BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

aktualitet-dossier

Gjergj Ruli: Normat e kualifikimit në Olimpiadë u rritën, por Smajlajn dhe Gegën nuk ka pengesë që i ndalon

Gjergj Ruli: Normat e kualifikimit në Olimpiadë u rritën, por

Atletika shqiptare ka ulje-ngritjet e saj, megjithatë ajo vijon të jetë “mbretëreshë e sporteve” edhe në Shqipëri. Nuk ka shumë sportistë cilësorë, por ato pak “kokrra” janë në elitën e sportistëve që prezantohen me medalje në aktivitetet ndërkombëtare, madje atletika ka dhe kampionë Europe që i kanë sjellë vendit krenari me rezultatet e tyre spektakolare. Një ndër ta është Izmir Smajlaj, i cili në Beograd dy vite më parë u shpall kampion i Europës, duke regjistruar një rezultat fenomenal, ka rekordin kombëtar 8.08 m. Smajlaj ka ambicie për vazhdimësinë, për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike të Tokios. Duke folur për këtë fenomen të atletikës dhe njëherësh për zhvillimet infrastrukturore, organizative dhe të rinjtë në atletikë, kreu i federatës, njëherësh trajneri i Smajlajt, Gjergj Ruli, u shpreh se sfidat në prag të Olimpiadës janë rritur, sepse është rritur norma e kualifikimit. Por në intervistën e dhënë për gazetën “Sot”, ai tha se asnjë pengesë nuk do t’i ndalonte Izmir Smajlajn dhe Luiza Gegën, por edhe atletët e tjerë, që të arrinin me rezultatet e tyre kualifikimin në Tokio-2020.

Atletikën po e pengojnë një sërë faktorësh të shfaqet në dimensionin e saj maksimal. Por këtë herë, si trajner, duam një koment tuajin teknik mbi ecurinë sportive të Izmir Smajlajt gjatë kësaj kohe. Së shpejti vijnë aktivitetet që kanë vlerë kualifikuese në Olimpiadë. Ku është sportisti me rezultatet e tij dhe kush janë atletët e tjerë shqiptarë që kanë një shans të jenë në Tokio-2020?

Siç e dini dhe ju, Izmiri garon në kërcim së gjati, një garë thellësisht teknike, por që kërkon njëherësh një përgatitje fizike të nivelit të lartë. Kjo garë kërkon shumë angazhim, shumë pjesëmarrje, e që ka një audiencë shumë të madhe. Lojërat Olimpike po bëhen gjithnjë e më të vështira, për shkak të numrit të madh të sportistëve dhe rivalitetit të tejskajshëm. Në Olimpiadë sportisti ka në dispozicion vetëm 1 minutë e pak që të tregojë madhështinë e tij. Këtu po ju sjell në vëmendje dhe një rregull të ri që ka hyrë në fuqi kohët e fundit. Bëhet fjalë për normën olimpike, e cila është rritur në rastin e kërcimit së gjati në 8.16 m. Norma është rritur dhe për Luiza Gegën në vrapimet e mesme, apo dhe Franko Burrajn për 400-metërshin. Megjithatë, ne kemi ende 100 ditë në dispozicion për t’u përgatitur për Botërorin e Dohas. A do ta kapim ne normën e kualifikimit? Unë besoj se Izmiri e kap normën, sepse ka stabilitet në performancën e tij, kontrollon pedanën, ritmin, ka pjekuri në gara dhe rezultati mbi 7.70 dhe 7.80 janë të qëndrueshëm në çdo hedhje. Ju e dini, sportisti pësoi një traumë në Londër pak muaj më parë, por kemi një muaj që kemi nisur stërvitjen dhe aktualisht disponojmë gjendje të mirë.

Ju po e paraqisni situatën me ngjyra ekzotike...

Jo, përkundrazi, kemi dhe mangësi që po tentojmë t’i eliminojmë. Më saktë, po përpiqemi të përmirësohemi në kërcimet, sepse koha me reshje nuk na ka ndihmuar të bëjmë një program stërvitor siç e dëshironim. Të gjithë e dinë që kjo garë kërkon shpejtësi, teknikë të lartë, kontrollin e pedanës, hedhjen, fluturimin dhe mbylljen e kërcimit, parametra që kërkojnë harmonizim perfekt për të pasur rezultat maksimal. Por duhet falënderuar Bashkia e Tiranës dhe KOKSH-i që mundësuan pistën me tartan të kërcimit së gjati dhe atij trehapësh, ishte një dhuratë për ne. Kjo pistë kërcimi do të shfrytëzohet 24 orë, sepse është me ndriçim dhe shumë cilësore. Këtë pistë e vizitoi dhe një anëtar i IAAF-it, i cili jo vetëm e miratoi për gara, por bëri vlerësime cilësore për të.

