BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

aktualitet-dossier

Dhimitraq Xhambazi: Kampionati më i dobët se vjet, Kombëtarja duhet me lojtarë vetëm nga Shqipëria

Dhimitraq Xhambazi: Kampionati më i dobët se vjet, Kombëtarja

Një nga personalitetet e futbollit korçar dhe atij kombëtar, Dhimitraq Xhambazi, vijon të besojë se Skënderbeu ka ende potencial për të përballuar kampionatin dhe për të pretenduar fitimin e titullit kampion. Megjithëse është skeptik për disa tregues në tërësi të Superiores, sidomos për repartin ofensiv të skuadrave, ai mendon se rivaliteti ndërmjet shumë skuadrave në kryesim, por edhe rivaliteti në fundin e tabelës për mbijetesë, janë dëshmi e një rivaliteti që i jep emocion garës. Gjithsesi, në intervistën e dhënë për gazetën “SOT”, Xhambazi bëri një analizë të kujdesshme të drejtimit të forcave në Kategorinë Superiore, pozitave të Skënderbeut pas barazimit të fundit mes Partizanit dhe Kukësit, apo dhe investimit të klubeve për trofe në një kohë që lypset më shumë vëmendje ndaj të rinjve. Mbi të gjitha, Xhambazi kujtoi dhe një herë tjetër që për vendin ka ardhur momenti të ndërtojë një kombëtare vetëm me lojtarë të Shqipërisë. Jo për të përjashtuar kosovarët, përkundrazi, një lëvizje që Xhambazi e sheh si vëmendje ndaj kampionatit shqiptar dhe ndaj lojtarëve shqiptarë të Shqipërisë. E gjitha kjo në një kohë që vetë Kosova po sheh të ardhmen e saj dhe ka ndërtuar ekipet e saj. Për të gjitha këto, Xhambazi ka argumentet e tij, të bazuara nga eksperienca e gjatë, njohja e futbollit në vend etj.

Kukësi dhe Partizani barazuan në kryeqytet pa gola. Nuk ka rëndësi kush e ndaloi njëri-tjetrin, por nga ky barazim me sa duket përfitoi Skënderbeu. Sa e ndihmon Skënderbeun kjo renditje e re në garë dhe çfarë pritet në duelin e radhës?

Unë mendoj se është shans në këtë moment. Ishte një barazim që i leverdis Skënderbeut, sepse i jep mundësinë të afrohet me kreun, kjo është fare e dukshme. Nga ana tjetër, ne duhet ta kalojmë këtë ndeshje, sepse ka peshë në pikavarazh dhe shërben si mundësi për duelet që vijnë më pas. Kemi Luftëtarin dhe Kastriotin, më pas vjen Partizani, në një duel direkt. Deri atëherë Skënderbeu duhet t’i ketë fituar ndeshjet e tij dhe në duelin direkt të ketë shansin të luftojë për kreun. Pas zhgënjimeve të fundit mendoj se është momenti i duhur që Skënderbeu të bëjë kthesë dhe gjykoj se duhet ta kalojë me sukses sfidën e radhës. E thënë shkoqur, Skënderbeut i duhet me patjetër fitorja këtë herë.

Ndoshta kjo ndeshje edhe e motivon, pasi kundërshtari ka shfaqur probleme. A është Luftëtari një “kockë” e lehtë në këtë moment?

Thuhet që tek Luftëtari ka një krizë, por ajo që Skënderbeut i intereson në këtë moment është të vlerësojë ndeshjen dhe rivalin. Nuk duhet kurrsesi nënvlerësuar, përkundrazi, duhet vlerësuar maksimalisht. Një skuadër që synon kreun dhe suksesin duhet patjetër t’i kushtojë rëndësi çdo ndeshjeje dhe çdo kundërshtari. Natyrisht, janari do të sjellë shumë ndryshime dhe kjo do të varet nga lëvizjet që do të bëhen. Deri atëherë duhen fituar takimet një nga një.

Ka një fakt domethënës në këtë kampionat: Janë gjashtë ekipe që rivalizojnë në krye, si asnjëherë më parë, megjithëse Laçi dhe Flamurtari duken paksa më larg. Sa ndikon kjo në cilësinë e garës dhe në objektivat e skuadrave?

