BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-dossier

Enisa Semanjaku: Braktisa Shqipërinë, nuk mund të luaja në një kampionat të trukuar

Enisa Semanjaku: Braktisa Shqipërinë, nuk mund të luaja në

Ballkani ka një nivel shumë të lartë të basketbollit, që është dhe një nga më të zhvilluarit në botë. Vende si Serbia, Greqia, Turqia por edhe vendet e tjera ballkanike, përfshi dhe vendet e vogla si Maqedonia, Mali i Zi e Sllovenia, kanë një nivel të lartë basketbolli. Në këtë rajon ku ky sport ka kulmin e vet, Shqipëria është përjashtim. Shkaqet janë të shumta, por nuk mund të lihen jashtë vëmendjes disa faktorë të thjeshtë që kanë të bëjnë me organizimin. Sot basketbolli në Shqipëri drejtohet keq, është në rrugë të gabuar dhe kampionati dyshohet më shumë si një pazar se sa një garë “fair-play”. Lojtaret cilësore e braktisin kampionatin tonë dhe ekipin kombëtar, sepse nuk e gjejnë vetveten. Madje, lojtaret e mira nuk i duan dhe kjo është një marrëzi e madhe basketbollit tonë, e drejtuesve të tij. Gazeta “SOT” intervistoi njërën prej lojtareve më të mira shqiptare në 10 vjetët e fundit, Enisa Semanjakun, e cila luan aktualisht në kampionatin grek, me Panionios, duke qenë një nga lojtaret më të mira të këtij klubi. Semanjaku rrëfen arsyet e largimit të saj nga kampionati shqiptar dhe mungesën në Kombëtaren e Shqipërisë. Ajo ka luajtur dhe është shpallur kampione me Apoloninë dhe ka krijuar një profil të sajin si sportiste cilësore në Shqipëri, për më tepër që vjen nga një familje sportistësh, por këto nuk mjaftojnë, sepse ky vend nuk i do të aftët dhe për pasojë ata largohen. Në këtë intervistë, mësojmë se si kampionati shqiptar është më shumë pazar se sa një garë reale, se sportistet paguhen pak, se ka probleme të shumta e mbi të gjitha basketbolli është futur në një rrugë pa krye.

Pse keni zgjedhur të luani në Greqi dhe si është për një lojtare shqiptare të luajë në kampionatin grek? Cila është përshtypja juaj për nivelin e basketbollit të femrave në Greqi në përgjithësi?

-Unë e kam filluar basketbollin në Greqi që në moshën 11-vjeçare dhe kam luajtur vetëm 4 vjet në Shqipëri. Niveli i basketbollit në Greqi është tepër i lartë, me nivel lojtaresh të kalibrit të Euroligës dhe kolegjeve Amerikane. Të gjitha janë profesioniste dhe me përgatitje fizike të vazhdueshme. Pra unë po luaj në një kampionat elitar, shumë të fortë, dhe diferencat me kampionatin shqiptar janë të mëdha.

Çfarë roli keni në skuadrën tuaj dhe, nëse nuk përbën problem, si është niveli i pagesave të një sportisteje basketbollit në kampionatin grek krahasuar me atë shqiptar?

-Jam lojtare e rëndësishme për ekipin dhe sipas fjalëve të trajnerit tim, roli im është vendimtar në vazhdimësinë e Panioniosit. Përsa i përket pagesave, mund të them fare e bindur se pagesën e lojtares më të paguar në Shqipëri këtu do ta merrte një lojtare fare e zakonshme. Sigurisht, është pra edhe ky element që bën diferencën.

Ju keni qenë një basketbolliste cilësore në Shqipëri, keni dalë kampione me Apoloninë. Pse e braktisët kampionatin shqiptar? Nuk e di sa e ndiqni kampionatin shqiptar, nëse po, çfarë përshtypjesh keni për të? Nëse do të kishim një vlerësim me notë nga 0-10, çfarë note do t’i vinit?

-U largova sepse doja të luaja në nivel tepër të lartë dhe nuk mund të pranoja më trukimet apo pazaret e ndeshjeve, të cilat bëheshin në kurriz të lojtareve që në fushë derdhin djersë dhe mundohen, kjo ishte e papranueshme. Sa i takon vlerësimit tim për nivelin e kampionatit, po i jap notën 3.

