BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

aktualitet-dossier

Armando Cungu: Kampionati ka regres, në Kombëtare ky brez e ka mbyllur ciklin

Armando Cungu: Kampionati ka regres, në Kombëtare ky brez e ka mbyllur

Futbolli shqiptar ka ulje-ngritjet e tij, arritjet por edhe problemet, ndërkohë që prezantimi në kupat e Europës këtë edicion ishte dëshmi e një tkurrje, apo më saktë një regresi, krahasuar sidomos me performancën dhe rezultatet që Kukësi, e veçanërisht Skënderbeu, kishin regjistruar në këto aktivitete për disa vite radhazi. Kështu mendon edhe një prej teknikëve të spikatur të Superiores, trajneri energjik Armando Cungu, i cili është tërhequr paksa, në pritje të momentit të tij, që nënkupton në pritje të një projekti serioz nga ndonjë klub i elitës. Cungu ka argumentet e tij për çështjet, sidomos kur është fjala për cilësinë e garës, punën me ekipet dhe veçanërisht të rinjtë, duke dhënë edhe këshillat e tij për përmirësimin e situatës. Në këtë intervistë të dhënë për gazetën “SOT”, nuk mungoi opinioni i Cungut për Kombëtaren, ecurinë e saj dhe pritshmëritë, por dukshëm tekniku shkodran ka bindjen se brezi aktual është “cikël i mbyllur” dhe insiston të punohet më fort me të rinjtë. Madje Cungu hedh edhe idenë e tij për praninë e lojtarëve të huaj, që në formacion të mos jenë më shumë se dy.

 

- Ka ca kohë që trajneri Armand Cungu nuk po ndihet. Ç’po ndodh me ju, a keni ndonjë projekt për të drejtuar ndonjë skuadër?

Për momentin po bëj pushim, sepse nuk ka asgjë serioze për t’u marrë. Dua të them se nuk më kanë munguar ofertat, por siç e kam thënë dhe më parë do të vlerësoj mundësinë e kthimit vetëm kur të shfaqet një ofertë serioze dhe një projekt serioz për të ardhmen. Kështu si janë gjërat duket pak e vështirë, pasi ka shumë probleme aktualisht futbolli ynë. Shihni Superligën, e cila ka probleme pafund. Deri në momentin e startit të kampionatit katër ekipe nuk plotësonin kushtet për regjistrim. U bë ç’u bë dhe mezi ia dolën të ishin pjesë e garës, sepse ishin të papërgatitur për të luajtur. Pra kemi të bëjmë me një situatë krize, kryesisht financiare, por edhe me çështje organizimi. Pra janë këto probleme që nuk më japin shtysë të kthehem, paçka se oferta kam pasur. Siç thashë, do të shoh mundësinë e rikthimit vetëm për një projekt serioz.

- E të mendosh se ju ishit tekniku energjik, qoftë në dy eksperiencat tuaja me Kukësin, por edhe me të tjerët, përfshi dhe ekipin e zemrës, Vllazninë. Kë quani apo vlerësoni ju “projekt serioz”?

Unë nuk dua spaleta. Kam treguar me punën time dhe përkushtimin ato gjëra që mendoj se i duhen futbollit. Kam qenë tek Kukësi, por edhe tek Laçi, i cili është një ekip serioz, me dëshirën të bëj diçka të mirë, por edhe tek Vllaznia për të dhënë kontributin tim. Kur them serioz kam parasysh ato projekte që kanë garanci financiare. Dihet që aktorët në fushë janë futbollistët, kurse trajneri është regjisori. Një regjisor nuk ka çfarë bën nëse aktorët nuk paguhen. Jetojmë në kapitalizëm dhe financat janë baza e gjithçkaje. Boll më me premtime, sepse lojtarët duhet të çojnë lekët në shtëpi. Nëse lojtari nuk paguhet, ai s’ka motiv të luajë.

- Mund të flasim për shumë skuadra të kampionatit, por si shkodran që jeni nuk i shmangeni dot Vllaznisë. Duket se politika e ka dëmtuar Vllazninë, apo jo?