Së pari duhet thënë që rivaliteti nuk po shfaqet vetëm në zonën e kreut, por edhe në fundin e tabelës. Janë katër skuadra që luftojnë për t’i ikur fundit dhe ky rivalitet e bën garën mjaft interesante. Gara në vetvete nuk mund të shihet e shkëputur në dy grupe, sepse secili ekip dëshiron pikë, pavarësisht kundërshtarit që ka përballë. Janë 5-6 ekipe që rivalizojnë për kreun dhe titullin, por është ende herët për të dhënë verdikte. Madje as Partizani nuk duhet të besojë se ka arritur suksesin, sepse diferenca është e ngushtë dhe ka plot duele direkte. Në një garë duhet menduar e mira dhe e keqja, futbolli nuk është diçka e prerë me thikë. Në lojë ka fitore por ka dhe humbje, ky sport në veçanti ka brenda tre rezultate dhe llogaritë bëhen hap pas hapi. Megjithatë, unë mendoj që Skënderbeu, nëse i kalon me sukses dy duelet e radhës, do të diskutojë kreun me Partizanin në përballjen direkte. Por nga ana tjetër, nëse Skënderbeu lë pikë në dy sfidat e radhës, atëherë kjo do të favorizonte ndjeshëm rivalët e Partizanit.

Nuk është më ai Skënderbeu i viteve të shkuara, që i merrte kundërshtarët “zvarrë”. Kanë ndodhur ndryshime, plus rivalitetit në Superiore...

Është e vërtetë, kjo edhe për shkak të lëvizjeve të shumta. Mos harrojmë, që Skënderbeu është një ekip i rinovuar me 6-7 lojtarë. Në një kampionat triumf nuk është vetëm vendi i parë dhe unë mendoj që është sukses edhe vendi i dytë apo i tretë që të japin mundësinë për të marrë pjesë në Europë. Vendi i parë deri tek vendi i tretë janë vende nderi, kështu që brenda treshes së parë unë e shoh të suksesshëm çdo ekip. Duelet siç shihet janë të forta, gjithçka mund të ngjajë në këtë kampionat.

Nuk mund të shmangim një fenomen shqetësues, që ka të bëjë me sulmin. Është fakt evident që ky kampionat nuk ka sulmues. Zakonisht në media përdoret termi “sulm në krizë”. Çfarë ka ndodhur me sulmin në këtë kampionat?

E drejtë, sulmi është vërtet në krizë. Por kjo duhet parë edhe në aspektin krahasimor. Sezonin e kaluar në kampionat kishim sulmues të tillë si Ali Soue, Sindrit Guri, Kristal Abazaj e disa të tjerë, që shënuan shumë gola. Madje Soue dhe Guri shënuan mbi 20 gola në sezon. Këtë edicion sulmi nuk është në atë lartësi, pasi sulmuesit e sipërpërmendur ikën jashtë. Shumë skuadra funksionojnë në një mënyrë të tillë që të paktën të marrin një barazim, dhe po shënuan akoma më mirë. Në tërësinë e tyre klubet tona luajnë në mbrojtje dhe kundërsulm, shumë pak ekipe bëjnë lojë sulmuese. Është evident që këtij kampionati i mungon lojtari gol dhe ekipet janë defiçitare në këtë repart.

A besoni se skuadra që ka sulmin më të mirë fiton kampionatin?

Janë provat që e tregojnë këtë. Dhe kjo nuk vlen vetëm tek ne, por edhe gjetkë. Sidomos në kampionate të tilla ku ka rivalitet për kreun. Diferencën në një ndeshje futbolli e bën goli. Kush shënon merr fitoren dhe kush fiton merr trofeun.

Çfarë do të veçonit si pozitive nga kampionati i sivjetshëm?

Gjykimet deri diku korrekte. Nuk them që është i përkryer, por duket një arbitrim normal, një “fair-play” do ta quaja, përderisa dhe klubet nuk kanë ngritur pretendime të shumta si edicionin e shkuar. Në kushtet e një kampionati me nivel mbi mesatar, le të themi 70%, një arbitrim i mirë e ndihmon garën të jetë efikase.

Duke pasur parasysh gjendjen e skuadrave, pozitat e tyre dhe grupet në tërësi, cilat janë pritshmëritë?

Ka ende kohë për të dhënë deduksione, nuk është mbyllur ende faza e dytë, janë dhe dy të tjera në lojë. Gjithsesi, mendoj se pas 4-5 ndeshjesh do të shihet më qartë se si do të jenë balancat në garë, mund të ketë ndonjë shkëputje që do të japë indikacione për titullin. E tillë është gara dhe diferencat të paktën deri tani nuk janë të mëdha. Ka të paktën katër skuadra (Partizani, Kukësi, Skënderbeu dhe Teuta), por edhe Laçi e pse jo edhe Flamurtari, që janë fare pranë me pikë dhe mund të surprizojnë.

Një korçar po shkëlqen në kampionat, Bledi Shkëmbi. Teuta e tij po ecën mjaft mirë...

