BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

intervista-sport

Erald Dervishi: Shahu shqiptar po vuan në mënyrë të pjesshme afrimin e brezave të rinj

Erald Dervishi: Shahu shqiptar po vuan në mënyrë të pjesshme

“Shahu si lojë është shumë shkencë, ndërsa si shkencë është shumë lojë”. Kjo shprehje e dalë ndër breza apo thënë nga ndonjë shahist i madh, tingëllon aq bukur për një sport tërheqës. Shahun mund ta luajnë shumë, por pafundësia e lëvizjeve dhe zhdërvjelltësia në lojë janë ato që të emocionojnë më shumë dhe tagrin e më të mirëve e kanë pak vetë. Në Shqipëri ka shumë shahistë cilësorë, por një pjesë kanë nivel ndërkombëtar e madje futen ndër më të mirët e botës. Më cilësori është Erald Dervishi, padiskutim shahisti më i mirë shqiptar dhe Mjeshtër i Madh Ndërkombëtar të arritur në një moshë fare të re. Madje kur ishte vetëm 18 vjeç listohej ndër 6 më të mirët në ranglistën botërore, duke qenë për vite me radhë një emër i njohur i sportit të shahut, por edhe një intelektual ambicioz, nisur nga formimi i tij në jurisprudencë. Në Turneun e Hapur Ndërkombëtar të Shahut që u zhvillua në Durrës më 4-11 maj, tregoi dhe një herë se nuk e mban rastësisht titullin më të madh të vlerësimit në shah e në të njëjtën kohë meritoi çmimin maksimal në këtë turne, duke zënë vendin e parë. Ne arritëm t’i merrnim një intervistë mbi emocionet e turneut të fundit, vlerësimin e tij për shahun shqiptar dhe shkallën e tij të zhvillimit, si dhe nivelin krahasuar me shahun europian në tërësi. Për më tepër, Dervishi rrëfen emocione nga karriera e tij dhe titujt e shumtë, përpos dhe angazhimeve të tij jashtë shahut, si pjesë e sfidave të tij në jetë (siç i quan ai). Në një këndvështrim ndryshe, por konsekuent në qëndrimin e tij si sportist, si shahist i përmasave botërore, Dervishi rrok dhe një sërë problemesh të tjera që shqetësojnë sot shahun shqiptar.

Në datat 4-11 Maj 2013, në qytetin e Durrësit u zhvillua Turneu i I-rë i Hapur Ndërkombëtar i Shahut, në Shqipëri, ku Ju ishit si pjesëmarrës (lojtar), ashtu dhe një ndër organizatorët e këtij turneu. Mendoni qe ky turne realizoi pritshmëritë tuaja si nga ana organizative ashtu dhe shahistike?
Zhvillimi i Turneut të i I-rë Ndërkombëtar i Hapur i Shahut në Shqipëri, padiskutim mund të konsiderohet një sukses i shtuar i lëvizjes shahistike në Shqipëri, si dhe i strukturave drejtuese të Federatës Shqiptare të Shahut. Në Shqipëri, dhe pikërisht në qytetin e Durrësit, në vitin 2001, kemi organizuar dhe një tjetër turne ndërkombëtar, dhe ky mjaft i suksesshëm, por asaj here ishte një turne i mbyllur, dhe me një numër të kufizuar shahistësh pjesëmarrësish të ftuar. Ç’ka e bën të veçantë këtë turne është niveli i lartë cilësor i Mjeshtërve të Mëdhenj Ndërkombëtar dhe Mjeshtërve Ndërkombëtarë të ftuar dhe pjesëmarrës në këtë turne, rreth 15 të tillë, si dhe pjesëmarrja e madhe e shahistëve shqiptarë dhe nga rajoni, rreth 80 pjesëmarrës të moshave të ndryshme, ku binte në sy gjithashtu një pjesëmarrje e lartë e shahistëve të moshave të reja. Në këtë turne morën pjesë shahistë nga 10 shtete të ndryshme. Ishte një turne, që nga ana organizative mund të konsiderohet perfekt, megjithë vështirësitë e hasura nga mungesa e eksperiencës në organizimin e eventeve të tilla të rëndësishme. Ndërsa sa i përket rezultatit tim personal si shahist pjesëmarrës në këtë event, mund të konfirmoj se ndoshta tejkaloi dhe pritshmëritë e mia në fillim të këtij turneu. Pasi rezultati përfundimtar me 7.5 në 9 ndeshje të zhvilluara ishte me të vërtetë përtej suksesit.

