Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ekskluzive/ Duka: FSHF nuk ka dështuar me etikën, vendimi CAS për titullin e Skënderbeut thjesht interpretim juridik

Postuar: 24/04/2018 - 20:26

Presidentit i FSHF-së Armand Duka gjatë një interviste për SotNews, ka komentuar çështjet më të nxehta të futbollit shqiptar, si ajo e vendimit të CAS-it për titullin e Skënderbeut, por edhe çështjen e tatimeve të cilat kërkuan dokumenta për raportet financiare të FSHF.

Duka për titullin e Skënderbeut tha se Komisioni i Etikës nuk ka dështuar. Ai u shpreh se ka marrë një vendim sipas argumentave juridike që kishte.

Intervista e plotë

Tatimet e Tiranës kanë kërkuar nga FSHF të zbardhë raportet financiare për një periudhë 8 vjeçare. FSHF ka mbajtur qëndrimin e saj për këtë çështje. Por, përtej kësaj, duke qenë se ju si institucion e keni cilësuar si një kërkesë të motivuar politikisht, çfarë hapash do të ndërmerrni nëse situata përshkallëzohet?

Ne e kemi shprehur mendimin tonë edhe nëpërmjet qëndrimit tonë zyrtar ku perveç një prapavije politike theksojmë faktin që urdhëri përkatës është në kundërshtim me ligjin. Dhe për këtë zyra jonë juridike po ndjek praktikën përkatëse. Kjo nuk lexohet si formë paniku. Aspak. Shohim që një urdhër i tillë ka një motivim apo shtysë poliitike duke përdorur administratën tatimore karshi FSHF.Ne jo vetëm në këtë rast vëmë në dijeni dhe informojmë FIFA-n dhe UEFA-n. Një praktikë që e ndjekim shpesh.

A do të kërkoni ndërhyrjen e FIFA-s dhe UEFA-s? E thënë shkurt, a mendoni se kërkesa e tatimeve, duhet lidhur medoemos me zgjedhjet e 7 shkurtit dhe "inatin" e zotit Fino që ishte rival me ju në zgjedhje?

E ritheksoj që ne vemë në dijeni institucionet përkatëse për zhvillimet dhe jo vetëm për këtë rast por për çdo rast, bashkëpunimi apo projekt të përbashkët. Nuk dua të mendoj që pas kësaj fshihet z.Fino. Por mbetet një lëviZje me një prapavijë të theksuar politikë e iniciiuar jo nga Kuvendi, madje as nga Grupi Parlamentar i mazhorancës karshi futbollit. Është një lëvizje e radhës për të cilën ne jemi shprehur dhe unë ritheksoj se FSHF cdo të dhënë të saj fiskale e tatimore e ka të depozituar në institucionin përkatës, përfshirë auditimin e përvitshëëm nga “Deloitte”.

Pse janë shtuar së fundmi rastet e ndëshkimit të klubeve tona nga FIFA, siç është rasti i fundit i Tiranës? Çfarë i mungon FSHF-së si mekanizëm që këto cështje të zgjidhen pa shkuar në FIFA?

Kjo është një çështje që ka të bëjë kryesisht me raportet e klubeve me lojtarët, kontraktimet e tyre te cilat më pas përfundojnë me vendimet përkatëse. Por në tëresinë e saj sistemi i licensimit te klubet lidhet ngushtë dhe pazgjidhshmërisht edhe me fair-playn financiar të tyre. Rasti i Tiranës është jo thjesht një ndëshkim por më shumë një sinjal për të plotësuar një praktikë të plotë të kriterit financiar ku përfshihen edhe situatat e ndryshme financiare. FSHF nuk i mungon asgjë sepse lojtarët e ndryshëm në rastin e zgjidhjes së kontratave i janë drejtuar Dhomës së Zgjidhjeve të Konflikteve. FSHF gjithashtu trajnon asiston dhe ndjek çdo vit praktikën e licensimit për çdo klub në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Pjesa e vendimeve që vijnë nga FIFA ka të bëjë kryesisht me lojtarët dhe trajnerët e huaj që, për moszbatim të kontratave karshi tyre i drejtohen komisionit përkatës në FIFA. Nga ana e saj FSHF çdo vit transmeton te klubet me asistimin e saj të gjithë manualin me kriteret që duhen plotësuar.  

Nëse Apeli i UEFA-s dhe më pas KAS i Lozanës lënë në fuqi vendimin për ndëshkimin e Skënderbeut, sa do të ndikojë kjo masë në imazhin e futbollit shqiptar dhe në cilësinë e tij?

Do të jetë një lajm i keq për futbollin shqiptar. Sidoqë të jetë vendimi ai do të respektohet. Ështe një lajm i rëndë edhe për klubin. Nëse këto do të jenë të faktuara atëhërë drejtesia të bëjë punën e saj, por nëse nuk janë të tilla atëhëre klubi duhet të gjejë rrugën e mbrojtjes së tij. A do ndikojë në cilësi? Skënderbeu ka prodhuar lojë dhe cilësi. Dhe do të vazhdojë të jetë aty. Nuk mendoj që do ndikojë në cilësinë e garës.  E përsëris që është një lajm i keq dhe të gjithë në duhet të ndihemi të penalizuar nga kjo gjë.

