BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-dossier

Dhimitraq Xhambazi: Titullin e Superiores e vendosi gjyqtari, të ndryshojë urgjent formula e garës tek të rinjtë

Dhimitraq Xhambazi: Titullin e Superiores e vendosi gjyqtari, të

Kategoria Superiore është mbyllur, por debati rreth titullit të fituar nga Kukësi, si dhe rënies së Tiranës një kategori më poshtë do të vijojë për një kohë të gjatë. Natyrisht, ky kampionat nuk mund t’u shpëtojë kritikave, sidomos kur është fjala për gjyqtarët, që pa e tepruar mund të thuhet se patën rol jo të vogël në fatet e sezonit. Një pjesë mendojnë se kjo ishte e stisur dhe bëjnë përgjegjës federatën, por ka dhe të tjerë që mendojnë se gabimet e arbitrave janë njerëzorë, me përjashtim të rastit të ndeshjes së luajtur midis Kukësit dhe Skënderbeut, ku titulli u vendos pikërisht nga fërshëllimat e arbitrit Enea Jorgji. Vend për rregullime ka, sikurse ka dhe shpresë për të ardhmen të bazuar në përmirësimin e kushteve dhe në numrin e madh të fëmijëve që stërviten në ekipet zinxhirë të klubeve të ndryshme. Skënderbeu është marrë vitet e fundit si shembull i mirë dhe pavarësisht hetimeve që hapi ndaj skuadrës korçare UEFA, Skënderbeu mbetet sipas shumë specialistëve ekipi më i mirë në kampionatin tonë. Këtë mendim ka dhe një prej figurave të nderuara të futbollit korçar, Dhimitraq Xhambazi, i cili gjykon se gara në tërësi kishte rivalitet dhe ishte tërheqëse deri në fund. Ai priret të besojë vetëm faktet dhe kërkon të mos ketë ekzagjerime për trukime dhe manipulime rezultatesh sa kohë nuk ka prova. Ndërkohë, Xhambazi kujton se në futbollin e të rinjve duhet ndryshuar formula e garës, që të rritet rivaliteti.

Skënderbeu pas shumë vitesh triumfi në futbollin shqiptar, e mbylli sezonin e tij pa trofe. Edhe pse ishte pretendent në të dy kompeticionet, nuk ia doli. Sigurisht, gara pati problemet e saj dhe shumë gjëra do të diskutohen për mënyrën se si Kukësi fitoi titullin, por, ju si specialist, çfarë mendimi keni për garën që u mbyll?

Asnjë garë nuk kalon pa polemika, kështu që debate do të ketë. Por ajo që unë dua të veçoj është se në garë për titull këtë edicion ishin tre skuadra. Dhe të tria e meritonin titullin, cilado ta fitonte. Unë prirem të besoj se Skënderbeu është ekip më i mirë, megjithëse kushdo prej këtyre skuadrave të fitonte titull ishte e përligjur, sepse ishte gjithë kohës pretendente. Sigurisht, titulli u vendos në ndeshjen direkte në Kukës, ku opinioni publik tani e ka parë ndeshjen dhe mund të gjykojë me sy kritik arbitrimin. Gjykimi nuk ishte i mirë se nuk dua të shkoj më tutje të ofendoj arbitrin. Për Skënderbeun probleme pati edhe në Kupë. Mendoj se kjo ishte një goditje psikologjike për grupin, plus disa elementëve të tjerë që ndikuan në këto zhvillime. Gjithsesi, teknikisht mendoj se Skënderbeu ishte ekip më i mirë këtë sezon. Nuk mund të them se ishte në nivelin e viteve të shkuara, por sërish ishte një skuadër për titull. Nuk ishte skuadra e viteve të shkuara për shkak të moshës, duheshin shënuar më shumë gola etj.

Sulmi ishte ai që çaloi këtë vit me Skënderbeun. Sa ndikoi kjo në objektivat e Skënderbeut?

Nuk është vetëm efikasiteti jo i mjaftueshëm në repartin sulmues, por edhe fakti se në disa ndeshje që duheshin fituar, mos realizimi i një goli më shumë solli lënien e dy pikëve që në fund të sezonit mund të ishin vendimtare për fatet e titullit. Kujtoj këtu ndeshjet me Teutën në Korçë, një barazim ku ne lamë praktikisht dy pikë. Edhe në ndeshje të tjera kemi lënë pikë të vlefshme dhe këto pikë po të grumbulloheshin do të sillnin një situatë ndryshe në fund. Mendoj se Salihi dhe Latifi, si dy lojtarë cilësorë të skuadrës në sulm duhet të bënin më shumë, pra të shënonin më shumë gola.