Në Shkodër Vllaznia është fe, është religjion, sepse Shkodra jeton me futbollin dhe është krenuar me skuadrën. Por në këto 7 vjetët e fundit s’është askush krenar për skuadrën. Vllaznia po përdoret, por kjo vlen dhe për skuadra të tjera. Duhet që kjo skuadër të shihet me sy tjetër sepse Shkodra jeton me Vllazninë dhe për këtë arsye ky ekip është pjesë e çdo shkodrani. Dhe të vjen keq për Vllazninë, për kampionatin shqiptar në tërësi, sepse ekipet përdoren politikisht. Në fakt, ndodh që bëhet mirë kur ndërhyjnë, pasi mund të japin impulse zhvillimi, por këtu ndërhyrja është bërë për keq.

- Kampionatit i janë luajtur javët e para. Cilat janë përshtypjet tuaja për këtë edicion?

Kampionati ka probleme, kjo është e dukshme dhe ne e përmendëm që problemi kryesor është financiar. Dhe kjo është një mangësi vendimtare. Sepse organizimi dhe gjithçka tjetër varet nga fondet. Kjo shprehet dhe në nivelin e garës dhe në ecurinë e saj, sepse gjërat janë të lidhura si hallkat e një zinxhiri të gjatë. Fytyra e këtyre javëve të para është mungesa e stabilitetit në lojë e rezultate për shumicën e skuadrave. Në aspektin e pritshmërive apo më saktë pretendimeve, shoh Partizanin dhe Kukësin si favoritë, të cilëve u shtohet edhe Tirana, por edhe këto kanë probleme, pasi, e nënvizoj, kanë oshilacione në ecurinë e tyre. Sidoqoftë, është herët për të folur për favoritët dhe pretendentët e mundshëm, sepse gara është ende në hapat e parë të saj.

- Janë disa elementë negativë të futbollit tonë që vijnë si sfidë për të gjithë ne, veçmas për ju teknikët. Kampionatit i mungojnë sulmuesit, bëhet lojë e ngadaltë sepse futbollistët vrapojnë pak (rreth 7-8 km), ndërsa klubet prodhojnë shumë pak elementë cilësorë për ekipin kombëtar e të fundit që kanë ardhur nga klubet janë të shumë viteve më parë. Sa qëndrojnë këto konstatime?

Nuk jam dakord me gjithçka që thatë, edhe pse një pjesë e konstatimeve qëndrojnë. Po ju jap një shembull, Balaj e Vajushi, të dalë nga kampionati ynë, nuk janë të hershëm, përkundrazi, por do të fokusohesha tek Uzuni, i cili është pjesë e Kombëtares. Askush nuk besoi tek ai djalë, por tek Laçi i besuan dhe u dhanë provat për një lojtar të rëndësishëm. Më pas kaloi në Kroaci dhe kapi Kombëtaren. Pra Shqipëria ka talente, padiskutim, por këtu nuk ka durim, sepse elementi të bëhet për nivelin e Kombëtares do shumë punë. Nuk vijnë talentet dhe rezultatet me një ditë. Klubet i marrin lojtarët të gatshëm, të huaj, por nuk bëhet futbolli kombëtar kështu, duke mos u kushtuar rëndësi elementëve të rinj në klubet tona. E thënë shkurt, Shqipëria duhet të prodhojë lojtarët e vet. Jam dakord që këtu futbolli është i ngadaltë, por kam prova që lojtarët shqiptarë vrapojnë. Kam drejtuar Kukësin dhe kemi pasur mundësinë ta ndjekim stërvitjen me GPS. Ka lojtarë që vrapojnë 10 ose 11 km. Nën 9 km nuk ishte asnjëri. Këto i kam statistika të besueshme sepse janë matje me GPS.

- Është dhe ky problemi i lojtarëve të huaj. Çfarë mund të përmirësohet?

Për të mirën e futbollit tonë duhet t’u kushtojmë rëndësi të rinjve, në mënyrë që Shqipëria të ketë futbollistët e saj dhe të furnizojë ekipin kombëtar. Unë jam trajner dhe besoj se dy të huaj në formacionin bazë do të ishin të mjaftueshëm. Po bie niveli i kampionatit dhe ky është një fakt evident. Mund ta përforcoj me faktin që asnjë nga skuadrat tona nuk kaloi asnjë raund në kompeticionet e UEFA-s. Kemi bërë regres, kjo është e qartë tashmë. Dyndja e madhe e të huajve është e dëmshme, më mirë të rrisim të rinjtë vendas. Sepse të huajt nuk bëjnë diferencë të madhe, nuk bëjnë atë ndryshim që pretendohet. Duartrokiten për një pasim të bukur, kurse tanët që janë në të njëjtin nivel nuk përkrahen, madje sulmohen. Kemi fobi, kemi shumë të meta, pasi këta të rinj kërkojnë mundësitë e tyre, kërkojnë përkrahje nga ne.