Kjo intervistë mori shkak nga një ndeshje basketbolli e ekipit kombëtar të femrave që u mund nga Rusia me një rezultat të thellë 122-37. Sipas jush, a janë këto shifra normale për një skuadër kombëtare?

-Diferenca në ndeshjet e fundit është relative, le të themi sipas gjykimit të kujtdo. Në Turqi dhe Rusi luajnë lojtare të nivelit NBA dhe ndër më të mirat në botë. Për momentin Kombëtarja e Shqipërisë e Basketbollit të Femrave nuk mund të përballet denjësisht me kombëtaret në fjalë, që luajnë në nivel tepër të lartë. Pra, duhet të kuptojmë që kjo diferencë është e madhe, por është normale ndaj skuadrave të këtij niveli

Pse ju e keni braktisur ekipin përfaqësues të Shqipërisë?

-Unë nuk e kam braktisur ekipin kombëtar por nuk më vlerësuan për të qenë pjesë e skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë.

Cili është mendimi juaj për drejtuesit e koshit (federatës, klubeve) dhe a mbajnë ata përgjegjësi për këtë situatë të vështirë të basketbollit tonë?

-Përsa i përket basketbollit të femrave, kam konstatuar se po e drejtojnë në një rrugë pa krye. Ata janë totalisht përgjegjës për situatën e krijuar në kampionatin dhe basketbollin tonë në përgjithësi.

Pse basketbolli i femrave në Shqipëri nuk arriti asnjëherë një nivel të kënaqshëm? Cili faktor ndikoi më shumë: infrastruktura, organizimi, trajningu, apo financat?

-Sepse janë të pakta lojtaret që kanë luajtur në nivele të larta dhe jashtë Shqipërisë, duke pasur mungesë eksperience, trajnimi, metodologjie, mentaliteti, disipline etj. Të gjithë këta faktorë, dhe të tjerë sigurisht, kanë ndikuar në krijimin e kësaj situate. Financat janë tepër të kufizuara, kushtet e stërvitjes janë të prapambetura, mungojnë trajnerët për kushtëzim fizik të lojtareve etj, pra ka mangësi të tilla që nuk e lejojnë të arrijë në nivelin e kënaqshëm.

A jeni e kënaqur me performancën tuaj tek Panionios? Po me jetesën në Greqi?

-Jam tepër e kënaqur dhe e vlerësuar, ndërkohë që Panionios ka 4 fitore në 4 ndeshje të luajtura deri tani. Jam e qetë me jetën që bëj këtu dhe e përqendruar në objektivat e mia. E thënë shkurt, ndihem e lumtur këtu.

A ekziston ndaj lojtareve me origjinë shqiptare një qasje negative e vendasve, apo ky është thjesht një perceptim i gabuar në Shqipëri ndaj fqinjëve.

-Të paktën për basketbollin mund të them se nuk kam hasur ndonjëherë diferencim të kësaj natyre dhe jam trajnuar me të njëjtin përkushtim kudo që kam luajtur.

Që basketbolli shqiptar të jetë i krahasueshëm me fqinjët, çfarë duhet të përmirësojë në aspektin sportiv?

-Duhet të fuqizohet roli i akademive sportive të klubeve të qyteteve, të mbështeten me financa të mjaftueshme, të ketë trajnerë të aftë që marrin pjesë në seminare dhe përvetësojnë praktikat dhe metodat më bashkëkohore të basketbollit, duke u transmetuar fëmijëve që në vogëli të gjitha konceptet e nevojshme për një zhvillim sa më të mirë sportit. Basketbolli modern kërkon lojtare tepër të shpejta dhe të forta, të cilat janë tepër të rralla në Shqipëri.

A është taktikisht i vështirë basketbolli? Midis saktësisë në veprime dhe skemave, cili ka më shumë rol në rezultat?

-Është një sport tepër i vështirë, ku saktësia, skemat, strategjia dhe pasioni për të kanë një rol thuajse të barabartë për arritjen e rezultatit më të mirë.