Dakord, të gjitha këto qëndrojnë, por po flasim për një kampionat ku ka hije të mëdha dyshimi dhe sidomos fitorja e Kukësit në duelin direkt me Skënderbeun. Përveç kësaj, akuzat për aleanca nuk pushuan gjithë pjesën e dytë të sezonit. Sa ndikuan këto në fatet e garës?

Gjykimi mund të ketë ndikuar drejtpërdrejt në ndeshjen e luajtur në Kukës. Gjykimi mori vlerë në këtë takim sepse ishte një ndeshje decizive dhe mori një përfundim ku gjyqtari u pa si përcaktues. Nëse gjërat kishin shkuar deri aty mirë, gara në atë takim u ngjyros me një shije jo të mirë. Por kjo nuk e zhvlerëson rivalitetin që pati gara në tërësi, sepse kampionati ishte rivalizues deri në fund, pavarësisht se titullin e mori Kukësi. Por kushdo që do ta fitonte nga këto tre ekipe do ta meritonte. Edhe Partizani po ta fitonte titullin do ta meritonte.

Pas një serie të gjatë suksesi më në fund Skënderbeu u ndal dhe tani has në vështirësi. Si e shihni vazhdimësinë e skuadrës korçare?

Unë jam optimist për vazhdimësinë, sepse shoh se ka një potencial të mirë në elementët që ndikojnë në cilësinë e performancës së një ekipi. Optimizmi im lidhet me faktin se ne kemi staf cilësor, kemi presidentin që e do skuadrën, kushtet janë krijuar dhe siç e dini Skënderbeu ngjan me një klub europian. Unë mendoj se me presidentin Ardian Takaj në krye Skënderbeu do të vijojë të jetë pretendent në Superiore dhe kemi shpresë për të marrë trofe. Skënderbeu ka kushte, ka lojtarë, ka organizim e të gjitha këto janë shenjë e një vazhdimësie të mirë.

Problemi i klubeve tona janë ekipet zinxhirë. Kjo pasi nga klubet dalin pak elementë cilësorë. Si paraqitet ky element te Skënderbeu?

Situata ka ndryshuar për mirë. Pse? Sepse po bëhen fusha, ka modernitet në përgatitje dhe në seleksionimin e të rinjve. Unë shoh një vëmendje të shtuar për moshat, sidomos kjo për ekipin e Skënderbeut. Aktualisht po seleksionohen të rinjtë e datëlindjes 2005. Janë më shumë se 70 fëmijë që stërviten në këtë moment në fushë. Në dy orë në Korçë janë stërvitur 120 fëmijë të moshave dhe kjo tregon prioritet. Natyrisht, gjithmonë do të ketë vend për përmirësime, por ky masivitet tregon se fëmijët shqiptarë e duan futbollin dhe kanë talent.

Nuk dua të lëmë jashtë vëmendjes në këtë intervistë Tiranën. Nëse sezoni ishte i veçantë për faktin se u fitua për herë të parë nga Kukësi, po për herë të parë Tirana bie nga kategoria. A mund të bëhet një kampionat pa Tiranën?

Gara i ka këto, dikush ngjitet e dikush bie. Natyrisht, ne kemi mësuar të shohim vlera në futbollin tonë dhe Tirana është emër i madh i këtij sporti në Shqipëri. Por ne duhet të analizojmë garën. Skuadrat edhe gabojnë dhe Tirana është një prej tyre. Diku gaboi dhe diku toleroi dhe në fund erdhi gjëma. Unë nuk dua të vë gishtin se pati edhe tolerime, por gabime u bënë dhe këto gabime Tiranës i kushtuan. Rreziku në këtë formulë gare është gjithmonë prezent dhe nëse i lë gjërat për duelin e fundit, atëherë rreziku bëhet fatal, siç edhe ndodhi me Tiranën. Gaboi dhe ra nga kategoria. Por gara do të vijojë me skuadra të tjera, se i tillë është futbolli.

Skënderbeut nuk i janë larguar hijet e dyshimeve për trukime ndeshjesh. Etika pritet javën e ardhshme të vendosë për dosjen që ka sjellë UEFA. A besoni se me këtë çështje është ekzagjeruar, apo ka nevojë për hetime të mëtejshme?

Të them të drejtën unë deri tani nuk kam parë ndonjë fakt të besueshëm, ndonjë gjë që të më sjellë ndërmend gjithë këtë zhurmë që është bërë. Janë përfolur të manipuluara 50 ndeshje. Po si u trukuan këto?! Si ndodhi që u manipuluan gjithë këto ndeshje?! Kjo situatë është ekzagjeruar shumë dhe rasti po bëhet i bujshëm pa pasur asgjë të bujshme brenda. Kjo më shqetëson. Nuk jam kundër hetimeve, përkundrazi, jam për zbardhjen e të vërtetës.