Çfarë është aktiviteti i radhës, cilat janë objektivat tuaja dhe çfarë ndjesish ke kur luan në vendin tënd?
Për momentin nuk e kam vendosur ende se cili do të jetë aktiviteti shahistik i radhës, por mund të them me siguri se cilido të jetë ky aktivitet, nuk do më japë kurrë të njëjtën ndjesi me këtë turne të luajtur këtu në Shqipëri. Pasi të luash në vendin tënd një turne të tillë cilësor, padiskutim që të jep një ndjenjë përgjegjësie dhe trysnie të shtuar në kërkim të një rezultati sa më të mirë përballë ambientit shahistik dhe joshahistik shqiptar, por nga ana tjetër të arrish një rezultat të tillë të lartë në një event si ky, të jep padiskutim një sadisfaksion dhe kënaqësi të papërshkrueshme.

Pse Erald Dervishi ka pasur sukses në shah (krahas talentit) dhe a e ka konsideruar ai veten shahisti më i mirë shqiptar i kohërave. Çfarë titujsh mbani konkretisht në lidhje me shahun?
Të përcaktosh me saktësi arsyet e një suksesi në çdo sferë të jetës është pothuajse e pamundur, por padiskutim ndër elementët kryesorë të suksesit tim në sportin e shahut janë talenti i pikasur që në moshë të vogël, i shoqëruar dhe i zhvilluar me një punë të gjatë dhe këmbëngulëse që në moshë fare të re, punë kjo që është shoqëruar me mbështetjen dhe të ambientit shahistik durrsak dhe trajnerit tim Fatos Muço, mbështetje e pakursyer e familjes sime që në hapat e parë e deri në formimin dhe konfirmimin tim si shahist i kompletuar. Aktualisht unë mbaj titullin Mjeshtër i Madh Ndërkombëtar i shahut, i akorduar nga Federata Botërore e Shahut FIDE, dhe ky është titulli më i lartë që mund të akordohet nga kjo federatë në sportin e shahut. Ndërsa në lidhje me pyetjen tuaj nëse mund të konsiderohem aktualisht shahisti më i mirë i kohërave në sportin e shahut? ...do të doja t’ju thoja se këtë vlerësim padyshim nuk më takon mua ta bëj, janë të tjerët të cilët mund të shprehen mbi këtë çështje, por unë do të dëshiroja të shtoja dhe të uroja, që Erald Dervishi, edhe nëse pyetja juaj mund të konsiderohet e mirëqenë, të mos jetë shahisti më i mirë i kohërave në të ardhmen. Unë shpresoj që shumë shpejt, me dëshirën e mirë por dhe me punën që po ndërmarrim në Federatën Shqiptare të Shahut, të kemi shahistë të rinj, që jo vetëm të bëhen Mjeshtra të Mëdhenj, por dhe të arrijnë rezultate dhe më të larta nga të miat.