Një nga problemet e basketbollit tonë në vazhdimësi ka qenë shtatlartësia. Për një basketboll modern, sa rol luan ky element në lojë dhe në rezultate?

-Në basketbollin e ditëve të sotme shtatlartësia është një element tepër i rëndësishëm, sepse ajo ndihmon për marrjen e topave në tabelë (në sulm dhe në mbrojtje) dhe shkakton vështirësi te kundërshtari, duke e detyruar atë të shkaktojë gabime personale më tepër. Pa një lojtare shtatlartë, shanset e cilitdo ekip për të fituar zvogëlohen maksimalisht. Nga kjo del në pah edhe rëndësia e këtij elementi.

-Sipas jush, a ka Shqipëria lojtare të afta e cilësore që mund të luajnë në nivele të larta në kampionate elitare europiane? Pra, a ka Shqipëria talente?

-Ndoshta. Jam e sigurt që në Shqipëri ka talente, por që për një arsye apo një tjetër nuk janë zbuluar dhe mbështetur. Kjo është mangësi e madhe, sepse që të evidentohen talentet duhet një punë e madhe dhe me përkushtim, por edhe mbështetja në vazhdimësi e elementit është domosdoshmëri.

Nëse do të zgjidhnit një pesëshe për formacionin historik të kombëtares shqiptare, kë do të zgjidhje?

-Nuk e njoh mjaftueshëm historikun e basketbollit në Shqipëri për të përcaktuar një 5-she historike. Nuk di ta them tani, duhet t’i njohësh brezat....

Cili është sipas jush trajneri/ët më i mirë i basketbollit në Shqipëri?

-Astrit Greva, Petrit Stefa, dhe Spiro Kuvarati. Ka shumë, por unë zgjodha këta të tre.

-Cila është familja juaj? Cilat janë planet tuaja të së ardhmes, a keni ndërmend të ktheheni në Shqipëri dhe në ekipin kombëtar?

Jam e martuar dhe kam një vajzë 1 vjeç. Kam për objektiv të punoj shumë për të luajtur në EuroCup dhe EuroLeague. Nuk kam për objektiv që të kthehem në kampionatin shqiptar, ndërsa për kombëtaren nuk e di ende.

CV sportive e Enisa Semanjakut

Datëlindja: 11.06.1988

Karriera sportive

2000-2006 Akademi, paratëreja dhe të reja Panionios

2006-2007 Kampione Kombëtare A1 Greqi

2007-2008 Aris Thivas Greqi

2008-2009 Aris Thivas Greqi

2009-2010 Apolonia (nënkampione)

2010-2011 Apolonia dhe Kombëtarja e Shqipërisë

2011-2012 Apolonia (Fituese e Kupës së Republikës dhe Kampione)

2012-2013 Panionios A1 Greqi

2013-2014 Athinaikos A1 Greqi dhe “play off” me Apoloninë

2014-2015 Apolonia (Fituese e Kupës së Republikës e Shqipërisë)

2015-2017 E paaktivizuar

2017-2018 Panionios A1 Greqi

Familje sportistësh

Basketbollistja Enisa Semanjaku nuk është e rastësishme në sportin e basketbollit. Ajo rrjedh nga një familje sportistësh. Kështu, babai i saj, Aleksandër Semanjaku, ka luajtur me Apoloninë dhe Partizanin, ndërsa mamaja e saj, Kaliopi, është shpallur mjeshtre sporti, ka luajtur me Apoloninë dhe ka fituar për herë të parë kampionatin historik dhe ka qenë një nga basketbollistet më të mira të Shqipërisë, si dhe pjesëtare e skuadrës kombëtare në atë periudhë. Motra e Enisës, Alketa Semanjaku, ka patur një karrierë të plotë në Shqipëri. Ajo ka luajtur me Kombëtaren Shqiptare të Basketbollit, ndërsa në Greqi ka mundur të luajë edhe në Eurocup. Alketa u dekorua para pak kohësh nga ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. E thënë ndryshe, të gjitha kupat e Apolonisë të fituara ndër vite, mbajnë prapa tyre edhe mbiemrin Semanjaku. 

Intervistoi: Adriatik BALLA

Më të lexuarat