BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

aktualitet-dossier

Dhimitraq Xhambazi: Kosova po sheh drejtimin e saj, Kombëtarja jonë të bazohet me lojtarë vendas

Dhimitraq Xhambazi: Kosova po sheh drejtimin e saj, Kombëtarja jonë

Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje me Izraelin në kuadër të grupit të parë të Divizionit C të Ligës së Kombeve. Është një ndeshje përcaktuese për fatet e të dyja skuadrave, të cilat do të bëjnë çmos për ta fituar takimin. Natyrisht, për kuqezinjtë tanë do të jetë e vështirë, sepse luajnë në transfertë dhe ndaj një skuadre që është përmirësuar mjaft në javët e fundit. Megjithatë, grupi ka shpresë se mund t’ia dalë mbanë të marrë pikë. E vërteta është se Shqipëria ka rënë shumë krahasuar me skuadrën që kishte ndërtuar De Biazi dhe sidomos me atë ekip që na përfaqësoi në Europianin e Francës. Nuk janë vetëm rezultatet që mungojnë, por edhe loja, e cila ka oshilacione të shprehura dhe aspak bindëse. Vetë trajneri Kristian Panuçi nuk po bind dhe fakti që bën shumë ndryshime dhe nuk ka krijuar një grup bërthamë tregon qartë se ai është në vështirësi dhe në rrezik shkarkimi (një humbje sot mund ta largojë atë nga drejtimi i përfaqësueses). Duke folur për pritshmëritë e përfaqësueses në ndeshjen e sotme me izraelitët, por edhe gjendjen e Kombëtares në tërësi, si dhe për zhvillimet në futbollin shqiptar, ish-futbollisti i njohur i Skënderbeut, Dhimitraq Xhambazi, u bashkohet atyre zërave që mendojnë se Kombëtarja tani e tutje duhet të bazohet me lojtarë vendas, nga kampionati shqiptar kryesisht, një mendim i lindur dhe nga zhvillimet në krahun tjetër të kufirit, atje ku Kosova po përparon me forcat e saj dhe po krijon identitetin e saj. Në intervistën që dha për “SOT”, Xhambazi foli dhe për kampionatin shqiptar, Skënderbeun dhe të rinjtë.

Kampionati i këtij edicioni është bërë mjaft interesant dhe kur dukej se Skënderbeu nuk do të jetë më pretendent, po ndodh e kundërta, skuadra korçare është sërish në majë.

Futbolli korçar është në rrugë të mbarë dhe ky nuk është thjesht një konstatim që vjen nga afrimiteti që kam unë me ekipin, por nga loja dhe rezultatet e skuadrës në tetë javët e para të garës. Nuk jemi në vend të parë, sepse është Partizani, por jemi sërish në kryesuesit e renditjes dhe për një kampionat që është i gjatë një pozicion i tillë është komod dhe premtues. Skënderbeu është pra në rrugën e duhur dhe mund të përsërisë sukseset e viteve të fundit.

Megjithatë, vëmendja e këtyre ditëve është te Kombëtarja, nisur dhe nga një ndeshje mjaft e rëndësishme që kuqezinjtë luajnë sot ndaj Izraelit. Praktikisht nuk është ekipi më i mirë që kemi dhe problemet kanë qenë evidente. Sidoqoftë, në futboll ka dhe të papritura. A besoni se Shqipëria del me pikë nga dueli i sotëm me Izraelin?