Cilat janë sukseset tuaja më të mëdha në aktivitetet ndërkombëtare. A keni menduar ndonjëherë, apo besuar, se mund të bëheni një ditë kampion bote?
Në karrierën time shahistike, kam pasur rezultate nga më të lartat, duke filluar që më fitimin e titullit Kampion Europe për moshat deri në 14 vjeç, më pas kam qenë gjithmonë brenda 6-të vendeve të para në të gjitha kampionatet zyrtare Europiane dhe Botërore të moshave U-16, U-18, U-20. Dhe këtu mund të veçoj kampionatin botëror të moshave U-18 (nën 18), në të cilin në turin e fundit nëse fitoja ndeshjen e fundit, ndeshja e 11, shpallesha kampion botëror. Ndeshje kjo që rezultoi të ishte tërësisht e fituar për mua, por një gabim i rëndë nga ana ime në fund të kësaj ndeshje bëri që unë të humbas titullin dhe të renditem në vendin e 5-të. Ndërsa rezultate të tjera mund të përmend medaljen e agjendë në Olimpiadën e Shahut të 1998, si dhe fitues i dhjetëra turneve ndërkombëtar shahu anë e mbanë Europës.

Si e sheh nivelin e shahut në Shqipëri? Ç’mendim ke për të rinjtë shahistë në Shqipëri?
Përveç faktit se në Shqipëri shahu është mjaft i përhapur dhe luhet masivisht nga shumica e qytetarëve shqiptar, sporti i shahut në Shqipëri gjithnjë është konsideruar, ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga sportet më elitare dhe më me shumë tituj dhe rezultate të sjella në vendin tonë. Edhe tani kemi shahistë premtues, të cilët mund të arrijnë në nivele të larta, por pas një periudhe të shkurtër vështirësie brenda strukturave drejtuese të Federatës Shqiptare të Shahut, aktualisht po ndërmarrim hapa të vërtetë në zhvillimin e mëtejshëm të shahut në vendin tonë, kjo falë mbështetjes së Presidentit të Federatës së Shahut z. Rezart Taçi, por dhe bashkëpunimit me Federatën Botërore dhe Europiane të Shahut. Këtu mund të veçojmë iniciativën e re, që shumë shpejt do ta bëjmë realitet, atë të implementimit të shahut në shkolla, programi “Chess in School”. Të gjithë këto hapa do të ndikojnë padyshim drejtpërsëdrejti në afrimin e moshave të reja pranë sportit të shahut, si dhe përzgjedhja dhe zbulimi i talenteve të reja.  

Si qëndron shahu shqiptar përballë nivelit të shahut të vendeve të tjera?
Siç e përmenda dhe më lart, shahu shqiptar është një sport me tradita në arenën ndërkombëtare dhe ka prodhuar mjaft rezultate të larta. Më shumë se nevoja urgjente për cilësi individuale të shahistëve tanë, dhe këtu mjafton të shohim rezultatet e turneut të hapur ndërkombëtar që u zhvillua në Durrës, shahu shqiptar aktualisht po vuan në mënyrë të pjesshme afrimin e brezave të rinj, të cilët do të bëjnë të mundur vazhdimin e kësaj tradite cilësore në arenën ndërkombëtare. Por padyshim ne po bëjmë, dhe do të bëjmë ç’është e mundur që dhe këtë problematikë ta zgjidhim në një kohë sa më të shkurtër.

A ka ndodhur të takosh nga afër shahistë të rangut botëror. Nëse po çfarë përshtypjesh keni pasur për ta.
Padyshim që kam pasur mundësi jo vetëm të takoj nga afër, por dhe të ndeshem si i barabartë më shumë shahistë të rangjeve më të larta të shahut botëror. Këtu mund të përmend faktin që deri më tani jam ndeshur me 5-së kampion bote ndër vite, dhe kam pasur rezultate mjaft pozitive.

Çfarë e dallon një shahist të madh (përveç lëvizjeve) nga një shahist i zakonshëm?
Është e vështirë të përkufizosh shkurtimisht ndryshimin midis një shahisti të madh dhe një të zakonshëm, por padiskutim ekzistojnë ndryshime cilësore shahistike, që vetëm një shahist cilësor mund të bëjë një dallim të qartë. Teknikisht kjo mund të përkthehet në mënyrën e perceptimit dhe vlerësimit të pozicionit, në mënyrën e të përllogariturit, në mënyrën e shfrytëzimit të kohës që secili prej kundërshtarëve ka në dispozicion, etj.