Si mund të shpjegohet kjo rënie e madhe e pranisë së tifozëve në stadium? A ka FSHF ndonjë platformë për të kthyer tifozët në stadium?

Për praninë e tifozëve në stadium nuk di se kujt shifrave i referoheni. Sepse krahasivisht ndër vite shifrat kanë rritje progresive. Sidoqoftë ekziston si fenomen. Janë një sër faktoresh. Kryesisht lidhen edhe me rezultatin sportiv të skuadrës përkatëse gjatë edicionit. Natyrisht keqardhja është e madhe kur shikon që produkti goditet dhe paragjykohet. Dhe në këtë kuadër është një argument frenues për vajtjen në stadium. FSHF gjithmonë është e angazhuar maksimalisht në aspektin ndërgjegjësues dhe jo vetëm për të krijuar një ambjent sa më të mirë për të patur një prani akoma më të madhe me stadiumet tona.

A ndjen përgjegjësi federata për vendimin e fundit që dha KAS që i ktheu titullin kampion Skënderbeut? A nuk do të thotë kjo se Komisioni i Etikës në federatë ka dështuar?

Nuk mendoj që komisioni i etikës ka dështuar. Ai ka marrë një vendim sipas argumentave juridike që kishte. Fakti që CAS pranoi ankimimin e Skënderbeut kjo nuk do të thotë që ka deshtuar Etika. Janë këndvështrime dhe interpretime të ndryshme juridike. Në fund të fundit prandaj janë edhe shkallët e gjykimit. Komisionet marrin vendimet e tyre natyrisht të shoqëruar edhe me anën e arsyetuar.

Sezoni po mbyllet, si gjithmonë me dyshime rreth skuadrave që luftojnë për mbijetesë. Shënjestër e akuzave janë gjyqtarët. Çfarë mund të bëjë federata për të krijuar një mjedis të besueshëm për klubet rivale?

Arbitrat gjithmonë janë kontestuar dhe do të  vazhdojnë. Nuk them që janë pjesa më e dobët e garës, natyrisht nuk them as më e mira. Janë vetë klubet dhe aktorët e garës ata të cilët duhet të jenë më bashkëpunues dhe më sportivë në kulturën e pranimit të vendimeve arbitrare qoftë edhe në rastet kur janë jo të sakta. Që edhe ka. Nuk mendoj kurrsesi që gjykimi ka ndikuar në këtë renditje të kampionatit. Nuk mendoj se gjithçka i duhet atribuar gjyqtarëve por edhe performancës së vetë skuadrave për arritjen e rezultateve dhe objektivave. Mendoj se duhet të kemi sa më pak presion e trysni te arbitrat.

Gjykata e Tiranës nuk ju ka regjistruar (pas zgjedhjeve në asamblenë e 7 shkurtit). Cilët janë hapat tuaj të radhës?

Gjykata e Tiranes ka kërkuar disa dokumente shtesë por kjo gjë nuk cënon aspak legjitimitetin e zgjedhjeve të 7 shkurtit. Të gjithe anëtaret e federatës janë të certifikuar, janë vendimmarës dhe do të vazhdojnë të jenë të tillë në çdo asamble. Por ajo që mbetet si detyrë në vijim e organeve të zgjedhura apo edhe e administratës së FSHF mbetet funksionimi dhe organizimi i anëtareve të saj, jo vetëm të klubeve, por edhe Shoqatave. Pjesa që pyesni mendoj se është një çështje e mbyllur.

Ju keni garuar kundër Bashkim Finos dhe keni fituar. Në rivalitetin që keni pasur ndër vite në zgjedhjet e federatës, për nga vështirësia, çfarë pozicioni do t’i jepnit rivalit Fino? A ishte kjo gara më e fortë ndonjëherë për kreun e FSHF-së?

Mund të them që ishte një garë që e vuri komunitetin e futbollit të zgjidhte. Ishte një garë që nuk e shmangu për fatin e keq terrenin e intimidimit karshi anëtareve, por dua të theksoj që këto zgjedhje me dhanë jo pak indicie për të bërë më mirë në të ardhmen./ Intervistoi Elmas Bogdani

 

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 53

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2018 - 07:29

Piktorët në aktivitetin e tyre vazhdojnë krijimtarinë, duke u përballur me probleme të cilat prej vitesh nuk kanë gjetur zgjidhje.

Postuar: 09/11/2018 - 10:10

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit polit

Postuar: 09/11/2018 - 07:26

Poeti Bardhyl Londo shprehet se deklarimet që bën ministrja e Kulturës janë dhe si një tallje për

Postuar: 08/11/2018 - 07:32

Teatri shqiptar është i izoluar dhe duhet të prezantohet jashtë në skenat e huaja.

Postuar: 07/11/2018 - 07:29

Artistët pohojnë se në krijimtarinë e tyre nuk kanë përkrahje nga institucionet.

Postuar: 06/11/2018 - 08:07

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet polit

Postuar: 04/11/2018 - 07:41

Artistët e brezit të vjetër janë të harruar.