BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

intervista-sport

Gjergj Ruli: Ju tregoj pse atletika mbetet sport elitar, vitin tjetër na presin rekorde të reja

Gjergj Ruli: Ju tregoj pse atletika mbetet sport elitar, vitin tjetër na

Atletika po kalon orë të vështira, pasi në kryeqytet nuk kemi ende një pistë me tartan dhe të standardeve ndërkombëtare, në fakt nuk kemi pistë fare, ndërsa investimet nga buxheti i shtetit për Federatën Shqiptare të Atletikës janë të pamjaftueshme për të organizuar shumë aktivitete dhe për të siguruar pjesëmarrje në shumicën e veprimtarive ndërkombëtare. E megjithatë, atletika nuk e mban kot “kurorën e mbretëreshës” së sporteve. Në Shqipëri sportistët elitarë në atletikë janë pak, por gjatë vitit 2019 kanë thyer shumë rekorde kombëtare dhe është fakt se atletika është ndër sportet më efikase në aspektin e rezultateve të larta. Duke folur për këto zhvillime, njëherësh duke bërë një analizë për çfarë u arrit gjatë vitit 2019, presidenti i FSHA-së, Gjergj Ruli, komentoi ato arritje e probleme që lanë gjurmë gjatë këtij viti, por u ndal edhe në objektivat madhore të vitit të ardhshëm, ku prioritet janë rekordet kombëtare dhe tentativa për të paktën një kualifikim më shumë në Olimpiadë.

 

-Atletika pati një vit me rezultate historike, si rekordet në kërcim së gjati apo dhe finalja e Botërorit në 3000 metër me pengesa. E megjithatë, probleme ka. Si do ta përkufizonit vitin 2019 për atletikën?

Nuk dua ta teproj në përkufizimet e mia dhe dëshiroj të jem i hapur. Ky ishte një prej viteve të arta në atletikë, sidomos sa u takon rezultateve. Mund të përmend shumë, por përmend Luiza Gegën, e cila ishte në finalen e garës së 3000 metër me pengesa në Kampionatin Botëror, arritje e madhe për atletikën shqiptare në tërësi. Sportistja zuri vendin e nëntë në Botëror (të Dohas), ishte e treta ndër pjesëmarrëset europiane dhe regjistroi një rekord të ri kombëtar. Kjo sportiste bëri atë që ishte e paarritshme deri tani në atletikën tonë, një rezultat fenomenal. Ndërkohë, sportisti tjetër elitar që kemi, Izmir Smajlaj, pati një vit të mirë, gjithashtu, sidomos kur mendon dëmtimet e tij. Por pavarësisht kësaj ia doli të thyejë rekordin kombëtar me 8.11 m, një rezultat shumë i mirë për kërcimin së gjati, do të thosha rezultat spektakolar. Problemet me sportistin erdhën ngaqë ka vrapuar në asfalt, sepse nuk kemi pasur kushte shumë të mira. Ai u dëmtua në tendinën e Akilit dhe për këtë gjë vendosëm që të mos shkonte në Botëror, pasi mund të prishej imazhi i tij dhe me një shkallë dëmtimi të tillë e priste dështimi. Unë vendosa që të mos e çoj në këtë aktivitet, për të mbrojtur imazhin e tij, por edhe nga ndonjë dëmtim më i rëndë. Megjithatë, ditët ikin shpejt dhe ne do të përgatitemi për Kampionatin Botëror indoor që do të zhvillohet në Guangzhou të Kinës. Nga ana tjetër, këtu në Tiranë po na vjen baza materiale e për këtë duhet të falënderojmë Bashkinë e Tiranës dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, që sollën tartan dhe po bëjmë një pistë kërcimi me standarde, pra bashkëkohore.

-Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme në shumë sektorë. Keni pasur ju si atletikë probleme në pista apo bazë materiale?

Jo fatmirësisht nuk kemi asnjë problem. Ishte një ngjarje natyrore që bëri dëme por ne nuk jemi prekur nga tërmeti.

-Ju folët për suksesin e dy sportistëve tuaj, por e kemi thënë shpesh se atletika e një vendi nuk bëhet me dy apo disa kokrra. A keni ndonjë projekt për më shumë pjesëmarrje të rinisë në veprimtaritë e atletikës?