Çfarë sporti tjetër preferoni për veç shahut?
T’ju them të drejtën unë kam ushtruar gjatë jetës sime shumë sporte, dhe mund të them që jam i apasionuar në përgjithësi me shumicën e sporteve, pasi çdo sport nëse ndiqet me kujdes dhe kupton qartësisht rregullat dhe sekretet, bëhet tërheqës. Kuptohet në mënyrë diletanteske, dhe mund të them që në përgjithësi kam qenë i prirur t’i ushtroj mjaft mirë këto sporte. Kam luajtur mjaft futboll në vegjëlinë time, kam ushtruar volejbollin në klasë sportive, preferoj shpesh herë të luaj tenis dhe ping-pong, etj.

Cila është familja e Erald Dervishit?
Unë aktualisht jam i martuar me Dorinën dhe kemi një vajzë të mrekullueshme një vjeç e gjysmë që quhet Juna.

Me çfarë merreni përveç shahut. Për çfarë jeni diplomuar dhe çfarë të pëlqen të bësh në jetë?
Unë kam mbaruar Fakultetin e Jurisprudencës në qytetin e Padovas, Itali. Kam punuar më parë në poste të ndryshme drejtuese të administratës shtetërore, dhe aktualisht prej mëse katër vjetësh drejtoj Agjencinë e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, në varësi të Ministrit të Mbrojtjes. Paralelizmi midis karrierës së suksesshme si jurist dhe karrierës së suksesshme sportive si shahist, le të themi është basti i vështirë i jetës sime, që deri më tani po rezulton mjaftueshëm produktive, gjë e cila shpresoj të vazhdojë të jetë gjithnjë e më e suksesshme në të ardhmen.

Cilët janë hobet tuaja kryesore. Librat e preferuar dhe filmat e preferuar?
Nuk është e thjeshtë të kërkosh nga një sportist cilësor mbi hobet e tij, pasi dikush që është mësuar të përfshihet në atë çfarë pëlqen, me qëllimin për ta perfeksionuar, vështirë se mund ta konsiderojë më hobi diçka.Duke lënë mënjanë humorin, kjo kuptohet nuk mund të përgjithësohet dhe hobit ekzistojnë për gjithkënd ashtu si dhe për mua. Mua më pëlqen të udhëtoj dhe njoh mënyrën e jetesës në vende dhe shtete të ndryshme. Më pëlqen muzika, mbrëmjeve pranë familjes ndonjëherë më pëlqen të shoh dhe ndonjë film të bukur, dhe kinematografia në tërësi më tërheq. Jam i apasionuar pas librave dhe ngjarjeve historike.

Në këndvështrimin tuaj, një fëmijë duhet të qëndrojë më shumë të mësojë shahun,  apo një sport tjetër. Pse?
Shahu si sporti i mendjes ka një sërë cilësish që e bën atë mjaft tërheqës si sport duke përfshirë të gjitha karakteristikat e sporteve të tjera që kanë të bëjnë kryesisht konkurrueshmërinë, këmbënguljen, përqendrimin, agonizmin nga njëra anë dhe respektin ndaj kundërshtarit nga ana tjetër, vetëpërmbajtjen ndaj emocioneve garuese, ambicien për të arritur më lart drejt suksesit dhe perfeksionit, dhe të tjera karakteristika dhe elementë që mund ti gjejmë padyshim në shumicën e sporteve. Por nga ana tjetër ç’ka e bën të veçantë shahun janë vlerat shoqërore, sociale dhe edukative të brezave të rinj, që mbart me vete ky sport. Tashmë është e provuar se zhvillimi i shahut në shtete të ndryshme dhe afrimi i brezave të rinj pranë këtij sporti, redukton ndjeshëm veset e shoqërisë sidomos gjatë periudhës adoloshenciale. Shumë vende perëndimore po ushtrojnë me mjaft sukses programe të veçanta të afrimit pranë lojës së shahut të një numri të konsiderueshëm personash të lidhur me drogën, pasi është vënë re, se afrimi i tyre pranë lojës së shahut ndihmon mjaft shmangien e tyre nga bota e krimit dhe e drogës.

