BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

intervista-sport

Astrit Hafizi: Sa më pak të huaj në kampionat, më mirë për futbollin shqiptar

Astrit Hafizi: Sa më pak të huaj në kampionat, më mirë
Kampionati shqiptar ka prodhuar çudira javët e fundit, pasi Tirana e Vllaznia që shiheshin më të rrezikuarat ia dolën të mbijetonin për mrekulli, ndërkohë që Besa, e cila dukej si një skuadër pretendente në javët e para e në gjysmën e fazës së dytë, rrëshqet krejt papritur në fund e tani thuajse nuk ka shanse për të qëndruar në kategorinë Superiore. Natyrisht që kampionati ka edhe momentet e tij të mira dhe kështu mendon edhe ish-tekniku i njohur Vllaznisë, Tiranës e Kombëtares, Astrit Hafizi, i cili, në intervistën e dhënë për “SOT”, heziton të thotë nëse gara mund të quhet e ndershme apo e pandershme, por pranon për shembull në rastin e Besës së Kavajës që ishte një rënie e çuditshme në lojë e rezultate, por ish-trajneri i disa skuadrave beson se akuzat, edhe kur ka, mbeten në kuadër të thashethemeve për sa kohë nuk ka argumente për të provuar ndonjë dyshim të mundshëm. Rregullin e federatës e vendosur vitin e shkuar për të pakësuar numrin e të huajve e quan mjaft pozitiv e me efekte të mira, duke shtuar se ia vlen që ky numër të pakësohet edhe më tej, pasi kështu fitojnë të rinjtë tanë e merr më shumë vëmendje futbolli i të rinjve dhe lojtarëve vendas, si dhe në të mirë të ekipit kombëtar. Duke qenë se çështja “Januzaj” ka pushtuar rrjetet sociale, Hafizi dha, gjithashtu, një mendim të tijin për zgjedhjen që bëri talenti kosovar në favor të Belgjikës. 
 
- Kampionatit po i vjen fundi dhe pak a shumë fati i skuadrave ka marrë drejtim. Por në këtë fazë të fundit ka pasur vend për debat, pasi flitet për aleanca, por rezultate të drejta e të padrejta. Por si teknik e njohës i futbollit tonë, mendoni se ky është një kampionat i ndershëm?
 
S’e di, realisht s’e di. Nuk mendoj se e kanë në dorë lojtarët e trajnerët. Nuk mendoj se mund të jap një përgjigje të prerë për diçka që e shoh nga jashtë. Natyrisht gara fillon krejt normalisht por në finish dëgjojmë dhe në media që ka aleanca e gjëra të tilla, por mua nuk më duket serioze. S’di të them kur një ndeshje mund të quhet e ndershme e kur një tjetër mund të quhet e pandershme. Nuk mund ta kuptoj këtë, por e di që ndërhyrjet nuk varen nga futbollistët e trajnerët. Sepse, sipas mendimit tim, në plan të parë duhej të ishin lojtarët dhe trajnerët, se fundja ata janë aktorët. Gjithsesi, nuk jam i informuar për të thënë që ka ndershmëri apo pandershmëri.
 
- Akuzat edhe janë thënë, kryesisht në media, se ka skuadra që rrezikonin për një kohë të gjatë e më pas shpëtojnë, e të tjera bien krejt papritur...
 
Që të akuzosh duhet të kesh argumente dhe gjërat që janë thënë e shkruar deri tani mbeten në kuadrin e thashethemeve, pra s’ka seriozitet. Unë kur flas për kampionatin, për ndeshjet, e bëj në kushte normale, për një garë normale. Për më tepër unë nuk e di, se nuk jam në brendësi të garës.
 
- Ju jeni vetë teknik, a ka mundësi që një trajner ta kuptojë kur diçka në fushë nuk funksionon, ose më saktë kur lojtarët kanë qëllim tjetër?
 
Natyrisht që një trajner e kupton dhe pa dijeninë e tij nuk ndodh asgjë. Dhe s’mund të ndodhë se ai ka dhe duhet të ketë informacionin e duhur. Ky është mendimi im, por afërmendsh është e kuptueshme që një trajner gjithçka kupton në raste të tilla. 
 
- Garës po i vjen fundi dhe diskutimet e debatet janë pjesë normale e zhvillimeve sportive. Çfarë mendimi keni ju për nivelin e këtij kampionati?
 
Nuk kam mendim të keq, e pse jo mund të them se disa ndeshje kanë qenë vërtet me nivel. Unë mund të veçoja disa ndeshje që kanë qenë vërtet të mira, të tilla si Kukësi-Skënderbeu e Skënderbeu-Kukësi, Flamurtari-Skënderbeu, Vllaznia-Skënderbeu, Teuta-Flamurtari e madje dhe ndeshja Flamurtari-Besa, etj. Kanë qenë takime që kanë përcjellë emocione pozitive. 
 
- Meqë përmendëm Besën, ishte një skuadër që e nisi ndryshe dhe po e mbyll keq. Pati diçka që nuk shkoi me këtë ekip, apo jo?
 
Ajo që ndodhi me Besën është vërtet e pakuptueshme. Kjo skuadër pati rritje në fazën e parë e gjysmën e fazës së dytë. Madje ishte një skuadër që duhej marrë shembull dhe me ndeshjet e saj la mbresa, por nuk e di arsyen e një rënie të tillë drastike në këtë fazë të tretë. Unë mund të them që ishte një rënie e pakuptueshme, se kemi të bëjmë me një ndryshim të madh me atë çfarë ishte kjo skuadër në dy fazat e para, por, natyrisht, më mirë duhet ta dinë drejtuesit. Ata janë në brendësi, e dinë më mirë forcën e grupit, problemet që ka etj. 
 
