në garë sa për numër. Dua të them që ka një hendek të madh midis skuadrave që pretendojnë dhe atyre të fundtabelës. Sa ndikon kjo në një kampionat si yni?

Nuk jam dakord me konstatimin tuaj, sepse në kampionatin shqiptar të volejbollit të meshkujve ka 4-5 skuadra që luftojnë për trofe, janë skuadra që kanë dinjitet në garë, por shumë gjëra do të varen nga merkato e dimrit. Kjo ndodh pasi lojtarët e huaj kanë kosto dhe klubet nuk i bëjnë përforcimet me këto elementë në shtator, por në janar që të kenë më pak kosto dhe të ndikojnë në rezultat në pjesën e dytë të sezonit. Janë dy skuadra që nuk e kanë nivelin e pretendentëve, si Elbasani dhe Teuta, por këto klube kanë traditë në volejbollin e meshkujve. Më vjen keq që bashkitë e tyre respektive nuk investojnë mjaftueshëm për këto skuadra që kanë një emër të spikatur në volejbollin tonë.

-Volejbolli nuk janë vetëm skuadrat e elitës, por edhe ato të moshave, se lojtar nuk bëhesh në një ditë, ky është një proces i gjatë që nis nga fëmijëria e deri në moshë madhore. Si paraqitet gjendja me ekipet zinxhirë?

Klubet kryesore në volejboll e kanë të organizuar mirë sistemin dhe kanë ekipet e tyre zinxhirë. Padyshim, unë mund të flas për Erzenin këtu dhe Erzeni është organizuar si duhet, me fëmijët, paratërinjtë e të rinjtë, që janë bazë furnizimi për ekipin e parë. Por si Shijaku këtë organizim e kanë edhe klubet e Tiranës. Pra, baza e këtyre klubeve është e garantuar. Megjithatë, për të rritur nivelin nevojiten edhe lojtarë të huaj, si suport për të pasur më shumë cilësi. Sepse lojtarët e huaj që vijnë në kampionatin tonë janë profesionistë, kanë cilësi dhe sjellin eksperiencën e tyre. Edhe marrin eksperiencë, natyrisht, por në tërësi ne kemi leverdi sepse rrisin nivelin e kampionatit. Duhet ta pranojmë që profesionalizmi atje nga vijnë këta lojtarë është më lart se tek ne. Në Shqipëri volejbolli është ende amator dhe ne kemi sakrifica në këtë drejtim. Na nevojitet një ligj sponsorizimesh që i jep drejtim aspektit financiar. Dhe duhet bërë, sepse Shqipërisë nuk i mungojnë elementët cilësorë. I kthehem asaj që thashë më lart, na mungon stërvitja në kushte elitare profesionistësh që shkon mbi 800 orë në sezon, kurse ne bëjmë 300-400 orë, gjysmën e tyre. Pra stërvitja që bëjmë ne gjatë një sezoni është e paktë dhe e pamjaftueshme.

-Si në çdo sport tjetër, rëndësi ka edhe kuadri teknik. Sa i përmbushin trajnerët tanë kriteret dhe objektivat e volejbollit?

Kjo është një pyetje me vend, pasi pa kuadër të aftë teknik nuk mund të ketë nivel volejbolli të arrirë. Në këtë pikë është për t’u falënderuar Federata Shqiptare e Volejbollit dhe presidenti i saj, të cilët kanë sjellë këtu lektorë të huaj dhe kanë shpërndarë licenca, duke u dhënë mundësinë teknikëve tanë të rrisin nivelin e në të njëjtën kohë të marrin drejtimin e ekipeve të të rinjve. Pra është diçka e mirë dhe besoj se kjo strategji do të vazhdojë, pasi është suport i madh. E theksoj, për këtë duhen falënderuar presidenti dhe federata. Teknikët tanë të volejbollit janë shumë të mirë. Me modesti mund të them se nën drejtimin e skuadrës kombëtare të U-20, ku unë isha trajner, morëm medalje bronzi në aktivitetin e para disa muajve, ku humbëm vetëm një ndeshje, madje arritëm të mposhtim “Serbinë e madhe”, Greqinë etj. Mos harroni, ne kemi trajner të ekipit kombëtar Jani Melkën, një vlerë e shtuar e volejbollit tonë. Është nder për mua që e kam koleg dhe e përshëndes, sepse është njeri i madh, teknik i madh, i përkushtuar në profesion dhe ka bërë një punë të mrekullueshme me skuadrën përfaqësuese.

-Nuk është vetëm kuadri teknik, një tjetër hallkë për të pasur volejboll të mirë është arbitrimi. Si paraqiten niveli i gjykimit në volejbollin shqiptar?

Volejbolli është sport elitar në Shqipëri dhe arbitrat tanë janë të nivelit ndërkombëtar. Kemi 5-6 gjyqtarë që arbitrojnë në nivel elitar europian. Problemet në këtë drejtim janë minimale, sepse volejbolli, krejt ndryshe nga sportet e tjerë është sport intelektual, më i qetë, më cilësor.

-Megjithatë, më lejoni t’ju provokoj paksa. Basketbolli ka nisur të mbushë impiantet, kurse në ndeshjet e volejbollit pallatet e sportit janë bosh...

Nuk qëndron kjo në aspektin absolut. Në basketboll impiantet kanë qenë plot vetëm në ndeshjet finale e të rëndësishme sikurse ka ndodhur mes Gogës dhe Teutës sezonin e kaluar. Por në përbërje të këtyre skuadrave 90% e lojtarëve janë të huaj. Unë mund t’ju siguroj se finalja mes Erzenit dhe Partizanit në volejboll për meshkuj është ndjekur nga 1300 vetë. Por në volejbollin shqiptar ka një risi, që ndeshjet janë në livescore, pra shihen direkt në “You Tube” dhe janë shumë më të ndjekur se ndeshjet e basketbollit. Volejbolli në këtë moment është sport më elitar se basketbolli, më cilësor dhe më i ndjekur. Që të jemi të qartë, pasqyra e një sporti është niveli i tij i përfaqësimit ndërkombëtar. Basketbolli nuk i ka rezultatet tona dhe arritjet tona, ky është fakt i pamohueshëm, sepse ne luajmë si të barabartë me rivalët tanë ndërkombëtar në aktivitetet më të rëndësishme europiane, qoftë me ekipet kombëtare ashtu dhe në nivel klubesh.

Intervistoi: Adriatik BALLA