Ç’përfaqëson Durrësi për ju? Si e prezantoni veten dhe qytetet shqiptare jashtë vendit?
Kuptohet duke qenë qyteti im i lindjes, Durrësi për mua është qyteti më i dashur. Një qytet i mbushur me histori dhe tradita qytetare. Me qytetarë të urtë dhe të mençur, të kulturuar dhe në të njëjtën kohë gjykues ndaj padrejtësive. Konservatorë ndaj virtyteve pozitive siç është dhe afrimiteti familjar dhe konservatorizmi kulturor, por nga ana tjetër mikpritës dhe të hapur ndaj ndryshimeve me vlera pozitiviste. Pra shkurtimisht është ndër qytetet më të mira për të jetuar, dhe mbushur me qytetarë dhe vlera qytetare jo vetëm për tu vlerësuar, por dhe për të eksportuar.

Kush është Erald Dervishi?
TË DHËNA PERSONALE

Datëlindja:        10.11.1979
Vendlindja:        Durrës
Vendbanimi:        Tiranë
Statusi:        I martuar, me 1 fëmijë;
ARSIMI
1994 – 1998    Kryen studimet në shkollën e mesme të përgjithshme “Gjergj Kastrioti” Durrës.
1999 – 2006    Kryen studimet universitare në Fakultetin e Juridikut të Universitetit të Padovës (Itali).
Në përfundim të studimeve mbron Temën e Diplomës me titull ”Raportet Juridike Midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në Prospektivën e Aderimit”.
AFTËSI TË TJERA
Zotëron gjuhën Italiane.  
Zotëron gjuhën Angleze.
Zotëron gjuhën Franceze.
EKSPERIENCA PUNE
Gusht 2008 – vazhdim -Kryetar i Agjencisë së kontrollit shtetëror të import-eksportit të mallrave ushtarake, dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë, “Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve”.
Prill 2008 – Gusht 2008 - Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes        
Nëntor 2007 – Prill 2008 - Këshilltar i Zv/Kryeministrit
Janar 2007 – Tetor 2008 -  Pedagog i Jashtëm, Departamenti i të Drejtës
Penale, Fakulteti i Juridikut, UT,
Lënda Procedurë Penale
Qershor 2007 – Nëntor 2007- Jurist, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Juridike të Ministrisë së Brendshme.
EKSPERIENCA SPORTIVE
•Fillon të luajë shah në moshën 5-vjeçare;
•Në moshën 13-vjeçare shpallet Kampion Evrope për moshat U-14, në Sombathej Hungari;
•Qëndron në mënyrë konstante në gjashtë vendet e para në të gjitha kampionatet evropiane dhe botërore për të rinj;
•Medalje e Argjendë në Olimpiadën Botërore të Shahut, Elista 1998;
•Fitues i dhjetëra turneve ndërkombëtarë në vende të ndryshme të Evropës
Tituj sportiv të dhënë nga Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE)
1. Titullin Mjeshtër Fide në moshën 14 vjeç,
2. Titullin Mjeshtër Ndërkombëtar në moshën 16 vjeç,
3. Titullin Mjeshtër i Madh Ndërkombëtar në moshën 18 vjeç (titulli më i lartë i dhënë nga Federata Ndërkombëtare e Shahut dhe i vetmi për kombin shqiptar.
TITUJ TË DHËNË SI RRJEDHIM i AKTIVITETEVE SPORTIVE
1. Në vitin 1996, Bashkia e qytetit të Durrësit i akordon titullin “Krenaria e Qytetit”;
2. Në vitin 2007, “Shoqata Durrësi” i akordon titullin “Simbol i Qytetit të Durrësit”;
3. Shpallet sportisti më i mirë i shekullit XX për qytetin e Durrësit;
4. Fitues i disa viteve rresht i anketës “10 sportistët shqiptar më të mirë të vitit”. Intervistoi: Adriatik BALLA
 
 

Më të lexuarat