Nuk është rastësi, sepse Shkëmbi ka mbledhur lojtarë mjaft të mirë si Progni, Osmani etj, por edhe të rinj si Kallaku e ndonjë tjetër që po spikasin këtë edicion. Teuta e tij është një “ansambël” mjaft harmonik dhe po përballon me sukses garën. E ndihmoi mjaft një fitore që arriti këtu në Korçë me Skënderbeun, por në tërësi ka rezultate të mira.

Kombëtarja vijon të ketë problemet e hershme, kryesisht mungesën e qëndrueshmërisë. Panuçin e shpëtoi fati në krye të ekipit, pasi ra Qipro nga Liga C në Ligën D, si vend i tretë më i dobët, por tekniku italian nuk është se pati ndonjë impresion në Ligën e Kombeve. Gjithsesi, vijon të jetë trajner i Kombëtares. Duke pasur parasysh teknikun dhe grupin e lojtarëve, por edhe rivalët që na caktoi shorti si Franca, Turqia, Islanda e më pak edhe Moldavia, a ka shanse Shqipëria të shkojë në finalet e Euro-2020?

Në futboll gjithçka mund të ndodhë, por ne duhet të rrimë me këmbë në tokë. Ndonjëherë nuk është kaq e rëndësishme insistimi “o rezultat, o s’ka”, por të përfaqësohemi me dinjitet, ku lojtarët të japin maksimumin e tyre dhe të bëjnë lojën më të mirë. Ne mund të themi se kemi shanse të mira, por nëse rrisim pretendimet që tani se do të mundim Islandën, do të mundim Turqinë etj, e në fushë nuk korrespondon kjo, atëherë është e dëmshme. Nëse dikush mendon se pas Francës do të renditet Shqipëria vetëm duke u bazuar tek shorti, pra emrat e kundërshtarëve, atëherë gabohet rëndë. Nëse nuk merret seriozisht gara dhe rivalët, as Moldavinë nuk e mundim dot. Ama, nëse e vlerësojmë si duhet grupin dhe rivalët, atëherë mund të bëjmë edhe ndonjë surprizë të bukur. Kjo varet nga stafi dhe lojtarët, ne thjesht duhet t’i mbështesim.

Si e shihni në tërësi grupin që ka Panuçi?

Prirem ta shoh pozitivisht skuadrën në tërësi. Kanë ndodhur ndryshime, janë afruar të rinj, por ka dhe lojtarë që kanë luajtur me De Biazin. Natyrisht, kur bëjmë krahasime kemi nevojë të ballafaqohemi me nivelin dhe skuadrës, në tërësi, i duhet një lojë më bindëse, si atëherë kur dhamë maksimumin në Euro-2016, ku edhe morëm pjesë në Europian.

Ka një problem me futbollin tonë, që ka të bëjë me ekipet zinxhirë. Ne vazhdimisht ankohemi se nuk prodhojmë lojtarë për Kombëtaren, sepse klubet nuk investojnë tek të rinjtë. Si do të zgjidhet ky problem?

Futbolli i çdo vendi ballafaqohet me problemet e tij, edhe futbolli ynë ka problematikën e vet. Vëmendja nga klubet do të kthehet atëherë kur lojtarët më cilësorë që prodhon kampionati të angazhohen në skuadrën kombëtare. Unë kam dhënë një mendim timin që tani përfaqësuesja jonë të jetë e bazuar krejtësisht në lojtarë nga Shqipëria dhe jo nga Kosova. Pse? Sepse kosovarët po krijojnë vetë ekipin e tyre, po mbledhin të rinj dhe po investojuni fuqishëm për përfaqësuesen e tyre, ndërkohë që vijnë edhe në Kombëtaren tonë. Atje nuk ka lojtarë nga Shqipëria, pse duhet të ketë këtu prej tyre? Më kuptoni, nuk kam kurrfarë qëllimi të keq, nuk është përçarje, përkundrazi, është një analizë e karakterit futbollistik në të mirë të të dy palëve. Kjo pasi kampionati kërkon vëmendje. Ku janë Abazaj, Lilaj, Guri etj? Kjo “ndarje” duhet të bëhet edhe për të rinjtë, sepse skuadrat do të garojnë më vete tashmë dhe Kosova po luan zyrtarisht në veprimtaritë sportive të UEFA-s. A ka të rinj cilësorë nga kampionati ynë? Sigurisht që po, Shqipërisë nuk i mungojnë talentet, por atyre u duhet dhënë një shans në ekipet kombëtare. Bregu, Abazaj, Guri, Uzuni e shumë e shumë të tjerë nga dolën? Nga Superiorja sigurisht, pra kampionati prodhon, por duhet të marrin vëmendje.

Intervistoi: Adriatik BALLA

Më të lexuarat