BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

aktualitet-dossier

Astrit Greva: E pafalshme që fëmijët të paguajnë për të luajtur basketboll, edhe arbitrimi po kthehet në një problem

Astrit Greva: E pafalshme që fëmijët të paguajnë

Basketbolli është sporti i dytë më i rëndësishëm në Shqipëri pas futbollit. Natyrisht, probleme ka plot dhe do të ketë, por nuk mund të mohohen disa arritje që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen pas shumë vitesh të ekipeve kombëtare të moshave në veprimtaritë ndërkombëtare, apo dhe përpjekja për të rritur cilësinë basketbollistike në Shqipëri. E mira nuk ka fund, por kushtet ku operon basketbolli dhe krejt sporti në Shqipëri nuk janë më të mirat e mundshme dhe kjo për disa arsye, kryesisht infrastrukturore, financiare, teknike e fizike, si dhe një mungesë strategjie kombëtare për ridimensionimin e sportit. Ka sinjale pozitive rreth rivalitetit të klubeve, por edhe probleme të shumta sidomos te basketbolli i femrave. Për këto zhvillime, “SOT” kontaktoi një prej personaliteteve të basketbollit tonë, trajner me përvojë të madhe dhjetëravjeçare, Astrit Grevën, një prej njohësve më të mirë të basketbollit në Shqipëri. Greva është një prej atyre që këmbëngul të bëhen disa lëvizje, qoftë me ndryshime në rregullore e qoftë me organizime, por edhe me një strategji të federatës në bashkëpunim me institucionet e tjera që t’i japin basketbollit më shumë liri e progres.

Në futboll prej kohësh është sanksionuar në FIFA dhe UEFA një rregull për klubin e origjinës dhe nëse një lojtar lëviz brenda apo jashtë vendit klubi që paguan është i detyruar të derdhë 2% të shumës për klubin mëmë. Kuptohet, ka arsye të kërkohet një gjë e tillë, por a ka gjasa ta bëjë këtë edhe basketbolli ynë?

Basketbolli e ka zgjidhur këtë nëpërmjet rregulloreve të brendshme të tij, të miratuara. Kur ndodh një lëvizje e tillë klubi që merr futbollistin paguan tek klubi i origjinës një shumë 300 mijë lekë, pra është e sanksionuar në rregullore.

Dakord, por rregulloret nuk hartohen sot për sot, ato aplikohen për një kohë të gjatë. Nëse një transferim është në vlerë të madhe, sidomos në rastet kur një sportist cilësor lëviz drejt një klubi të huaj, vlera monetare duhet të jetë në varësi të vlerës së transferimit. Pra duhet një përqindje, apo jo?

Kjo është temë e diskutueshme dhe nuk mund të flitet për përgjithësime në kushtet e kampionatit shqiptar të basketbollit. Çdo federatë harton rregulloret e saj të brendshme dhe federata jonë e basketbollit e ka këtë në rregulloren e saj. Por e diskutueshme është dhe mosha e sanksionuar për këtë çështje, sepse edhe ajo është temë e gjerë diskutimi. Është lënë të aplikohet kjo tarifë për moshën 16 vjeç e lart, por jo për më të vegjël. Nën këtë moshë quhen transferime të lira dhe janë lënë në dorë të sportistëve. Unë e kam quajtur gabim në atë kohë, sepse kjo moshë duhet të ishte diçka më e madhe.

Nuk duhet të harrojmë faktin se klubet shpenzojnë për fëmijët që në moshë të vogël, i përgatisin dhe i formojnë si basketbollist profesionist. Dihet që të prodhosh një lojtar ka shpenzime financiare, derdhet djersë, paguhen taksa etj. Prandaj është e domosdoshme tarifa për klubin mëmë. Nëse nuk paguhet për shërbimin, a nuk është e padrejtë kjo?

Sigurisht, të gjitha qëndrojnë. Prandaj është vendosur në rregullore limiti 16 vjeç. Nuk është vendosur për moshë më të vogël sepse, të paktën në këndvështrimin tim, nuk mund të imponohet një fëmijë për zgjedhjen. Duke i quajtur lojtarë të lirë fëmijët kanë mundësinë e zgjedhjes. Nëse do të aplikohej kjo tarifë për moshën e vogël, atëherë fëmija do të ishte i kufizuar nga rregulloret dhe mund të ndodhë që të jetë “peng” i klubit, gjë që nuk është normale për këtë moshë. Ne kemi interes të thithim sa më shumë të rinj në palestra dhe klube e jo të vendosim kufizime, qoftë kjo dhe një tarifë solidariteti me klubin e origjinës. Unë personalisht kam këtë mendim dhe gjykoj se kam të drejtë. Mua vetë më kanë ikur shumë sportiste dhe s’i kam marrë lekë askujt, pasi nuk doja të bëhesha pengesë për një të ardhme më të mirë për sportistet e talentuara.