Çështja e kualifikimit mbetet enigmatike, pasi asnjë prej sportistëve tanë nuk ka në këtë moment rezultate që sigurojnë normën. Si do të veprohet, sa janë shanset?

Shanset janë që ne të shkojmë në Tokio-2020 me tre atletë, e sigurt. Unë ua përmenda edhe emrat, është Izmir Smajlaj në kërcim së gjati, është Luiza Gega në 3000 metra dhe Franko Burraj në 400 metër. Rezultatet e tyre janë të larta dhe e kapin normën. Kemi muaj në dispozicion për t’u përgatitur si duhet për Botërorin e Dohas.

Nga ju buron kjo siguri?

Ka përllogaritje matematike të rezultateve që bëhen nga testimet e deritanishme. Kombinimi i elementëve e bën të sigurt rezultatin që kap normën dhe unë kam besim absolut se do t’ia dalim. Nuk është vetëm Izmiri që ka rezultate “top”, apo dhe Luiza e cila meriton mirënjohje, por edhe Franko Burraj, një supertalent, i cili ka shanse të mira të kapë normën. Afrimi i pistës na jep mundësinë të stërvitemi më mirë, të përmirësohemi në rezultate dhe unë besoj se nuk do të na mungojë asgjë për të marrë maksimumin. Për këtë arsye jam optimist se ne do ta themi fjalën tonë në Botërorin e Dohas.

Më parë atletika shqiptare merrte ftesa në Olimpiadë, a ekziston ende kjo “formulë”?

Ka ikur koha e lëmoshave në atletikë, nuk ka më bamirësi, pra nuk ka më ftesa. Kualifikimi në Olimpiadë është vetëm me normë. Mos harroni, edhe Kampionatet Ballkanike tani janë me normë, nuk mund të mbushësh autobusin si dikur me 60 sportistë e i fut në garë, jo, ka standarde edhe Ballkaniku, pranohen vetëm ata me normë. Iku koha e ftesave dhe lëmoshave, secili vend ka pretendimet e tij, edhe atletika shqiptare ka sportistët e saj cilësorë.

Ju folët për pistën e kërcimit, por të gjithë e dinë që infrastruktura e atletikës në kryeqytet është për turp, nuk ka pistë vrapimi. Ku do të dalin kampionët e ardhshëm?

Ju po më sfidoni me infrastrukturën në kryeqytet, e unë po ju sfidoj me argumentet e mia, që janë sportistët. Ku e pati pistën Izmir Smajlaj që doli kampion i Europës? Kampion pa pistë, pa pedanë, pa gropën e hedhjes. E megjithatë doli kampion Europe. Pra kampionin e bën talenti dhe puna. Vrapimet e gjata bëhen në natyrë. Pse çfarë mendoni ju, se maratona bëhet në pistë me tartan? Bëhet në rrugë sigurisht, e pra, edhe në rrugë dalin kampionët. Pietro Menea më tha një herë se stërvitej vetëm, një herë në muaj në pistë, kur kishte garë kontrolli, pjesën tjetër e kryente në natyrë. Pse? Sepse tartani vret, kurse në natyrë krijohet forcë dhe siguri. Pastaj, është e vërtetë që kryeqyteti e ka këtë mangësi në këtë moment, por Elbasani nuk është më larg se 20 minuta. Korça ka dy pista, Shkodra pothuajse e ka pistën në gjendje pune. Dakord, gjermanët e francezët kanë pistë me tartan, po pse nuk dolën kampionë si Izmir Smajlaj? Nëse do të duam të kërkojmë gozhdën e Nastradinit gjithmonë do të gjejmë mangësi, por kush ka vullnet për punë do e gjejë dhe vendin për t’u stërvitur. Nuk është mirë të errësohen arritjet. Gjërat do të vijnë duke u përmirësuar. Ne jemi në bisedime me FSHF-në për të bërë një pistë prapa “Sheratonit”. Nuk kushton ndonjë gjë kushedi, 25 dollarë metri katror, diçka e realizueshme. Por problemi në Tiranë nuk është investimi, është mungesa e terrenit, pasi terrenet sportive i kanë uzurpuar pallatet. Gjithsesi, në vitin 2020 kryeqyteti do të ketë një pistë të vetën me tartan.

Është dhe një problem tjetër me atletikën shqiptare: numri i kufizuar i sportistëve. Largimi i rinisë është një problem i madh social, por në sport dukshëm ka rënie të masivitetit. Çfarë masash keni marrë për të pasur sportistë në të gjitha disiplinat?