Që në fillim më duhet të them se Kombëtarja e tanishme nuk është në nivelin e skuadrës që kishte De Biazi, ky është mendimi im. Pse e them këtë? Sepse ka shumë lëvizje në formacion, janë bërë shumë eksperimente, ndërsa kam konstatuar edhe një rënie të dëshirës. Nuk është më ai impenjimi i mëparshëm, ajo ndjenja e fortë për fanellën dhe përkushtimi maksimal i lojtarëve. Kjo dëshirë nuk është më në atë nivel. Nuk e di çfarë ka ndodhur, por këto fakte janë të qarta, të prekshme. Pra ka një rënie të skuadrës dhe lojtarët e afruar s’po i shfaqin vlerat e tyre. Me fjalë të tjera mund të thonim se skuadrës i mungon stabiliteti, mungon grupi bërthamë që mban peshën e ekipit dhe qëndrueshmërinë e tij, por siç thamë mungon edhe ajo ndjenja e fortë e Kombëtares. Të gjithë këta elementë kanë ndikuar në një prezantim jo aq të mirë të ekipit dhe kjo është më evidente në lojën dhe rezultatet e tij. Duke parë këtë situatë, mendoj se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë lojtarët e saj. T’u jepet shansi lojtarëve që dalin edhe nga kampionati shqiptar. Pse e them këtë? E them sepse Kosova po ecën mirë dhe ka krijuar personalitetin e saj si skuadër. Nuk shkon më herë Berisha e herë Strakosha apo dhe “dublimet” e tjera, ndërkohë që Alban Hoxhës nuk i jepet asnjë shans. Nuk janë vetëm lojtarët. Ju e shihni që stadiumet po na boshatisen, sepse tifozët kosovarë po ndjekin skuadrën e tyre dhe ata po paraqiten mjaft mirë. Me pak fjalë, në Prishtinë po shohin të ardhmen e tyre, duhet edhe ne këtu të mendojmë për të ardhmen, sepse jemi dy skuadra. E kush nuk e do bashkimin? Por situata në terren na kushtëzon të shohim përpara, me dy skuadra, e ku secili sheh të mirën e tij.

E meqë jemi në prag të ndeshjes me Izraelin, cili është mendimi juaj. Ia del dot Kombëtarja të marrë rezultat pozitiv?

Nëse japim maksimumin dhe nuk gabojmë, atëherë mund të dalim me pikë nga kjo përballje. Nëse lojtarët tanë e konsiderojnë këtë ndeshje si finale, atëherë ia dalim. Izraeli dhe Skocia kanë treguar se janë skuadra më të mira se përfaqësuesja jonë. Por në futboll nuk është e thënë të fitojnë më të mirët, fitojnë ata që gabojnë më pak dhe që kanë edhe fat. Shqipëria mund ta fitojë këtë ndeshje nëse luan me zgjuarsi dhe shfrytëzon si duhet rastet. Para dy vitesh ne morëm atje një rezultat fantastik, sepse luajtëm mirë dhe e interpretuam mirë ndeshjen. Mundësitë që të përsëritet suksesi janë të mëdha. Në futboll gjithçka mund të ndodhë, kështu që Shqipëria do të ketë shanset e saj në këtë ndeshje.

Çfarë avantazhesh dhe disavantazhesh ka ekipi ynë në këtë përballje?

Mund të themi shumë gjëra por ato më kryesoret kanë të bëjmë me mungesat e shumë lojtarëve titullarë. Skuadrës i mundojnë 6-7 lojtarë të formacionit të dy viteve më parë, ndërsa treshja e sulmit në këtë ndeshje mungon. Në letër zbresin në fushë 11 përballë 11-ve, por mungesat e emrave kanë peshën e tyre dhe skuadra jonë ka mungesa të rëndësishme. Avantazhet? Mund të bëhen shumë, nëse skuadra do të dijë të bëjë lojë kolektive. Puna e grupit është ajo që të nxjerr në dritë në raste të tilla dhe nëse ekipi punon mirë në grup do të dalë me pikë nga kjo ndeshje.

Më lejoni të përmend një tregues që po e shqetëson krejt futbollin shqiptar në këtë moment. Jo vetëm Kombëtaren por edhe klubet, pasi nuk kemi sulmues. Na mungojnë sulmuesit edhe në ekipet kombëtare të moshave. Shënohen shumë pak gola dhe kjo është një mangësi që ka pasoja. Ne kemi folur edhe në të shkuarën për shkaqet, por ...

Ky është një tregues që do të thotë shumë. Kemi mangësi, është e vërtetë që nuk kemi sulmues të mirë dhe kampionati prodhon pak cilësi. Pesha e sulmuesve dihet dhe unë këtu mund të bëj një krahasim. Skënderbeu kishte sulmuesin Ali Soue shënues më të mirë dhe e mbylli në vend të parë sezonin e shkuar. Kukësi kishte Gurin dhe e mbylli në vend të dytë. Luftëtari kishte Abazajn e Bregun dhe ishte lart gjithashtu. Pra: sulmues të mirë, më shumë pikë dhe më lart në renditje. Megjithatë, nuk duhet të dekurajohemi. Mos harrojmë që nga kampionati kanë dalë sulmues si Guri, Abazaj, Bregu, Uzuni e shumë të tjerë. Unë gjykoj se këta elementë janë për Kombëtaren. E ku mund të gjesh një sulmues si Guri, 1.90 i gjatë, i kompletuar në lojën me këmbë e me kokë dhe vetëm 23 vjeç? Por shumë prej këtyre elementëve nuk po gjejnë hapësira në Kombëtare, s’po u jepet një shans, prandaj pak më lart unë përmenda atë lëvizjen që duhet të ndodhë me lojtarët kosovarë.