Nga kjo situatë rrjedh një temë tjetër shqetësuese që ka të bëjë me kontratat e sportistëve të basketbollit me klubet. Këto kontrata kanë vazhdimisht probleme. Edhe në aspektin profesional, kontratat tek ne nuk zgjasin më shumë se një sezon. Shkaqet lidhen me buxhetet e limituara të klubeve. Si mund të dilet nga kjo gjendje?

Kontratat e sportistëve me klubet e basketbollit ekzistojnë, çdo gjë është ligjore dhe në përputhje me statutin e federatës. Në të vërtetë, nuk ka afate në kontrata dhe janë funksionale kur janë bërë konform ligjit, me avokat, noter etj. Këto kontrata janë serioze. Por ka dhe të tjera që nuk janë serioze, që lindin nga një marrëveshje paraprake me klubin por nuk kalojnë në filtra ligjorë. Këto të fundit janë kryesisht nga shoqatat sportive.

Pse ndodh kjo?

Sepse drejtuesit nuk duan të paguajnë detyrimet anësore që burojnë nga kontrata, kryesisht siguracione, detyrime mjekësore, bazë materiale etj, pra gjëra të kësaj natyre.

Ndërkohë, ka nisur kampionati. Ndodh gjithmonë që fillimi të jetë entuziast, me rivalitet dhe optimizëm. Si e shihni këtë start kampionati dhe çfarë të veçante na sjell ai?

Mendoj se kemi të bëjmë me një kampionat interesant, me rivalitet dhe emocione. Është ende herët të flasim për objektivat e klubeve, por tek femrat unë shikoj dy skuadrat e Tiranës (SHKB Tirana dhe SHB Tirana) që kanë një rivalitet të fortë midis tyre dhe me klubet e tjera dhe ndoshta kjo mund të sjellë edhe surpriza këtë edicion. Mendoj se dy skuadrat e Tiranës do të kenë rivalitet për titull me Flamurtarin.

Po, por Flamurtari i këtij sezoni nuk duket i mëparshmi, ka lëkundje. Mos ka ardhur koha e skuadrave të tjera?

Edhe unë këtë mendim kam, që Flamurtari nuk është në nivelin e mëparshëm, por kjo mbetet të shihet rrugës, plus që në dimër klubet bëjnë merkato dhe ndryshojnë shumë gjëra deri në fund.

Tek meshkujt ka më shumë rivalitet. Aksi i cilësisë është spostuar drejt Durrësit, por deri në fund mund të ketë surpriza. Si e shihni garën e meshkujve?

Teuta dhe Goga Basket janë skuadra me pretendime titulli, kjo nuk vihet në diskutim, por unë mendoj se ka dhe skuadra të tjera që do të rivalizojnë për trofeun sezonal. Dyshes së mësipërme dua t’i shtoj Partizanin dhe Tiranën, që kanë gjithashtu potencial të mirë. E vetmja skuadër që nuk ka bindur deri më tani është Vllaznia, por edhe tek meshkujt, njëjtë sikurse tek femrat, situata mund të ndryshojë me merkaton e dimrit. Bëhen blerje të reja dhe situata mund të ndryshojë. Goga Basket ka bërë edhe blerje lojtarësh të huaj dhe ka një potencial të mirë që mund të bëjë edhe surprizën e madhe.

Ne folëm për dobësinë e Vllaznisë, por pas humbjes së fundit me Kamzën, trajneri i këtij ekipi ka akuzuar gjyqtarinë për arbitrim të njëanshëm. Mos harrojmë, edhe në Ligën Ballkanike, në një ndeshje të Teutës me një skuadër bullgare, miqtë u ankuan për vendimin e gjyqtarisë që e konsideroi të rregullt një kosh të sekondës së fundit. Cili është mendimi juaj?

Në lidhje me arbitrimin kam edhe unë rezervat e mia. Është një tjetër shqetësim sot për basketbollin tonë. Ngjarja e Durrësit është diçka ndryshe, pasi ka të bëjë me teknologjinë. Tabelat kudo në botë shoqërohen me dritën e kuqe rrethuese. Kur koha mbyllet ajo ndizet menjëherë dhe sinjalizon përfundimin e ndeshjes. Kjo tabelë në Durrës nuk funksiononte. Koshi i shënuar në fund ishte i dyshimtë, por ishte apo nuk ishte brenda kohës së rregullt kjo tani ha debat, edhe unë kam dyshime.