- Vllaznia e Tirana me probleme shumë, por po shpëtojnë sezonin. Ndoshta për Tiranën nuk prekesh aq, por, duke qenë shkodran, për Vllazninë duhet të ndiheni sigurisht i lumtur për qëndrimin në Superiore. Si mund ta përkufizosh ecurinë e saj?
 
Nuk mund ta fsheh që jam i lumtur që ajo po mbijeton. Më bëhet qejfi që ajo po ia del, se është një klub që i ka dhënë futbollit shqiptar. Në këtë kuadër ndihem mirë kur shoh që kjo skuadër po mbijeton. A ka gabime? Natyrisht që gabime ka, por si klub Vllaznia duhet të përpiqet që të mos i përsërisë, sidoqoftë, unë ndihem mire kur shoh që ajo ka shanset e plota për mbijetesë. Sigurisht, unë nuk mund të shprehem keq as për skuadrat e tjera si Tirana e Flamurtari, të cilat gjithashtu janë klube të njohura e me peshë në futbollin tonë e duhen respektuar për këmbënguljen e tyre për të qëndruar në kategori. 
 
- Vendi i parë ka marrë fund pasi Skënderbeu nuk ndihet i kërcënuar. Por ka garë për vendin e dytë. Midis Kukësit, Partizanit, Laçit e Teutës, kë sheh favorite për këtë pozicion?
 
Skënderbeu ka treguar forcë për të qenë në vend të parë dhe natyrisht nuk ndihet i rrezikuar, mendoj unë, për vendin e parë, po shkon drejt titullit. Gara për vendin e dytë është e hapur, megjithëse këto skuadra që pretendojnë këtë pozicion kanë pasur oshilacione në lojë gjatë garës. Kukësi më i stabilizuar e mori ca metra më shumë gjatë javëve të fundit, por unë shoh se edhe ekipet e tjera po luftojnë. Ajo që di të them është se secila prej tyre e meriton vendin e dytë nëse do ta arrijë. Janë skuadra që janë përpjekur dhe e kanë lakmuar një pozitë të tillë në renditje. Të gjitha i kanë premisat dhe duhet të shohim fundin kush do t’ia dalë.
 
- Partizani sikur i pati ca probleme këto kohë, flitet për raporte të tensionuara të Mazrekajt me trajnerin etj, por pretendimet mbeten. Ju si i shihni këto zhvillime?
 
Është mëse normale që një klub të ketë probleme të brendshme të këtij lloji dhe ne nuk duhet të çuditemi që ndodhi këto gjëra, për sa kohë çdo klub, në një moment apo një tjetër i kalon këto gjatë një sezoni. Për mendimin tim nuk ia vlen të diskutohen, pasi nuk kanë ndonjë rol konkret. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se në klubet tona jo çdo gjë shkon vaj e s’mund të jetë asgjë e përkryer. Janë fenomene që janë pjesë normale e garës.
 
- Gati një vit më parë federata vendosi një rregull të ri mbi lojtarët e huaj, duke kufizuar numrin e tyre në radhët e klubeve, pra angazhimit në fushë. Shumë syresh thonë se ishte veprimi i duhur, pasi, me përjashtim të Kukësit që ka lojtarë të afruar e me eksperiencë, klubet e tjera e kanë në gjirin e tyre një ose më shumë të rinj, që aktivizohen në fushë. Besoni se ka qenë lëvizje e duhur?
 
Normalisht është bërë më mirë dhe do të ishte akoma më mirë sikur ky numër të reduktohej dhe më shumë. Ne kemi parë e konstatuar se lojtarët e huaj të ardhur këtu nuk e kanë rritur nivelin e kampionatit. Kjo ndodh ngaqë ata nuk kanë qenë të nivelit të lartë, por lojtarë mesatarë e nën mesatarë që nuk kanë bërë diferencë. Pra kjo rregullore është shumë e mirë. Mendoj se do të ketë ndikim pozitiv edhe për Kombëtaren, që të mos i varim shpresat vetëm tek lojtarët nga Kosova. Shumë pak lojtarë tanët po arrijnë të çajnë në kampionatet e huaja. Prandaj sa më pak të huaj e më shumë të rinj nga tanët në radhët e skuadrave.
 
- Kam diçka të fundit. Besoj ke lexuar e dëgjuar ditët e fundit për zgjedhjen që bëri Adnan Januzaj në favor të Belgjikës. Shpresohej shumë që të vinte në Kombëtaren tonë, por në fund bëri zgjedhjen e tij. Në rrjetet sociale ka mendime të ndara për zgjedhjen e bërë, disa e quajnë “tradhtar” të tjerë e përgëzojnë e kështu me radhë. Ju çfarë mendimi keni?
 
Mendoj se nuk duhet paragjykuar, ishte një zgjedhje e tij dhe e familjes së tij. Nuk kemi pse ta kritikojmë e fundja nuk kemi të drejtë, pasi nuk kemi investuar për të. Problemi i zgjedhjes lidhet me atë se sa i lidhur ndjehet ai me një skuadër. Varet sa e ndjen dhe duket se në rastin e Kombëtares tonë mundet të mos e ketë ndjerë. Sidoqoftë, unë jam i mendimit që ne nuk duhet të shqetësohemi për diçka që nuk na përket e në këtë rast Adnan Januzaj nuk na përkiste, fundja ne nuk kemi investuar për këtë lojtar. Adriatik BALLA