Domethënë?

Jemi dy skuadra e secila punon për objektivat e saj. Kosova dukshëm po përparon me elementët e saj dhe ne duhet të shohim mundësinë e angazhimit të lojtarëve tanë në përfaqësuese, të tillë si Guri, Abazaj, Hoxha e të tjerë.

Çfarë parashikon nga dueli i sotëm me Izraelin? Çfarë rezultati prisni?

Dëshira është e madhe për fitore sigurisht. Unë do të doja të mos pësonim gol dhe të shënonim të paktën një gol. Në futboll ka vlerë loja por më shumë rezultati dhe një fitore, qoftë edhe minimale, e përmbush objektivin.

Është folur shumë për Panuçin këto kohë. Ka ca gjëra që nuk të ngrohin për aftësitë e tij. Ka 15 muaj që ka ardhur dhe nuk ka një shtyllë kurrizore të skuadrës, nuk ka një skemë, nuk ka qëndrueshmëri dhe shumë pikëpyetje janë ngritur. Si e shihni të ardhmen e tij?

Kur flasim për trajnerin duhet të jemi të kujdesshëm. Po jap një shembull: Kur fituam me Turqinë afro një vit më parë, të gjithë thamë që Panuçi ka bërë superskuadër, e cila sulmon, mbrohet dhe fiton. Trajnerin e quajtëm të madh atëherë. Por, lëvizjet e tij të muajve të fundit, ndërhyrjet e shumta në formacion dhe skemat shpesh jo funksionale, kanë vënë në pikëpyetje vetë trajnerin. Mund të deklaroj pa drojë se De Biazi më pëlqente më shumë. Mbroheshim me forca të shumta dhe kundërsulmonim, por skema ishte funksionale dhe rezultatet të mira. Me Panuçin gjërat janë koklavitur, por duhen parë se si do të shkojnë. S’mund të flasim në prag të një ndeshje të rëndësishme me kritika të tepruara. Në këtë moment skuadra dhe trajneri kanë nevojë për mbështetje dhe ne duhet t’i mbështesim. Llogaritë ka kush i bën dhe do të bëhen në momentin e duhur. Së pari të fitojmë këtë ndeshje të rëndësishme dhe unë uroj që Kombëtarja ta fitojë këtë përballje me izraelitët.

Deshëm një mendim tuajin për ecurinë e Skënderbeut. Si duket, ngjarjet me UEFA-n apo dhe sulmet nga brenda kampionatit, nuk e kanë përkulur në objektivat e tij sezonalë. Sa larg mund të shkojë ky Skënderbe?

Skuadra është funksionale, sigurisht. Janë 16-17 futbollistë pjesë e rëndësishme e grupit dhe janë lojtarë të mirë si Bregu, Muzaka, Vangjeli, Gripshi, Radas etj. Skënderbeu luan mirë dhe grupi ka mentalitet të fortë. Unë mendoj se edhe të rinjtë e Skënderbeut po e tregojnë veten dhe kjo skuadër ka të ardhme të mirë, pra ka vijimësi. Fakti që pas tetë javësh jemi në tre vendet e para tregon se jemi në rrugën e duhur dhe unë besoj se Skënderbeu do të luftojë për titullin deri në fund.

Nuk ka rivalitet këtë herë vetëm mes skuadrash, por edhe trajnerësh. Superiorja ka shumë teknikë të rinj këtë edicion, si Shehi, Shkëmbi, Mezani, Duro etj, të cilët po i japin bukuri konkurrencës.

Trajnerët i kemi të mirë dhe unë gjykoj se teknikët tanë janë për nivelin e skuadrës kombëtare. Një pjesë janë teknikë që vijnë nga jashtë, kanë eksperiencë dhe po aplikojnë idetë e tyre. Për nivelin që ka futbolli shqiptar dhe kampionati ynë, këta trajnerë janë cilësorë dhe mund të marrin përsipër përgjegjësi. Mos harrojmë, ne jemi vend i vogël dhe nuk mund të pretendojmë të kemi nivelin e kampionateve elitare europiane, por me punë mund të përparojmë edhe ne .

Intervistoi: Adriatik BALLA