Ju vazhdimisht keni folur për basketbollin e femrave, si pikë e dobët e basketbollit në Shqipëri. Çfarë duhet të bëhet për të tejkaluar këtë ngërç dhe disfavor që ka basketbolli i femrave?

Basketbolli i femrave është në krizë, kjo është e dukshme. Mendoj se është detyrë e federatës të hartojë strategjinë e daljes nga kriza. Niveli tek të rejat është mjaft i dobët. Duhen strategji për të dalë nga kjo situatë, ndoshta duke ulur kuotat e pjesëmarrjes, duke dhënë stimuj, duke gjetur platforma zhvillimi etj. Dakord, mund të jetë një zgjidhje e përkohshme ardhja e lojtareve të huaja, por kjo nuk e zgjidh problemin kombëtar të basketbollit. Lojtaret e huaja e rrisin nivelin e performancës, sigurisht, por kjo është cilësi e rreme sa i takon nivelit të basketbollit shqiptar në këtë gjini. Për mendimin tim, basketbolli i femrave sa vjen e fiket, ky është fakt.

Dhe të mendojmë që 30 vjet më parë në Lojërat Mesdhetare të Latakias, Shqipëria përfaqësohej si një superskuadër në basketbollin e femrave...

Është e vërtetë, kemi pasur një kombëtare basketbolli të mrekullueshme. Edhe në kampionatin e vajzave ka pasur një rivalitet të madh. Partizani i atyre viteve ka qenë një skuadër e shkëlqyer. Por kohë tjetër...

Po flisnim për arbitrat, ka mjaft pakënaqësi për arbitrimin. Mos vallë ky është një tjetër shqetësim për basketbollin shqiptar?

Është evident si problem, sigurisht. Kemi mungesë të rinjsh në gjyqtari dhe kjo duhet parë me vëmendje. Mund të them pa drojë se arbitrat e basketbollit numërohen me gishtat e dorës, pra një numër i kufizuar. Imagjinoni, i njëjti arbitër gjykon në disa ndeshje brenda disa ditësh. Mendoj se duhen organizuar kurse dhe planizuar një numër gjyqtarësh, duke përdorur lojtarët që janë tërhequr nga basketbolli aktiv. Nëse çalon arbitrimi, shtrohen ankesat dhe dëmtohet imazhi i garës.

Vazhdimisht ju pyesim për të ardhmen e basketbollit. A mund të shohim “dritë në fund të tunelit”

Tek meshkujt situata është premtuese, sepse ka plot skuadra që militojnë dhe niveli është i kënaqshëm. Janë të organizuar në të rinj, paratërinj dhe janë ekipe funksionale. Por duhen politika sportive efikase për të rritur nivelin e basketbollit.

Politikat efikase nuk varen vetëm nga federata, ju e dini këtë, sepse federata ka një buxhet të limituar. Është shteti që harton politikat afatgjata në zhvillimin e sportit, por në gjithë këta vite sporti nuk është mbështetur. Ishte tjetër shteti monist, ai kishte mekanizmat e influencës që e kishte organizuar rininë të merrej me sport.

Shteti “tjetër” kishte klube kudo dhe të organizuara mjaft mirë. Çdo klub kishte nga shtatë skuadra, rivaliteti ishte shumë i madh dhe shtrirja gjeografike mjaft e gjerë. Por unë dua të ndalem në disa rregullore që nëse përmirësohen mund të lehtësojnë pjesëmarrjen dhe stërvitjen. Buxheti është kryesor, por kur dëgjon që ka kuota pagesash nga të rinjtë, apo ekipe që duhet të paguajnë 1 milion lekë për regjistrim, pa përfshirë siguracionet, trajtimin mjekësor, stërvitjen etj. bëhen shumë pagesa që e pengojnë në këtë moment basketbollin. Duhet t’i heqim barrierat që pengojnë lirinë e basketbollit. E pafalshme t’u vihen barriera fëmijëve, e për më tepër barriera financiare. Unë nuk di ndonjë vend ku fëmijët paguajnë për t’u stërvitur në një klub basketbolli. Maqedonia fqinje, jep 50 euro si stimul për më të mirin në ekipin e të rinjve, është dhe kjo një metodë që të inkurajosh fëmijët të ushtrojnë basketboll për tu bërë më i miri. Por largimi i të rinjve është një shqetësim i madh sot në Shqipëri, një fenomen social me pasoja. Kjo e dëmton edhe sportin.

Intervistoi: Adriatik BALLA

Më të lexuarat