Mund të thuhen shumë fjalë për atletikën lart e poshtë, por zyrtarisht asnjëherë nuk kemi qenë si sot, sepse kemi sportistë elitarë që sjellin medalje “të rënda” nga aktivitetet ndërkombëtare. Kemi Smajlajn kampion Europe, kemi Luiza Gegën rekordmene dhe një sportiste ndaj së cilës duhet të përulesh. Izmiri po kërkon, gjithashtu, një rekord në 100 metra. Kemi dhe sportistë të tjerë cilësorë nga të rinjtë që po rriten. Natyrisht që kemi edhe probleme. Në kërcimin me shkop nuk kemi kapacitete, sepse ky sport, përveç sportistëve të përgatitur, kërkon edhe bazë materiale të shtrenjtë, pasi shkopi është me material prej fibrash karboni, që kushtojnë. Kurse pajisjen e kërcimit së larti e kemi moderne. Po, është e vërtetë, kemi probleme me disiplinat e hedhjeve, si çekiçi, shtiza dhe disku, të cilat kërkojnë terrene të hapura e relativisht të mëdha, ndërkohë që në stadiume nuk na lënë sepse dëmtohen tubat. Të shkojmë gjetkë nuk kemi fuqi të paguajmë. Duke iu kthyer pyetjes tuaj mund të them që, përderisa ne i kapim normat, kemi sportistë elitarë dhe kampionë europe, atëherë në raport me numrin e popullsisë kemi cilësi dhe masivitet. Janë mbi 1200 sportistë të certifikuar në atletikë, pra të federuar, por që ushtrojnë atletikën janë gati 30 mijë vetë. Mbi 200 sportistë të federuar i ka vetëm “Mjeshtëria” e Durrësit, Shkodra mbi 150, Korça dhe Tirana mbi 100 secila, madje dhe Laçi ka 60 atletë. Nuk jemi keq, përkundrazi, por ka vend për përmirësim, siç ka vend për përmirësim në çdo fushë të jetës.

Të flasim sërish për atletin tuaj. 8.30 metër që është norma duket e pakapshme, sa janë shanset ta arrijë në këto 3 muaj që mbeten?

Ky është një rezultat që Izmiri e ka prekur vitin e kaluar. Më parë atleti bënte shumë faulle, por tani ka vrull statik. Nga ana gjeometrike është më i saktë, edhe teknikisht po përpiqet. Për mua si trajner, kapaciteti i tij është për 8.50 m. Por që të arrijnë atje i duhet një gërshetim harmonik i intelektit, forcës, teknikës dhe gjendjes momentale sportive. Është turp për Izmirin që kërcen kaq pak, kur e ka kapacitetin për të kapur 8.50 metër. Dikush mund të verë në dyshim këtë që unë thashë, por e kemi vërtetuar nga matjet biometrike në Itali, që Smajlaj ka kapacitet 8.50 m, por ai nuk po e shfrytëzon këtë energji të madhe që ka.

Çfarë po bëhet me të rinjtë?

Vetë Izmiri është i ri, ai ka ende në dispozicion 4 vjet për të shkruar sukses në atletikë. Franko Burraj është vetëm 21 vjeç, sportist fenomenal. Në Itali, në Rimini, kemi një supertalent, Dionis Libofsha, i cili vetëm 18 vjeç dhe e kap 100-shin për 10.8 elektronik. Kemi David Nikollin, në 800 dhe 1500 metër, kampion dhe rekordmen. Në kuadër të të rinjve, në Korçë kemi Elisa Myrtollarin e datëlindjes 2004 që garon në 100 dhe 200 metër. Po atje është Livia Topi e datëlindjes 2003, që garon në 400 metër dhe Milen Caco e datëlindjes 2002, që garon në 110 m/p. Në Shkodër kemi të rinj të talentuar si Kledis Halluni në kërcim së gjati me 7.50 m, kemi Erisa Rrasa po në kërcim së gjati me 5.80 m, një supertalente, si dhe Heldi Valikaj, 16 vjeç, me 6.80 në kërcim së gjati dhe 14.80 m në trehapësh. Janë të rinj që na japin gëzim dhe shpresë. Së shpejti kemi garat e kampionatit kombëtar për të rinj e të reja, e më pas edhe të rriturve. Do të jetë një mundësi e madhe për sportistët të tregojnë vlerat e tyre. Megjithatë, vëmendja shkon tek Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega, që i kanë dhënë kaq shumë vendit dhe janë krenari e atletikës shqiptare dhe e sportit shqiptar në tërësi.

Intervistoi: Adriatik BALLA