- Do të doja një mendim tuajin edhe për Kombëtaren. Të gjithë e dimë se sa i vështirë është kualifikimi, por fitorja e fundit ka sjellë eufori. A kemi shanse për në Europian?

Unë mendoj se nuk kemi shanse. Ndodhi një herë në Francë-2016, por nuk ndodh përherë. Nuk ndodh, pasi nuk kemi forcën e duhur për ta realizuar këtë objektiv. I heq “kapelen” De Biazit, i cili zgjodhi dhe ndërtoi një grup që u prezantua me dinjitet edhe në duelet e fazës finale në Europianin e vitit 2016, duke luajtur me shumë pasion dhe me dinjitet ndaj skuadrave të fuqishme të botës, por të tjerët pas tij nuk e kanë arritur stabilitetin dhe ekuilibrat që pati De Biazi, pra mungojnë rezultatet. Për mendimin tim, Kombëtarja e tanishme është një brez i përfunduar dhe është domosdoshmëri një brez i ri. Dakord, mundëm Islandën, morëm tri pikë, por kjo skuadër nuk e ka forcën e nevojshme për të shkuar në Europian. Në fakt, trajneri është i duhuri, por i duhet dhënë koha të ndryshojë brezin, të përgatisë ekip të ri. Dhe duke shpresuar në një short të favorshëm të besojmë për një kualifikim të mundshëm në Botërorin apo Europianin e ardhshëm. Për momentin, nuk shoh sinjal pozitiv nga kjo skuadër, as si grup lojtarësh e as pozita që ka në grupin eliminator. Kam marrë shtysë nga ndeshjet e fundit për të menduar dhe gjykoj se është e drejtë që t’u kushtohet rëndësi edhe disa lojtarëve të kampionatit. Ndaj Francës, në krahun e majtë, mund të luante edhe Trashi, madje është adapt dhe do të kishte produktivitet. Franca mund të na ndëshkonte sërish, pasi është cilësi shumë e lartë, por ama mund të bënim paraqitje dinjitoze brenda mundësive tona. Pra kampionati shqiptar prodhon lojtarë edhe për nivelin e Kombëtares. Mua më erdhi keq për Roshin, i cili vuajti disfatën e skuadrës për shkak të rolit që mori në fushë. Por nëse ekipi hëngri gol kjo nuk ishte për faj të Roshit, ama nëse shkuam dy herë në sulm, kjo erdhi për meritë të Roshit. E megjithatë, ai u tregua profesionist, duke marrë përgjegjësitë, sepse është lojtar me sedër dhe i ekuilibruar.

- Nuk është vetëm problemi që paraqet brezi i vjetër, pasi shumë kualitete zgjedhin përfaqësuesen tjetër shqiptare, atë të Kosovës. Sa ndikon kjo?

Kosova ka krijuar një ekip të fortë dhe duket qartë se ata kanë një projekt afatgjatë dhe që po e përkrahin, dëshmuar me mbështetjen që po merr skuadra në të gjitha nivelet dhe rezultatet që kanë qenë vërtet të mira. Kujtojmë këtu që 15 ndeshje pa humbje është rezultat impresionues dhe humbën vetëm tani së fundmi me Anglinë 5-3, por i shënuan Anglisë 3 gola në fushën e saj, duke dëshmuar se kanë potencial. Nuk duhet të harrojmë që tek Kosova shkuan shumë lojtarë që ishin pjesë e Shqipërisë më parë, apo lojtarë që e dëshiruan Shqipërinë, por nuk u pranuan.

- Së fundmi, sa optimist jeni për futbollin në Shqipëri, kishit diçka për të shtuar...?

Është në interesin e të gjithëve që këto problematika të shfaqen, të trajtohen e të ndërhyjmë atje ku duhet, për të përmirësuar situatën dhe për t’i dhënë frymëmarrje futbollit. Ka shumë gjëra për t’u përmirësuar dhe të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk bëhet Kombëtarja pa prodhim futbollistësh nga kampionati vendas. Prandaj merr rëndësi puna me ekipet e të rinjve dhe serioziteti që duhet të kenë klubet për të pasur një kampionat cilësor.

Intervistoi: Adriatik BALLA

Më të lexuarat