Nuk kemi vetëm dy sportistë elitarë, por kemi një grup atletësh shumë të mirë, ku veçoj edhe Franko Burrajn, i cili ka pasur rezultate impresionuese këtë vit. Ambiciet e tij janë të fiksojë 200-metërshin poshtë 21 sekondave dhe 400-metërshin në 45 sekonda. Rezultatet e tij në kohëve të fundit janë premtuese dhe unë shpresoj shumë t’ia dalë mbanë. Në Londër kemi aktualisht një atlet të 400 metrave, Muratin, i cili aktualisht është në nivelin e 47 sekondave por mosha e tij, vetëm 22 vjeç, na jep besim se do të përmirësohet. Është edhe David Nikolli, që siç e dini në vrapimet e mesme (1500, 3000 dhe 5000 metra) ka pasur rezultate progresive.

-Vajzat nuk duken në atë lartësi dhe përveç Gegës nuk ka ndonjë të nivelit të lartë. Sa janë shanset që kontigjenti i të rejave të arrijë nivele europiane?

Kemi edhe tek vajzat elemente që bëjnë diferencë, po shënojnë progres, por duhen parë në vazhdimësi. Problemi i vajzave është kompleks, pasi në një moshë të caktuar tërhiqen nga sporti, duke u shkëputur nga atletika në momentin më të mirë. Sidoqoftë, ne kemi vajza që kanë rezultate mjaft premtuese si Relaksa Dauti në garat e vrapimit, Erisa Rrasa në kërcim së gjati, Melisa Sina në 100 metra me pengesa etj. Pra tek të rejat kemi rezultate premtuese. Nga ana tjetër, kemi edhe masivitet, edhe pse për këtë në opinion është krijuar përshtypje e kundërt. Ne si federatë kemi mbi 1200 sportistë të regjistruar. Vetëm Mjeshtëria Sportive e Durrësit ka mbi 300 atletë. Masivitetin e atletikës e plotëson edhe Maratona e Tiranës, e cila është tashmë e certifikuar nga organizmat ndërkombëtar të atletikës dhe pavarësisht se mbështetet nga Bashkia e Tiranës, është e drejtë e fituar nga federata e atletikës dhe bashkë me të na bëhen 4 mijë sportistë. E megjithatë, mbetemi me këmbë në tokë, nuk “fluturojmë”.

-Çfarë na mungon atëherë, ose më saktë çfarë i mungon atletikës shqiptare sot?

Sot problemi ynë është mungesa e disa disiplinave si kërcimet me shkop, apo dhe hedhjet e çekiçit, shtizës etj, pasi na mungojnë kushtet për këto aktivitete. Gara të tilla janë problem edhe në botë, pasi jo vetëm kërkojnë kosto në investim, por edhe dëmtojnë fushat, më saktë sistemin e tyre të drenazhimit. Më parë ne kishim ambiente për këto disiplina tek kompleksi “Dinamo”, por sot është prishur. Vetëm prapa “Sheratonit” mund të bëjmë një kënd të mirë për këto disiplina. Sa i takon kërcimit me shkop, është mjaft i vështirë, sepse është garë e shtrenjtë, nuk kemi bazë materiale për këtë disiplinë, filluar nga dyshekët, shkopi me fibra karboni etj. Bota nuk jep më ndihmë në këtë aspekt, pasi pretendohet se federatat sportive kanë partnership. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk kemi atletikë. Mos harrojmë, Kuba një vend me atletikë të zhvilluar, ka shumë disiplina që nuk i zhvillon, sepse ajo investon në ato disiplina që njohin rezultate të larta. Pra ajo shfrytëzon kapacitetet e saj, edhe ne duhet të zhvillojmë kapacitetet tona.

-Qeveria Rama ka investuar në infrastrukturën sportive, ky është fakt, por atletika ka mbetur jashtë këtij investimi. Ku i ka terrenet atletika?

Po flas konkretisht: Kemi pistën e Elbasanit, pra në brendësi të “Elbasan Arenës”, që është moderne dhe me standarde ndërkombëtare, për mendimin tim një nga pistat më të mira në Europë për parametrat teknikë. Korça ka dy pista, por nuk janë shumë cilësore dhe shërbejnë vetëm për gara dhe aktivitete kombëtare e jo ndërkombëtare. Kurse Shkodra e ka pistën, po ajo është me probleme. Tapeti i kësaj piste duhet hequr e duhet vënë një i ri. Në kryeqytet kemi pistën e kërcimit, që ka tapet të ri e besojmë të jetë moderne e të plotësojë nevojat në disa disiplina.

-Po, por në kryeqytet nuk kemi ende një pistë me tartan. Ju jeni deklaruar më herët se brenda vitit 2020 do të ndërtohej, por shenjat nuk po jepen dhe pas këtij tërmeti...

