BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

intervista-sport

Dhimitraq Xhambazi: Është momenti t’u kushtojmë rëndësi lojtarëve dhe trajnerëve vendas, të jepen stimuj për moshat

Dhimitraq Xhambazi: Është momenti t’u kushtojmë

Futbolli në këtë edicion nuk e ka nivelin e viteve të shkuara, ky është të paktën mendimi i shumicës së specialistëve, të cilët besojnë se në edicionet e mëparshme, rivaliteti i Partizanit dhe Kukësit, apo dhe skuadrave të tjera në raport me Skënderbeun i jepnin më shumë bukuri garës, plus që korçarët shkuan dy herë në fazën e rupeve të Ligës së Europës, arritja më e madhe e futbollit shqiptar në rang klubesh në përfaqësimin ndërkombëtar. Këtë edicion ky nivel duket më i ulët, por ka një veçanti që e bën garën interesante, ngjeshja e skuadrave në luftën për kreun dhe shtimin e rivalitetit për pozitat e para, gjë që kompenson rënien e cilësisë në performancën e klubeve. I këtij mendimi është dhe ikona e futbollit korçar, Dhimitraq Xhambazi, i cili, ndryshe nga shumë të tjerë që mendojnë se Skënderbeu pas ngjarjeve me UEFA-n dhe CAS-in ka mbaruar, e sheh ekipin e qytetit të tij si pretendente në top-4 dhe pjesëmarrëse në Ligën e Europës (nëse shkalla e fundit e gjyqit do të fitohet). Në këtë intervistë të dhënë për gazetën “SOT”, Xhambazi komentoi dhe zhvillimet në ekipin kombëtar, duke kujtuar se ka ardhur momenti që t’u kushtohet rëndësi lojtarëve dhe trajnerëve vendas, por që të kemi vijimësi duhen dhënë stimuj tek moshat.

-Në fillim të sezonit, Skënderbeun askush nuk po e merrte seriozisht, nisur nga ngjarjet që përjetoi klubi pas ndëshkimit nga UEFA dhe lënies në fuqi të vendimit të saj penalizues edhe në Gjykatën Sportive të Lozanës (CAS). Por nga ecuria e 13 javëve të para të garës, Skënderbeu po tregon se nuk është vetëm i fortë, por është pretendent për kreun. Si e shihni këtë paraqitje të skuadrës korçare dhe raportet që ajo ka në garë?

Fillimi ishte i vështirë, sigurisht, dhe ky perceptim ndoshta ishte krijuar në fillim. Kjo pasi Partizani, Laçi e ndonjë skuadër tjetër pritej të kishin një performancë disi më të lartë. Pra për këto ekipe, përfshi dhe Kukësin e Teutën, mendohej se do të bënin më shumë në aspektin e objektivave të tyre, por ja që Skënderbeu, me disa kokrra të mira në grup, si Bregu, Gripshi, Krasniqi etj, po bën më shumë në fushën e lojës dhe realisht ia ka dalë të rivalizojë me dinjitet dhe besim në objektivat e tij. Unë përmenda disa emra skuadrash që pretendohet të jenë në luftë për kreun, ku mund të ishte dhe Tirana, por kam parë që Tirana i bën në letër gjërat dhe në ndeshjen që luajtën së fundmi, Skënderbeu ishte më i mirë në fushën e lojës, kjo në mënyrë të padiskutueshme. Nga ana tjetër, kam parë që edhe ekipet e tjera rivale kanë problemet e tyre. Duke parë këto raporte, shoh që Skënderbeu është në top-4 dhe do ta mbyllë edicionin brenda këtij objektivi dhe unë shpresoj ta mbyllë kështu. Nëse lejohet, e shoh në Europa League, flas si pozicion në klasifikim, pasi ka bërë ndeshje të mira në aspektin e lojës dhe ka treguar cilësi e ka marrë rezultate.

-Nuk është vetëm grupi, por edhe elementë të tjerë që ndikojnë në këtë ecuri, si stafi, drejtuesit, organizimi etj. Sa ka ndikuar kjo?

Skënderbeu po luan mirë në fushë dhe kjo për mua është e rëndësishme. Konstatoj se skuadra ka vlera. Sa i takon organizimit duhet thënë se Skënderbeu me presidentin Takaj e kishte dhe më parë dhe kjo nuk është pak, plus që ka infrastrukturë dhe kjo klimë besimi nuk ka munguar, prandaj dhe skuadra ecën. Prania e një grupi të mirë, të drejtuar nga një trajner me përvojë si Daja, sjellin efekte pozitive dhe e gjitha kjo është në funksion të zhvillimit të klubit dhe qëndrueshmërisë së tij në objektiva.

-Duket se Partizani po krijon diferencë pas fitores së fundit, megjithëse diferenca mes vendit të parë dhe vendit të shtatë nuk është më shumë se 6-7 pikë, pra një garë e hapur për titullin. Çfarë mendimi keni për garën dhe pritshmëritë për titull?

Gara nuk ka nivel shumë të lartë dhe ekipet nuk bëjnë diferencë të madhe prandaj kemi në tabelë një ngjeshje të skuadrave. Kjo ndodh ngaqë diferencat në cilësi midis skuadrave janë të vogla. Po të shikojmë në fushën e lojës, Laçi, Kukësi, Teuta, Vllaznia etj, nuk bëjnë diferencë, janë aty-aty. Çfarë kanë më shumë se Skënderbeu këto skuadra? Shikoni Teutën, ka 13 javë lojë dhe ka shënuar vetëm 8 gola, shumë pak për një skuadër që ka pretendime të mëdha. Kjo është një skuadër që ka lojtarë të mirë, por s’arrin të fitojë, ka diçka që nuk funksionon. Natyrisht, është ende herët për të folur për titullin. Partizani dhe Kukësi duken dy skuadra që kanë më shumë premisa, por unë do të shtoja dhe dy-tre ekipe të tjera në këtë garë, si Teuta dhe Skënderbeu, por edhe Laçi, megjithëse deri në fund mund të ketë surpriza, pasi klubet nuk kanë qëndrueshmëri të madhe në performancën e tyre.