Në media kohët e fundit futbolli ynë është kritikuar shumë. Dhe nuk është vetëm rasti i ndeshjes Kukësi-Skënderbeu. Ka akuza në shumë plane për një kampionat të dyshuar. Cili është mendimi juaj për këtë?

E vërteta është se flasim shumë, por nuk thellohemi në analizë teknike. Shpesh akuzat janë të padrejta. Po si mund të luajnë lojtarët në fushë nëse u thuhet se “e lamë ndeshjen”, apo gjëra të tilla? Nuk ndodh kurrë. Sepse humbet motivimi, humbet përgjegjësia dhe humbet përfundimisht futbolli. Prandaj unë i shoh me skepticizëm të gjitha këto thashetheme dhe dyshime. Këto që ndodhin më shumë janë fjalë pa vlerë, me përjashtim të rastit të Jorgjit, që bëri shumë bujë. A ka gabime në gjykim? Sigurisht që ka, sepse gabimet janë njerëzore. Gaboj unë, gaboni ju, gabojnë edhe gjyqtarët, njerëz janë. E keqja e garës nuk vjen nga gabimet njerëzore. Unë nuk mund të them se s’ka probleme, por nuk jam për akuza boshe. Kjo është njëlloj si të themi fjalë të këqija për De Biazin. Po a nuk ishte ai që na çoi në Europian? Ose, Barcelona, megjithëse është ekipi më i mirë në botë, këtë vit mbeti pa titull kampion dhe pa Champions League. Si të themi ne, që Barça e la?! Por ja që nuk ia doli dot, kjo është e vërteta.

Zyrtarë të federatës e kanë cilësuar kampionatin tonë më cilësorin në rajon. A nuk është kjo një gafë në arsyetim? Mos harrojmë në rajon janë kampionati kroat, ai grek, serb, boshnjak, bullgar etj...

Duke parë ecurinë e garës në 7-8 vjetët e fundit, me përmirësimin e kushteve, rritjes së kapaciteteve infrastrukturore dhe investimet nga presidentët e disa klubeve, unë mendoj se ka elementë shumë pozitivë dhe një përmirësim të dukshëm të garës në kampionat. Sigurisht, nuk jemi në nivelin e kampionatit kroat, por progres është bërë.

Problemi i gjithi është te akademitë e klubeve....

Mendoj se duhet të bëhet më shumë. Në këndvështrimin tim duhet që të ndryshohet formula e garës, në mënyrë që të rinjtë dhe paratërinjtë të kenë një garë me skuadrat më të forta nga veriu e jugu të bashkuar, se kështu do të rritej rivaliteti. Duhet të ndryshojë urgjentisht formula e garës, se nuk po shoh rivalitet dhe në shumë ndeshje luhet sa për statistikë.

Cili është për ju lojtari më i mirë i këtij sezoni?

Nuk kam ndonjë lojtar të specifikuar. Do të dëshiroja të thoja Latifin e Skënderbeut, por në ndeshjet e fundit nuk është paraqitur mirë. Një lojtar i mirë mund të ishte dhe Ekuban, që shënoi gola të rëndësishëm për Partizanin, por s’mund të lihet jashtë vëmendjes Pejiç i Kukësit. Edhe portieri Alban Hoxha ka bërë pritje të mira, sikurse edhe Shehi. Por që të zgjedh një të vetëm nuk kam ndonjë emër.

Desha një mendim tuajin për Kombëtaren. Në kuadër të eliminatoreve luan një ndeshje vendimtare për vendin e tretë kundër Izraelit. Por ekipi ka probleme të brendshme në marrëdhëniet lojtar-trajner, plus që lojërat e fundit nuk kanë qenë bindëse. Çfarë prisni nga kuqezinjtë?

Kombëtarja ka një grup të mirë dhe një trajner i mirë si De Biazi. Mos harrojmë, në Europianin e kaluar luajtëm si të barabartë ndaj Francës, por edhe në ndeshjet e tjera kemi bërë një paraqitje të mirë. Por futbolli është i tillë që në çdo ndeshje hapet një faqe e re. Ne nuk e dimë çfarë ndodh në brendësi, të shohim se si do të shkojnë gjërat, por optimizmi është sepse lojtarët tanë luajnë në ekipe të mira, grupi është i motivuar etj. Mendoj se ndaj Izraelit do të jetë një duel i rivalizuar.

Çfarë rezultati parashikoni?

Unë do të dëshiroja sigurisht fitoren e skuadrës tonë, megjithëse Izraeli është favorit. Futbolli i ka të tre rezultatet dhe ne duhet të pranojmë atë që nxjerr si verdikt fusha. Gjithsesi, një barazim është i realizueshëm dhe, në fakt, do të ishte rezultat i mirë.

Intervistoi: Adriatik BALLA

Më të lexuarat