Do të dëshiroja shumë ta kishim, por e shoh të pamundur për t’u realizuar, sidomos pas pasojave që la pas tërmeti i 26 nëntorit. Sot vendi ka emergjenca më të mëdha sesa një pistë atletike. Megjithatë, edhe pse për atletin është e domosdoshme pista, unë mund t’ju kujtoj që më të rëndësishme janë vullneti, puna dhe përkushtimi i trajnerëve. Atletika është sport i vështirë, kërkon kulturë dhe sforco. Unë falënderoj trajnerët e atletikës për punën që bëjnë, nuk është e lehtë të bësh këtë zanat në Shqipëri, por ata po japin një shembull të mirë. Disa prej tyre i janë afruar futbollit, për nevojat e tyre, por edhe atletika e ka kontigjentin e trajnerëve të saj.

-Vitin e ardhshëm është Olimpiada e Tokios. Çfarë prisni nga viti 2020?

Kemi shumë objektiva, por kryesorja janë thyerja e rekordeve kombëtare, pra përmirësimi i rezultateve aktuale. Për shumë sportistë kjo është e arritshme dhe e di që janë në rrugë të mbarë. Deri më sot, atletika është e vetmja që ka kapur me normë kualifikimin në Olimpiadë, me Luiza Gegën, ndërsa Izmir Smajlaj është vetëm 3 cm larg. Në lidhje me Izmirin, duke qenë se e kam trajnuar, mund të them se po hartojmë strategjinë tonë për këtë qëllim. Ne kemi disa aktivitete që janë mundësi për sportistët, si Botërori i ardhshëm indoor, Europiani i 6 qershorit etj. Deri në fund do të shpresojmë, por që të kesh objektiva duhet të kesh buxhet, kërkohen investime. Sa i takon Izmirit (Smajlajt), nuk është thjesht për normë, por ai do të jetë pretendent për më shumë nëse do të ketë përkushtim maksimal në 6 muajt e ardhshëm. Ai është një “Ferrari” me supermotor, por duhet kolauduar, i nevojitet një stërvitje e fortë, plot 180 ditë stërvitje. Kjo është sakrificë, por unë e di që ai i ka mundësitë dhe që kjo mundësi të konkretizohet me sukses duhet punuar fort.

-Cili është projekti juaj për kërcimet dhe hedhjet?

I kemi propozuar bashkisë alternativa që të na i vërë në dispozicion e një prej tyre është kompleksi “Studenti”, pra terrenet e tij. Kemi një bashkëpunim me federatën e futbollit, ku ajo ndërton një fushë e krahas saj investon për një pistë atletike. Aktualisht atletika ka 5500 metra katrorë, por i duhen 9 mijë që të ketë pistë të plotë. Unë gjykoj se atletika e meriton këtë, pasi rezultatet e saj flasin më mirë. Ne nuk jemi futbolli që ka zyra, staf, ambiente, investime etj, ne kërkojmë ndihmë sepse nuk i kemi këto kapacitete. Prandaj e kemi kërkuar këtë bashkëpunim me FSHF-në që të kemi afër stadiumit të ri një fushë futbolli e me këtë rast edhe pistën e atletikës.

-Ka një problem, mungojnë teknikët e rinj në atletikë. Si e keni menduar zgjidhjen?

Teknikët i nxjerr shkolla, pra katedra e atletikës, ne thjesht mund të ndihmojmë me kurse dhe praktika. Është e vërtetë, kemi pak trajnerë të rinj, plus që kërkohen seleksionime. Gjithsesi, edhe pse teknikët i kemi disi në moshë të madhe, ata janë të mirë. Atletika kërkon sforco, kërkon pasion, përkushtim dhe nëpërmjet saj mund të bëhesh i famshëm, por njerëzit që e duan atletikën nuk duhen “turrur” vetëm pas anës materiale. S’është paraja gjithçka, ndërsa të bashkuar mund t’i përballojmë sfidat. E me këtë rast duhet të falënderoj të gjithë komunitetin e atletikës për punën që bënë gjatë këtij viti, të uroj të mos kenë probleme nga tërmeti i 26 nëntorit e të shpresojmë në rezultate sa më të larta gjatë vitit 2020. Së fundmi, përveç falënderimit për Bashkinë e Tiranës dhe KOKSH, dua të kujtoj që FSHA mbështet qeverinë në vlera monetare, nëpërmjet ndihmës tonë modeste. Siç e dini, edhe kreu i federatës ndërkombëtare të atletikës, Sebastian Coe, ka dërguar një mesazh solidariteti me Shqipërinë pas tërmetit të pak ditëve më parë.

Intervistoi: Adriatik BALLA