-Të flasim për Kombëtaren, e cila i mbylli eliminatoret e Euro-2020 pa e realizuar objektivin e saj, domethënë nuk u kualifikua. Megjithatë, pas këtyre eliminatoreve mund të konstatojmë dy elementë që ia vlen të diskutohen. E para është një marrëveshje gati e përfunduar për rinovimin me një trajner veteran 74-vjeçar si Edi Reja dhe, e dyta, grupi që për hir të së vërtetës po ripërtërihet me lojtarë të rinj. Cili është mendimi juaj?

Unë për këtë çështje kam folur edhe në të shkuarën, përfshi dhe gazetën tuaj. Siç e dini unë jam për një skuadër kombëtare vetëm me lojtarë nga Shqipëria dhe këtu nuk bëhet fjalë për ofeza e përjashtime për kosovarët, por ata tani kanë ekipin e tyre dhe ndoshta duke u fokusuar tek skuadra e tyre mund të korrin më shumë sukses. Kurse ne këtu duhet të fokusohemi tek lojtarët tanë, sidomos ata të kampionatit, në mënyrë që të marrë vlerë jo vetëm Superliga, por edhe ekipet e moshave të klubeve. Unë nuk i flas këto fjalë për ndasi, përkundrazi, nisem nga një nevojë për të gjetur ekuilibra sportivë dhe vazhdimësi për skuadrën. Për sa kohë jemi dy ekipe që përfaqësohemi në rang ndërkombëtar, duhet që secila federatë ta mendojë këtë. Duhen seleksionuar elementët. Do të më pëlqente që të kisha një 11-she nga Shqipëria në ekipin kombëtar, por që të ndodhë kjo duhet investuar në futbollin shqiptar. Le të dalim edhe në vend të katërt, fundja ç’bëri vendi i tretë e ç’bëri vendi i pestë, por ama kemi fituar një kampionat. Kjo do të detyronte trajnerin të punonte me elementë vendas. Sa i takon trajnerit, unë mendoj që të kemi një teknik shqiptar, pse jo?

-Po, por a kemi ne teknikë të këtij niveli? Mund të na thuash ndonjë emër që mund ta përballojë këtë nivel?

Po, Shqipëria ka trajnerë të mirë dhe unë besoj se Gega, Daja e ndonjë tjetër mund të jenë të përshtatshëm për ekipin përfaqësues. E përsëris, çfarë ndryshon vendi i tretë nga vendi i katërt? Ne na duhet ardhmëri, të punojmë me të rinjtë në kampionat, të zbulojmë elementët e duhur, t’u japim rëndësi edhe klubeve. Sepse vetëm kështu mund t’i japim kampionatit besimin e duhur dhe cilësinë që dëshirojmë. Nëse Kombëtarja zgjedh elementë nga kampionati, atëherë kampionatit i rritet vlera, por që të ndodhë kjo duhet që klubet të punojnë për të prodhuar lojtarë cilësorë. Këtë e kemi trajtuar dhe më parë.

-E megjithatë sot klubet tona prodhojnë shumë pak cilësi, apo jo?

Është një mangësi që nuk mund të anashkalohet. Që ky projekt të ketë efekte duhet të nisë puna me të rinjtë dhe t’i kushtohet rëndësi kampionatit të të rinjve, sidomos moshës deri në 19-vjeç. Duhet që ky kampionat moshash të jetë më rivalizues, të ketë një konkurrencë të tillë që të tërheqë vëmendjen. Sot ky kampionat i të rinjve është i vaktë, nuk ka shkëlqim, lipset më shumë punë dhe përkushtim për këtë moshë, sepse nga ky brez varet edhe e ardhmja e klubeve dhe ekipeve të para në tërësi. Por që të kemi produktivitet dhe cilësi gare në këtë moshë, duhet që të shpërndahen stimuj, pra kjo është e domosdoshme. Dhe nëse ndodh me siguri që do të kemi edhe lojtarë cilësorë në ekipet e para të klubeve.

-Ndërsa sot klubet kanë shumë lojtarë të huaj, jepen për një futbollist të huaj 50 apo 60 mijë euro, shumë kjo që mund të shërbejë stimul për një ekip të tërë tek mosha U-19....

Pikërisht këtë po thoja, dhe kjo lidhet pastaj me Kombëtaren, prandaj insistoj që na duhet një skuadër përfaqësuese me lojtarë vendas. Nuk na duhen shumë lojtarë të huaj, por më shumë të rinj brenda skuadrave të Superiores. Investimi tek një lojtar i huaj nuk është frytdhënës në planin afatgjatë. Një investim i tillë mund t’i shërbejë presidentit të klubit për një sezon dhe objektivat e një sezoni, por nuk ndihmon klubin në planin afatgjatë. Prandaj kërkoj që klubet t’u kushtojnë vëmendje të rinjve dhe, që të rritet interesi i kampionatit të moshave, duhet që të jepen stimuj dhe stimujt mund të jenë më së pari financiar. Të shpresojmë që në të ardhmen të bëhet më e mira.

Intervistoi: Adriatik BALLA